LIVE UPDATES
Politike

Drejtuesi i trajnimeve për oficerët: Polici Chauvin që vrau Grorge Floyd ishte trajnuar për të çtensionuar situatën

7 Prill 2021, 06:39 Nga DOSJA
Drejtuesi i trajnimeve për oficerët: Polici Chauvin që vrau

SHBA– Drejtuesi i trajnimeve për oficerët e policisë për menaxhimin e krizave dëshmoi të martën se oficeri i akuzuar për vdekjen e George Floyd-it kishte bërë një trajnim prej 40 orësh për ndërhyrjen në raste krizash.

Rreshteri Ker Yang u tha anëtarëve të jurisë gjyqësore në ditën e shtatë të gjyqit të oficerit Derek Chauvin, se ai ishte trajnuar për të identifikuar krizat dhe për të përdorur teknika për çtensionimin e situatës.

Zoti Yang ishte më i fundit nga një numër oficerësh të policisë së Mineapolisit që dëshmuan, ndërsa prokuroria synoi të provojë se oficeri Chauvin nuk ndoqi udhëzimet e marra në trajnime, kur i vendosi gjurin pas qafe zotit Floyd për më shumë se 9 minuta.

Zoti Yang tha se trajnimi që kishte bërë zoti Chauvin dhe oficerët e tjerë i ndihmon ata për të marrë vendime për njerëz në situata krize, përfshirë personat që mund të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe nga efektet e abuzimit me drogat.

“Kur flasim për situata që zhvillohen me shpejtësi… shpesh kemi kohën e duhur për t’i ngadalësuar gjërat, për t’i rivlerësuar dhe për të ndjekur një model”, tha zoti Yang.

Prokurori Steve Schleicher tha se zoti Chauvin pati ndjekur një kurs për çtensionimin e krizave në vitin 2016.

Zoti Chauvin, i cili është i bardhë, ishte për 19 vite oficer policie përpara se të shkarkohej. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat për vrasje, në një proces gjyqësor me një juri me diversitet prej 12 personash. Avokati i zotit Chauvin pretendon se zoti Floyd, një afrikano-amerikan, vdiq nga shkaqe shëndetësore dhe se zoti Chauvin veproi në përputhje me trajnimin policor gjatë arrestimit të 46-vjeçarit Floyd.

Dëshmia e zotit Yang erdhi një ditë pasi shefi i policisë të Mineapolisit, Medaria Arradondo, dëshmoi se zoti Chauvin nuk ndoqi politikat e departmentit të tij të policisë kur e mbërtheu me gju te qafa zotin Floyd mbi asfalt.

Gjunjëzimi mbi qafën e zotit Floyd, pasi ai ishte prangosur dhe neutralizuar, nuk përfaqëson politikat apo trajnimin e departamentit, tha zoti Arradondo, “dhe me siguri nuk është pjesë e etikës apo vlerave tona”.

Shefi i policisë tha se oficerët janë trajnuar që të përpiqen të çtensionojnë situatën dhe të shmangin përdorimin e forcës sa herë që është e mundshme. Ata gjithashtu trajnohen për dhënien e ndihmës së shpejtë, tha ai, duke shtuar se “kështu pra, ne kemi absolutisht detyrimin për ta përmbushur këtë detyrë”.

Zoti Arradondo, shefi i parë afrikano-amerikan i policisë së qytetit, shkarkoi zotin Chauvin dhe tre oficerë të tjerë, ditën pas vdekjes së zotit Floyd. Në vazhdim, zoti Arradondo e përshkroi në maj vdekjen e zotit Floyd si “vrasje”.

Juria pati dëgjuar më herët dëshminë e doktorit të urgjencës në spitalin e Mineapolisit që konstatoi vdekjen e zotit Floyd.

Dr. Bradford Langenfeld dëshmoi të hënën se zoti Floyd ka shumë të ngjarë të ketë vdekur nga mungesa e oksigjenit, duke mbështetur argumentat e prokurorisë se ishte vrasje.

Dr. Langenfeld, i cili u përpoq të rikthente në jetë zotin Floyd, tha se ai konkludoi se zoti Floyd ka shumë të ngjarë të ketë vdekur nga mungesa e oksigjenit.

Dr. Langenfeld, duke dëshmuar në fillim të javës së dytë të gjyqit, tha se zotit Floyd i ishte ndalur zemra në kohën kur u soll në spital. Mjeku tha se ndihmës-mjekët i thanë se ata kishin provuar tashmë për rreth 30 minuta që ta rikthenin në jetë. Por atij nuk iu tha për ndonjë përpjekje tjetër nga policia për ta rikthyer atë në jetë, pasi zoti Floyd u arrestua nën dyshimin se u përpoq të përdorë një kartmonedhë të falsifikuar 20-dollarëshe në një dyqan të lagjes.

Dr. Langenfeld tha se bazuar në informacionin që iu vu në dispozicion, vdekja nga asfiksia ishte “më e mundshme se mundësitë e tjera”.

Java e parë e gjyqit u mbizotërua nga dëshmitë emocionale të dëshmitarëve okularë që panë zoti Chauvin duke e mbërthyer zotin Floyd në tokë, edhe kur zoti Floyd vazhdimisht gulçonte duke thënë se nuk mund të merrte frymë.

Incidenti i 25 majit të vitit të kaluar shkaktoi protesta të gjera kundër trajtimit nga policia të pakicave në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.

Në marrjen në pyetje, Eric Nelson, avokati i zotit Chauvin, e pyeti Dr. Langenfeld nëse disa ilaçe mund të shkaktojnë mungesë të oksigjenit. Mjeku pranoi që fentanili dhe metamfetamina, të dyja të gjetura të pranishme në trupin e zotit Floyd, mund ta bëjnë këtë.

Në dëshmitë më vonë atë ditë, zoti Arradondo ra dakord kur prokurori Steve Schleicher tha se disa njerëz bëhen më të rrezikuar kur ndodhen nën ndikimin e drogës ose alkoolit.

Është e ditur se kur marrim telefonata nga komunitetet tona, mund të mos jetë shpesh dita e tyre më e mirë dhe ata mund të jenë duke përjetuar diçka që është shumë traumatike“, tha shefi i policisë.

Zyra e mjekësisë ligjore e qarkut Hennepin tha se zoti Floyd vdiq nga “arrest kardiopulmonar, të rënduar nga shtrëngimi i forcave të ligjit, lidhja dhe shtypja e qafës”. Një raport përmbledhës radhiti intoksimin me fentanil dhe përdorimin së fundmi të metamfetaminës mes “rrethanave të tjera të rëndësishme”, por jo si “shkak të vdekjes”.

Pak para se të fillonte gjyqi, qyteti i Minneapolisit pagoi 27 milionë dollarë dëmshpërblim për të afërmit e zotit Floyd.

Marrë nga VOA 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike derek chauvin george floyd derek chauvin george floyd

Sondazh

Poll
Politike 6 Prill 2021, 21:53

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Pril...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!