LIVE UPDATES
Bota

Dugolli: Jam i gatshëm ta pranoj pozitën e ministrit të Mbrojtjes

17 Mars 2021, 16:25 Nga DOSJA
Dugolli: Jam i gatshëm ta pranoj pozitën e ministrit të Mbrojtjes

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka publikuar ende listën e personave që do të propozohen të hënën për ministra në Qeverinë Kurti 2, megjithatë, përgatitjet për këtë çështje tashmë thonë se janë drejt përfundimit. Ka disa dikastere ku nuk dihet saktësisht se kush do të emërohet, ani pse Gazeta Express sot ka publikuar disa emra të personave që do të propozohen. Saktë nuk dihet se kush do ta udhëheq edhe Ministrinë e Mbrojtjes, derisa për këtë pozitë po përmendet emri i Enver Dugollit që për këtë çështje ka folur në një përgjigje për Gazetën Express.

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. Të hënën pritet që, pos konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re.

Ndërkaq gjatë asaj jave është diskutuar mundësia që të thirret seancë edhe për presidentin. Deri më tani, disa persona dihet se do të emërohen në krye të dikastereve qeveritare.

Gazeta Express ka publikuar sot disa prej emrave që pritet të propozohen për ministra në Qeverinë Kurti 2.

Sipas matematikave që nuk janë konfirmuar zyrtarisht, Albin Kurti si kryeministër do të ketë dy zëvendëskryeministra, një nga LVV-ja dhe një nga Lista “GUXO”. Vjosa Osmani do të ketë edhe dy ministri në të cilat mund të emërohen Haxhi Avdyli dhe Faton Peci.

Dikaster ku nuk është konfirmuar ende zyrtarisht ndonjë emër është edhe ai i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes në marrëveshjen e LVV-së me LDK-në i kishte shkuar Lidhjes Demokratike derisa ende udhëhiqet nga Anton Quni.

Megjithatë, sipas burimeve të pakonfirmuara deri më tani, në këtë pozitë në Qeverinë e re mund të propozohet Enver Dugolli, që ishte zëvendës i Qunit në Qeverinë Kurti 1.

Gazeta Express e ka pyetur Dugollin nëse ky informacion është i vërtetë.

Ai i ka thënë se deri më tani nuk ka informacione për këtë çështje.

“Nuk kam unë asnjë informacion rreth kësaj ideje, faleminderit që më kontaktuat por nuk e di. Më herët kam qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti 1 po tash nuk e kam këtë informacion”, thotë Dugolli, që shton se nëse LVV-ja vlerëson që ai të emërohet në kët pozitë, nuk do t’i ik përgjegjësisë.

“Çdo gjë që Lëvizja Vetëvendosje e konsideron edhe vlerëson ndonjë pozitë jam i gatshëm, natyrisht nuk i iki përgjegjësisë por deri tash nuk ka diçka”, ka thënë ai.

Gazeta Express ka pyetur në Lëvizjen Vetëvendosje se kur do të merren vesh emrat që do të propozohen për ministra.

Nga zyra për medie e këtij subjekti i kanë thënë Express-it se janë në fazën e takimeve me subjekte e sapo të caktohen personat në pozitat përkatëse, do t’i njoftojnë mediat.

“Aktualisht jemi në fazën e takimit të subjekteve parlamentare, sapo të vjen koha e do të caktohen personat në pozicionet përkatëse, do ta njoftojmë publikun dhe mediat”, thonë nga LV-ja.

Enver Dugolli iu është bashkuar në vitin 2018-të partisë së Kurtit. Ai ishte i burgosur politik dy herë, derisa kaloi mbi 10 vite në burg. Ishte liruar në vitin 2001.

Dugolli ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u dekorua me gradën Kolonel. U pensionua nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral Brigade në Pension.

Ai momentalisht është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së dhe anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes ka garuar për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dugolli ka marrë 6 mijë e 132 vota në zgjedhjet e fundit, të pamjaftueshme për të siguruar një ulëse në legjislaturën e re.

Marrë nga Gazeta Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver dugolli enver dugolli

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime