LIVE UPDATES
Aktualitet

Nis operacioni “ROADPOL”, policia nuk toleron drejtuesit e mjeteve, gjoba dhe ndëshkime për këdo që nuk zbaton masat rru

2 Mars 2021, 15:35 Nga DOSJA
Nis operacioni “ROADPOL”, policia nuk toleron drejtuesit e mjeteve,

TIRANË– Shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, kanë nisur një plan operacional të quajtur “ROADPOL MARS 2021”, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Prej ditës së sotme, policia ka monitoruar me kamera në segmente kyçe rrugore, të etiketuar si “njolla të zeza” për shkak të ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë. Policia njofton se patrullimi dhe monitorimi parandalues konsiston kryesisht në parakalimet e gabuara, shpejtësinë mbi normat e lejuara, për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve dhe të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit motomjeteve, si dhe për drejtimin e mjetti nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 138 masa për parakalime të gabuara të konstatuara gjatë lëvizjes me mjete të pauniformuara dhe nga efektivë civilë të Policisë Rrugore. Policia apelon shoferët që të tregohen të kujdesshëm, të udhëtojnë me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Plan operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrolle në lëvizje, me mjete të pauniformuara të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe nga shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë. Prej ditës së sotme, në të gjithë vendin, Njësia Operacionale, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, ka nisur kontrollet për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin operacional, të cilat konsistojnë në monitorimin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve. Kontrollet parandaluese po vijojnë në lëvizje duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë dhe mjete të tjera teknike me punonjës policie civilë, të cilët monitorojnë me kamera rruge, segmente kyçe të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. Patrullimi dhe monitorimi parandalues konsiston kryesisht në parakalimet e gabuara, shpejtësinë mbi normat e lejuara, për përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesit e mjeteve dhe të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi. Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 138 masa për parakalime të gabuara të konstatuara gjatë lëvizjes me mjete të pauniformuara dhe nga efektivë civilë të Policisë Rrugore. Njësia Operacionale ka konstatuar me radar, 34 drejtues mjetesh që qarkullonin në Rrugën e Kombit dhe në aksin Thumanë-Milot–Lezhë, me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët janë dërguar për shqyrtim të mëtejshëm në Organin Administrativ Shtetëror, në territorin e Drejtorive Vendore të Policisë ku janë konstatuar shkeljet. Gjithashtu janë vendosur 78 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 89 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit si dhe 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. Plani operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët me risk për ngjarje.Duke e vlerësuar si mjaft efikas rolin e qytetarëve për rritjen e sigurisë në rrugë i ftojmë ata që të gjitha shqetësimet dhe shkeljet e konstatuara t’i adresojnë në kohë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes dhe durim maksimal në zonat me trafik të renduar, pasi në të kundërt do të jenë subjekt i sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. MosUbejStatistike
RregullKujdesDurimDestinacion. NeJemiAtyPerSigurineTuaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!