LIVE UPDATES
Aktualitet

Drithëruese/ I vdiq e dashura në duar në mes të detit, nëna kërkon dëshpërimisht 46-vjeçarin: Amanetin e fundit që më

26 Maj 2020, 19:38 Nga DOSJA
Drithëruese/ I vdiq e dashura në duar në mes të detit,

TIRANË– Artur Xhakja, 46 vjeç ka humbur gjurmët që prej vitit 2002 dhe familjarët vijojnë ta kërkojnë ende. Me lot në sy, nëna e Xhakjes, e ftuar në emisionin e “Pa gjurmë”, tregoi se për herë të fundit, djalin e saj e ka takuar në 13 qershor të vitit 2002 dhe rrëfen të gjithë peripecitë e jetës së dhimbshme të 46-vjeçarit.

“Kthehet në Vlorë dhe shkon jeton me një vlonjate, konkretisht me origjinë nga Ballshi. Ai nis bashkëjetesën me të por ajo ishte një grua e divorcuar, ne nuk kemi arritur që ta njihnim se cila ishte ajo. Unë e kam kuptuar që ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm nga prefiksi i telefonit kur na telefonoi. Ai kishte arritur në Vlorë më datë 13 qershor të 2002 dhe po në atë ditë na telefonon. Ai na tha se dua të jetoj dhe kam jetën time. Bashkëshorti im i cili ka 7 vite që ka ndërruar jetë, shkoi ta takonte djalin në Vlorë. Jetonte në lagjen Çole të Vlorës.  Ai ishte dënuar 5 vite dhe 1 vit e gjysmë për pasaportën që e kishte false. Kishte për të bërë 6 vite burg por një ia falën. Për 5 vite ne nuk e takuam dot, pasi doli nga burgu ai shkoi në Vlorë, nuk na takoi ne, kemi vite pa e takuar, pa e parë me sy. Na tha se brenda 3 ditëve do kthehej në shtëpi. E pritëm por nuk erdhi. Ne nuk ishim dakord për këtë bashkëjetesë pasi ajo ishte 10 vite më e madhe dhe ishte e divorcuar. Të dy janë njohur në Itali. Djali i bashkëjetueses vjen një ditë dhe na njofton se Arturi bashkë me atë gruan ishin nisur përsëri për në Itali më datë 21 korrik. Në lajme kemi marrë vesh se ishin mbytur një burrë dhe një grua. Pas verifikimeve ne morëm vesh se bashkëjetuesja e Arturit ishte mbytur. Në skaf ishin 35 vetë, 2 ndërruan jetë ndërsa Arturi rezulton i zhdukur. Ne kemi komunikuar me njërin nga ata.

Të gjithë e dinin Arturin të mbytur. Kur shkuam në spitalin e Vlorës, gjetëm dy djem nga Vlora të shtruar të cilët kishin qenë në të njëjtin skaf me Arturin. Njëri nga ata më njohu dhe më tha se Arturi nuk është mbytur por ka dalë nga uji dhe është gjallë. Pyeta një infermiere për djalin dhe i tregova foton e djalit. Ajo më tregoi se kishte qenë ajo në turn atë natë dhe se e kishte parë djalin. Infermierja tha se kishte marrë një mjekim dhe se ishte larguar. Djali dinte not dhe ndoshta ka dalë nga uji me not. Kemi kërkuar kudo por nuk kemi arritur të mësojmë asnjë informacion. Kemi bërë kërkime edhe në Itali edhe në burgjet e Italisë dhe askund nuk është. Kam shumë vite që e pres tek dera dhe nuk ka ardhur asnjë ditë. Vetëm shoh derën gjithë ditën, amanetin e fundit që më dha nuk e kreu. Në faqen e djathë dhe tek qafa ka pasur një shenjë operimi.

Ai emigroi drejt Italisë sepse këtu nuk i dhanë shpresë. Në shkurt të 1996 djali nuk ka pasur patentë as dokumente, policia i ka thënë ndalo, ai nuk ka ndaluar dhe e kanë qëlluar duke e plagosur tek nofullat dhe tek krahu. Arturi ka bërë ndërhyrjet kirurgjikale në Itali. Në gusht të 1997 na thanë në Shqipëri që duhej të operohej përsëri atje ku ishte operuar në fillim dhe në këtë mënyrë ai u detyrua që të ikte përsëri. Atje e kapën dhe e dënuan me 5 vite. Atë natë që humbi, ne na thanë se Arturi i ka dhënë ndihmë duke i shpëtuar shumë persona që ishin në skaf por vetëm bashkëjetuesen nuk arriti që ta shpëtonte. Nëse është gjallë, le të shikojë jetën e tij unë kërkoj ta shikoj vetëm njëherë në jetën time, vetëm ta di që është gjallë. Kam humbur bashkëshortin, kam humbur djalin tjetër, kam humbur nipin edhe Arturin. Kam humbur shumë persona të dashur,”– përfundon nëna e tij.

Ndërsa tezja e Arturit, Arta Salla e cila ishte gjithashtu në studio, shtoi se: Më kujtohet edhe kontakti i fundit. Kemi qenë tek shtëpia e nënës sime në Shijak, kemi qenë në ballkon dhe kemi bërë muhabet për jetën që kishte bërë në Itali, kur erdhi si do ikte dhe që atë ditë nuk e kam parë më.

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur xhakja vlore artur xhakja vlore

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Maj 2020, 16:30

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar mbrëmjen e së shtunës ka bërë një aksident rrugor ku si pasojë ka lënë të vdekur një shtetas Italian i quajtur Divo Coccia....

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit