"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
“Duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve dhe policëve”/ Prokurori grek i jep “mundësinë e artë” Harry Maguire: S’
26 Gusht 2020, 14:39Nga DOSJA
MYKONOS– Sherri në ishullin e Mykonosit nuk ka përfunduar mirë për Harry Maguire, kapitenin e Manchester United. Mbrojtësi anglez, protagonist që bëri xhiron e botës, në Mykonos, është shpallur fajtor për agresion të rëndë, rezistencë ndaj arrestimit dhe korrupsion ndaj autoriteteve greke, pasi u përplas fizikisht me një biznesmen.
Prokurori Yoannis Paradissis përfaqëson policët grekë, është shprehur për mediat greke se dënimi i futbollistit mund të rrëzohet nga Gjykata nëse Meguire nëse kërkon falje.
Gjithashtu ai ka shtuar se nga analizat e bëra nga hetuesia greke, motra 20-vjeçare e kapitenit të Manchester United, Daisy, nuk është droguar nga biznesmeni që futbollisti pretendon se është shqiptar. Prokurori ka shtuar se e gjithë historia ishte trilluar nga Maguire si një përpjekje për të dalë i “larë” nga sherri i ndodhur.
“S’kam dëgjuar kurrë më parë gënjeshtra të tilla. Procesi i apelimit në Greqi ka nisur. Ka akoma kohë që të tre të pandehurit të thonë se gabuan dhe mendoj se nëse pranojnë fajin, dënimi do të jetë ndryshe. Jemi ende duke pritur që ata të kërkojnë falje. Une kërkoj falje dhe më vjen keq për atë që i ndodhi personit tjetër. Nuk e kemi marrë ende versionin e tij lidhur me çfarë ndodhi. Maguire pretendon se është viktimë por si mund të jetë e vërtetë kjo kur ti ke sulmuar efektivët e Policisë që po bënin punën e tyre.”
Më tej, prokurori është ndalur më gjatë lidhur me akuzat për motrën e Maguire, e cila sipas futbollistit ishte droguar për t’u përdhunuar.
“Sulmi s’ka lidhje me motrën. Motra u intervistua nga policia dhe tha që s’kishte fare lidhje me sherrin. Kjo është thjesht alibija e tij.”
Edhe pse në artikullin e Dailymail thuhet se agresori është shqiptar, Dosja.al ka mësuar se ai nuk është me origjinë shqiptare, gjë që u konfirmua edhe nga prokurori i çështjes sot. Mbrojtësi i Anglisë dhe kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u shpall fajtor për të gjitha akuzat pas sherrit të ndodhur në Mykonos të Greqisë. 27 vjeçari u dënua me 21 muaj për sulmin ndaj policisë, abuzimin verbal dhe përpjekjen për ryshfet. Vëllai i tij Joe që luan për ekipin Ilkeston Toën, gjithashtu u shpall fajtor për sulm ndaj policisë ndërsa 29-vjeçari Christopher Sharman, u shpall fajtor për sulm dhe abuzim verbal.
FRANCË- Sulmuesi i Paris Saint-German, Neymar Jr ka marrë vendimin për të ardhmen e tij pas humbjes në finale me Bayern Munich. Ylli brazilian në një posti...
ANGLI-Deri në mbrëmje dukej pothuajse e pabesueshme, por Lionel Messi po ndahet me Barcelona pas 20 vjetësh. “Pleshti” ka komunikuar me faks në klubin katalanas...
HOLANDË-Futbollisti i Ajax Daley Blind ka frikësuar skuadrën dhe tifozët teksa u shtri në fushë gjatë një miqësore kundër Hertha Berlin. Lojtari holandez r...
KINË-Sipas TyC Sports, Interi ka kërkuar mbështetje financiare nga Presidenti Xi Jinping për të realizuar strategjinë e transferimit të yllit argjentinas n...
SPANJË-Media argjentinase TYC Sports, pasditen e të martës raportoi lajmin e bujshëm se Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, lajm që mori ko...
TIRANË-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka menjëherë pas ndeshjes KF Tirana – Crvena Zvezda, ka bërë një reagim në rrjetet sociale. ...
TIRANË-Trajneri i Tiranës Emmanuel Egbo foli në përfundim të ndeshjes, tekniku nuk e bën dramë këtë humbje dhe u shpreh i kënaqur me atë se çfarë sk...
Në përfundim të ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda foli trajneri serb Dejan Stankovic.NDESHJA– “Nuk është se ka rëndësi sa gola janë bërë, 1 apo 10. Ne kualifikimin ...
TIRANË-Aventura e Tiranës në Ligën e Kampionëve ka marrë fund në turin e dytë eliminator, pasi bardheblutë u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga serbët ...
KUKËS– Kukësi merr lajmin që donte përpara sfidës me Slavian e Sofies, përballje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues për Europa League. Ver...