Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
A do të kemi së shpejti ndalimqarkullimi në nivel federate, me qëllim të mospërhapjes së variantit të ri të virusit në Gjermani? Sipas raportimeve në media gjatë fundjavës, me gjasë ka një ujdi për këtë mes zyrës së kancelares dhe kryeministrave. Por pas diskutimeve politike dhe deklaratave të hënën, duket se ende është shumë e paqartë, se si duan ta pengojnë liderët politikë në Gjermani ashpërsimin e krizës së Coronës.
“Një masë e mundshme”
Para samitit të federatës me landet të martën (19.01),ministri i Financave, Olaf Scholz bëri fjalë për një mbyllje më të gjatë dhe të ashpër në Gjermani. “Duhet të merren masa të tjera”, tha Scholz të dielën në mbrëmje për “Bild”. Ai pret që mund të jenë “edhe 14 ditë të tjera që do të shtohen”. Nëse këtu do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, nuk është e qartë, sipas ministrit të Financave. “Mendoj, se kjo është një masë e mundshme, por nuk është ajo që qëndron në radhë të parë.”
Infeksionet në Gjermani, megjithë masat e ashpërsuara në javët e fundit janë ende në nivel të lartë. Spitalet gjermane janë të mbingarkuara. Indikatori shtatëditor, pra rastet për 100.000 banorë u ul së fundmi në 316, shifër që është shumë larg asaj të synuar 50 infektime për 100.000 banorë për të mbajtur në këmbë sistemin shëndetësor.
“Pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe”
Kryeministri bavarez, Markus Söder bëri thirrje për vendime të përbashkëta për zbutjen e pandemisë. “Gjysma e landeve bën diçka krejt tjetër”, tha ai për televizionin ARD të dielën. Shtrohet pyetja, “pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe.” Për Bavarinë ai është i mendimit se si land është i armatosur mirë në luftë kundër pandemisë. Nga e hëna në këtë land vlen detyrimi për maskat FFP2 dhe ndalimet e qarkullimit natën.
Kryeministri i landit Hessen, Volker Bouffier, CDU, tha se para takimit me Merkelin, do të ketë një diskutim të gjerë me shkencëtarët gjermanë. Këtë herë do të dëgjohen edhe studiuesit nga Britania e Madhe. Në Britaninë e Madhe mutacioni i ri i Coronës është përhapur shpejt, mutacion që është konfirmuar edhe në Gjermani.
Kritika për masat e qeverisë po dëgjohen gjithnjë e më shumë nga opozita. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner është shprehur për ARD, se “një ndërhyrje e tillë kaq e fortë në të drejtat bazë, – të bësh që të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi – ky duhet të diskutohet në parlament.” Kurse kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck, tha: “Që në pranverë gjithçka eci mirë, që shoqëria ishte e bashkuar, lidhej edhe me atë, që kishte një lloj përulësie të politikës, dhe jo një ton kaq krenar si ‘ne e kemi çdo gjë nën kontroll, dhe ju si fëmijë të pabindur duhet të bëni atë që na bie ndërmend neve’”. Në takimin të martën do të diskutohet jo vetëm për të përballuar virusin, por edhe si të mos humbasë besimi i popullsisë tek politika.
Marrë nga DW
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për të mbrojtur nga një sulm i mundshëm gjatë inaugurimit të Presidentit...
SHBA-Micheline Mandelsohn Luhn një biznesmen, i cili ka një piceri ngjitur me ndërtesën e Capitolit në Shtetet e Bashkuara, ka bërë një gjest human ndaj ushtarë...
AFRIKË- Në qytetin bregdetar të Afrikës së Jugut, Kejp Taun, janë bërë bashkë myslimanë dhe të krishterë, krah për krah, dhe me duart e hapura drejt qielli...
MAQEDONIA E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se 13 persona kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë janë infektuar me Covid-19...
RUSI- Kryediplomati rus Sergei Lavrov, ditën e sotme gjatë një conference për shtyp ia ka dërguar meshazhe mbështetëse Greqisë, disa ditë para se të kjo e fundi...
KOSOVË– Detaje të reja mësohen nga aksidenti i ndodhur sot pasdite në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku humbën jetën dy persona. Mediat kosovare rapor...
HOLANDË- Protesta të shumta kanë shpërthyer në Holandë kundër qeverisë në ikje të Mark Rutte. Mediumi BNA shkruan se në protestë është përdorur dhunë e mad...
SHBA– Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka dhënë mesazhin e saj të lamtumirës në prag të largimit nga shtëpia e bardhë, pas humbjes në zgjedhje të bashkësh...
BRITANI-Një 21 vjeçare angleze është shprehur mirënjohëse ndaj pandemisë së koronavirusit, pasi sipas saj, shpërthimi i Covid-19 bëri që ajo të hiqte dor...
ITALI-Dhoma e deputetëve i jep besim qeverisë Konte me 321 vota pro, 259 kundër dhe 27 abstenime. Votimi ishte i qartë me thirrje ku secili deputet parakaloi pa...