Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Ditën e sotme Shoqata e Transportit Ndërqytetar do të zhvillojë një protestë para ministrisë së Infrastrukturës. Pronarët e linjave ndërqytetarëve janë në vështirësi ekonomike dhe kërkojnë mbështetje nga qeveria.
Njëri prej përfaqësuesve të operatorëve të transportit, kërkoi nga qeveria një paketë të mirfilltë ekonomike.
“Paga e luftës është ndihmesë apo zgjidhje momentale. Ne kërkojmë një paketë të mirfilltë ekonomike, fiskale, pasi jemi një zinxhir i rëndësishëm i këtij shteti”, u shpreh njëri prej përfaqësuesve të operatorëve të transportit”, u shpreh ai.
Ndërsa përfaqësuesi i operatorëve turistikë, kërkoi plotësimin e kërkesave, të cilat janë heqja e akcizës së naftës dhe ulja e pragut të TVSH.
“Jemi përfaqësues të transportit turistik, edhe ne jemi një hallkë e rëndësishme. Do ti lutesh jashtë mase qeverisë, për të gjithë kërkesat që u bënë dhe do të bëhen. Transporti turistik i lutemi qeverisë për këto kërkesa. Të hiqet akciza e naftës, po nëpërkëmbemi. Ne po kërkojmë atë që na takon“, tha ai.
Një tjetër operator transporti u shpreh se nëse nuk merren parasysh masat, do të përshkallëzohet protesta, deri në bojkot të punës apo bllokim të rrugës.
“Ne jemi në pritje se cfarë masash do na paraqesë ministria. Ne ktu pagujm taksat. Ja kemi nis kërkesat ministrisë së financave. Nëse nuk merret parasysh kërkesat tona do përshkallëzohet situata, Kjo është marshim jo protestë. Ndoshta me mosbindje për të dalë në punë ose bllokim rruge” , theksoi ai.
Heqja e akcizës së naftës dhe ulja e pragut të TVSH në fashën deri në 6%, ishin kërkesat e një përfaqësuesi tjetët të operatorëve të transportit, i cili shtoi se nuk duan gjë tjetër nga qeveria, nëse plotën këto dy kërkesa.
“Nëse hiqet akciza e naftës dhe ulja e pragut të TVSH të bëhet sa hoteleri turizmi deri në masën 6% nuk duam gjë tjetër nga shteti. Transporti e ka fshën e TVSH-së 20%. Nëse nuk do të ketë reagim do të kemi rritje bilete“, tha një tjetër përfaqësues.
Ndërkohë një punonjës i këtij sektori, i pranishëm në protestë u shpreh se 100 euro në muaj nuk i del as për të ushqyer fëmijët.
“Kemi fituar 100 muaj në euro nga paga e luftës. Kemi fëmijë për të shkolluar për të ushqyer“, u shpreh ai.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi një ditë më parë se më 15 qershor do të hapet tranporti publik. Rregullat e reja janë të vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik janë: 70% kapacietet i lejuar. Të gjithë pasagjerët të pajisur me maska. Ruajtja e distancës shumë e rëndësishme.
J.V/G.SH/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kukës-Drejtoria Arsimore në Kukës ka njoftuar se 610 maturantë të kësaj bashkie po japin sot provimin e parë të Maturës Shtetërore. Maturantët po japin provimin...
Tiranë- Gazeta begle “La Libre Belgique” ka publikuar më 25 maj një artikull mbi shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në shkrim, i cili është publikuar edhe ...
ITALI– Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi, disa ditë më parë, përjetoi momente tmerri duke rrezikuar dhe jetën. Ai rrezikoi që të mbytej teksa bënte not në...
SHIJAK- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi u kapën duke shitur gëzhoja në një pikë skrapi në Maminas. Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën ...
GREQI– 34-vjeçarja shqiptare, e cila u rrëmbye për disa ditë nga greku, Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi “përbindëshi i Kavos” në Korfuz ka rrëfyer his...
Shqipëri- Qeveria e Kosovës hap kufirin me Shqipërinë. Nga sot çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokumentin për bërjen ...
Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e Shërbimit Informativ për pajisjen me identitet të fshehtë të agjentëve që infiltrohen për të hetuar grupet terroriste, ...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në lajm të parë protestën në Manzë për kamionët me mbetur...
Kukës- Nga më shumë se 100 specie tulipanësh që njihen në të gjithë botën, vetëm 2 janë endemike të territorit shqiptar. Njëra prej tyre, ‘Tulipa Albanica’ rrit...
Shqipëri- Ditën e sotme u zhvillua zhvillohet provimi i gjuhës së huaj i Maturës Shtetërore 2020. Në gjithë vendin ishin 32. 126 maturantë që iu nënshtruhan te...