Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ditën e sotme në Top Talk është diskutuar në lidhje me shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerzit për shkak të situatës së CoVid-19. Tema ka qenë nëse duhet të shpenzojmë për të mbajtur gjallë ekonominë apo duhet që të kursejmë për t’u përballur me të panjohurat që mund të na sjellë situata e pandemisë.
Të ftuar në studio kanë qenë Pano Soko dhe Ilir Beqaj. Denis Dynjaja pyeti deputetin e Partisë Socialiste nëse mund të jetohet në këtë ditë më 26 000 mijë lek, teksa Soko ndërhyn duke u shprehur se 100 000 lekë janë vetëm drita. Ish-ministri u shpreh se dritat nuk janë aq, por po t’i mbash ndezur shkojnë aq.
“Mund të ishe me 0 lekë. Po t’i mbash dritat ndezur sigurisht që 100 mijë lekë janë.“- tha ndër të tjera ish-ministri.
Denis Dyrnjaja: Zoti Soko duhet të kursejmë apo shpenzojmë para?
Pano Soko: Unë jam i mendimit që këtë vakum që ka krijuar mungesa e kohës për të bërë shpenzime ne duhet ta rikuperojmë sa më shpejt. Në thelb kriza ekonomike në vetë vete është mungesa e lekujditetit në ekonomi që ka ardhur për shkak të mungesës së kohës që kanë familjet për të vazhduar aktivitetin ekonomik në 100% të kapacitetit të saj.
Çfarë do të thotë kjo?
Vendosja e fashave orare dhe kufizimi i lëvizjes dhe hapjes së njësive të shërbimit ka bërë që në pikën fundore të tregtisë që është shitja me pakicë të kemi pasur një bllokim aktiviteti.
Një pjesë e mirë e aktivitetit që nuk lidhet me mallrat ushqimor është bllokuar totalisht duke sjell bllokimin e aktivitetit nga pikëpamja ekonomike deri në çuarjen në prag të kolapsit apo falimentimit të këtyre aktiviteteve.
Denis Dyrnjaja: A e ekuivalentojnë blerjet që po ndodhin tani këtë pjesën tjetër që është stopuar?
Pano Soko: Fatkeqësisht jo, në strukturën e buxhetit të familjeve sot janë aktive, ushqimet, energjia elektrike, telekomunikimi edhe medikamentet, të gjitha bashkë këto në strukturën e familjes zënë 64% të shpenzimeve. 34% mungon në treg dhe kjo është burimi i asaj që sot quhet krizë ekonomike.
Denis Dyrnjaja: Pse duhet të harxhojmë para?
Sepse në qoftë se në vazhdojmë të ruajmë shpenzimet minimale athere duhet të presim që pjesa e atyre industrive që merren me këto shpenzime që ne kemi hequr nga lista do të falimentojnë.
Denis Dyrnjaja: Zoti Beqaj duhet të blejmë apo duhet të kursejmë?
Ilir Beqaj: Që ne të blejmë duhet të kemi para, sot kemi mungesë parash sepse aktivitetet prodhuese janë tkurrur në vlerësimin tim, është tkurrur e ardhura që na vjen nga eksporti, në muaj mars ne eksportuam tekstile dhe këpucë sa gjysmën e marsit të vitit të kaluar.
Kemi eksportuar shërbime më pak pasi kemi pasur më pak turistë gjatë marsit. Aktivitete të tjera prodhuese janë tkurrur, kërkesat edhe të sektorëve të tjerë që eksportojnë janë tkurrur.
Janë frenuar investimet e huaja, jemi në një situatë ku e ardhmja e sektorit të energjisë është në pikëpyetje. Nafta arriti në fantashkencë, në minus. Investimet në turizëm janë tkurrur pasi nuk dihet se si do të shkojë.
Nëse vazhdojmë kështu ne për pak muaj nuk do të kemi të ardhurat që kemi pasur. Ky 65% në gjashtë muaj do të na mbulojë të gjitha të ardhurat që kemi.
Gjysma e e emigrantëve në Itali janë në Lombardi dhe atje janë në shumë vështirësi, gjysma e djemve që erdhën nga Greqia erdhën nga ishujt sepse atje turizmi nuk po funksionon.
Ne duhet të fillojmë të kursejmë, nuk mund të vazhdojmë të shpenzojë si para tre muajsh sepse e ardhmja jonë për gjashtë muajt e ardhshëm është ende në pikëpyetje.
Marrë nga Top Channel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Sh.T.Z Ilham Aliyev.Duk...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije të gjitha hapat se si do të vijë hapja e Shqipërisë gjatë fazës së dytë. Gjatë një video-komunikimi me qyteta...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të vijojë hapja e bizneseve të mbyllura në vend për shkak të koronavirusit. Megjithatë Rama bëri thirrj...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” nuk ka preferuar që të komentojë lidhur me ‘armëpushimin’ mes kryeministrit ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij, ka bërë me dije se në vend do të nisë apllikimi i lirimit të masave parandaluese të marra ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga komunikimi me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një lidhje live nga zyra e tij, Rama tha se k...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live tha se me lirimin e masave të gjithë qytetarët do të duhet të tregojnë kujdes për të ruajtur veten.Rama...
“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar k...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një kohë kur po përballet me k...