Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëri- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 130 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. Ndërkohë, janë arrestuar edhe 3 shoferë pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe nuk i janë bindur urdhrit të Policisë. Po kështu, janë gjobitur me gjobë nga 100 deri në 200 mijë lekë 634 qytetarë, pasi kanë thyer rregullat e karantinës.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 130 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi F. M., banues në Tiranë dhe është proceduar penalisht shtetasi U. A., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.18 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., banues në Fier, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l dhe nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit.
Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi M. R., banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 629 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Elbasan- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në qytetin e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar i infektuar një person. Burime për Dosja...
Korçë- Rritet numri i të infektuarve në Korçë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se rasti më ri është një 60-vjeçare, e cila është shtruar ...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë, pasi 52-vjeçar me iniciale F.K duke drejtuar një fadromë në rrugën “Ramazan Gaxherr...
Dibër-Rikthehet sërish dimri. Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të Qarkut Dibër. Ndryshe, nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nu...
TIRANË– Numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 494, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 p...
Vlorë- Ditën e sotme, me një vendim të Shtabit të Mbrojtjes Civile dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është mbyllur tregun i Orizit në Vlorë. Mësohet se mosr...
KUKËS– I infektuari i parë më Covid-19 në Kukës, një ditë më parë ka sjellë edhe borën me vete. lajmi i keq për përhapjen e koronavirusit në qytetin ...
Tiranë-Mjeku shqiptar në Nju Jork, Sulejman Çelaj, drejtues i Departamentit të Kardiologjisë në spitalin e San Barnabas, në Bronx ka deklaruar së fundmi ...
Itali- Roberto Saviano është pothuajse gjithmonë një zë jashtë korit në analizën e tij politike, në zbërthimin sesi vepron krimi mafioz, në denoncimin e mungesë...
Vlorë- Dhjetëra tregtarë të tregut Orizi në Vlorë kanë dalë në protestë, pasi AKU ka vendosur mbylljen e tij mëngjesin e sotëm, masë kjo e marrë pas përhapjes s...