LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtësia e re: Kryeprokurori apo Inspektori i Lartë mund të zgjidhen pa veting

3 Prill 2019, 19:16 Nga DOSJA
Drejtësia e re: Kryeprokurori apo Inspektori i Lartë mund të

TIRANË- Pas përballjes së parë me vetingun në qershor 2018, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e përshkroi procesin me një shprehje popullore që të kujton vuajtjen ekstreme.

“Është njëlloj sikur të kapërcesh varrin për së gjalli,” tha Dedja para se të humbiste betejën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Kryetar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2012, Dedja u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar. Paradoksalisht, pasuesi i tij në njërin prej posteve më të larta të shtetit shqiptar mund të kursehet nga një përvojë e ngjashme.

Sipas ligjit vetëm kandidatët që vijnë nga magjistratura dhe kandidojnë për pozicione të larta si Prokurori i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor i Lartë i Drejtësisë, do t’i nënshtrohen hetimit administrativ të thelluar nga Komisioni i Pavarur in Kualifikimit.

Për kandidatët e tjerë juristë, të cilët nuk gëzojnë statusin magjistrat, procesi i filtrimit do të udhëhiqet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi – dy institucione krerët e të cilëve e pranojnë që nuk i kanë mjetet dhe përvojën për një hetim të thelluar administrativ të pasurisë, profesionalizmit dhe figurës.

Ndryshe nga KPK që ndërmerr një hetim të thelluar dhe të pavarur, vlerësimi i kandidatëve nga KED dhe KLP do të mbështetet gjerësisht në raportet e prodhuara për subjektet nga institucionet mbështetëse, si ILDKPKI dhe DSIK.

Por fakti që përvoja e deritanishme e hetimeve të KPK-së ka treguar se raportet e këtyre institucioneve kanë qenë shpesh të pasakta, ngre shqetësimin se filtrimi kandidatëve për postet më të larta të ‘drejtësisë së re’ do të bëhet me dy standarde – një të ashpër për magjistratët dhe një standard më të dobët dhe të pabesueshëm për të gjithë juristët e tjerë.

Gara për drejtuesit e rinj

Dy vjet e gjysmë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, reforma në drejtësi ndodhet përballë testit vendimtar të saj me zgjedhjen e drejtuesve të rinj të sistemit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë hapur paralelisht garën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë që dhjetra kandidatë presin radhën për t’u vlerësuar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë  zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, nga radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me integritet të lartë moral dhe profesional.

Për zgjedhjen e tre pozicioneve kyçe, Kushtetuta e Shqipërisë i ngarkon peshën kryesore dy institucioneve të ngritura rishtazhi në kuadër të reformës në drejtësi, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kushtetuta i jep gjithashtu një shans politikës për votimin me 84 vota të kandidaturave konsensuale; një ekuacion ky i vështirë në kushtet e krizës së fundit politike.

Thirrja për Prokurorin e Përgjithshëm është shpallur dhe do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, ndërkohë që KLP ka 45 ditë afat për të kryer verifikimet si dhe për t’i dërguar Kuvendit listën me 3 kandidatët me pikët më të larta. Ndërkohë, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë i janë përgjigjur thirrjes 13 kandidatë, pjesa dërrmuese e të cilëve vijnë nga radhët e juristëve.

Nuk do të ketë veting

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kanë miratuar tashmë rregulloret për vlerësimin e kandidatëve dhe renditjen e tyre sipas një sistemi pikëzimi, që ka në thelbin e vet shtylla të ngjashme me ato të procesit të vetingut, të tilla si vlerësimi pasuror, integriteti i figurës apo vlerësimi profesional. Megjithatë, jo të gjithë kandidatët që garojnë për timonin e institucioneve të drejtësisë do të kalojnë nëpër filtrat e institucioneve të vetingut.

Sipas rregulloreve të miratuara për vlerësimin -një përkthim i detajuar i legjislacionit në fuqi, vetëm kandidatët magjistratë do t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkohë, barra e verifikimit pasuror dhe e pastërtisë së figurës për kandidatët nga radhët e juristëve bie mbi anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Nuk do të bëjmë veting,” tha Ardian Dvorani, kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për BIRN, pas pyetjes nëse kishin kapacitete dhe ekspertizë për kryer vlerësimin pasuror dhe verifikimin e figurës për kandidatët jo-magjistratë. “Por nisur nga standardi i vendosur tashmë me vetingun, ne i kemi lënë vetes një dritare për të kërkuar më shumë të dhëna nga institucionet e ngarkuara nga ligji si dhe për të kryer kontroll të dyfishtë,” shtoi Dvorani.

Dvorani shpjegoi se detyra e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të verifikojë kushtet ligjore për promovimin në detyrë, ndërkohë që vlerësimi i pasurisë dhe i figurës do të bazohet mbi raportet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Shërbimit Informativ Shtetëror apo institucionet e tjera financiare në vend.

“Kushtetuta dhe ligjet nuk janë hartuar për një periudhë kalimtare-siç është vetingu, por me predispozitën që institucionet janë funksionale dhe e bëjnë punën e tyre. Në rastin e vlerësimit të pasurisë dhe figurës, ne do të jemi të kujdesshëm dhe shpresoj që edhe institucionet e ngarkuara nga ligji të tregohen më të kujdesshme,” shtoi Dvorani.

Raportet ILKDPKI-së mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë përmbysur pjesërisht ose plotësisht për më shumë se një duzinë subjektesh, të cilat janë larguar nga detyra pas rivlerësimit kalimtar në KPK. Probleme janë regjistruar edhe për DSIK, që ka dërguar më shumë se një raport për subjekte të caktuara – bazuar në objeksionet e komisionerëve të KPK-së, ose ka përcaktuar në mënyrë të gabuar si papërshtatshëm për të vazhduar detyrën subjekte të tjera.

Edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i tha BIRN se do të bazohen te institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve nga radhët e juristëve për Prokuror të Përgjithshëm.

“Ne i kemi lënë vetes të drejtën për ta bërë vetë verifikimin, por kjo për raste përjashtimore. Pra, nëse përballemi me diçka flagrante, që është vërtet evidente,” tha Ibrahimi.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë tha se ekzistojnë mundësitë ligjore për kryerjen e vetingut nga institucioni që ai drejton, ndërkohë që u ankua për mungesë totale të ekspertëve.

“Mundësitë ligjore për ta bërë vetë ekzistojnë. Sa dhe si do të arrijmë ta bëjmë, do të varet nga rrethanat,” tha Ibrahimi.

Marrë nga BIRN 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku drejtesia e re kryeprokurorja vettingu arta marku drejtesia e re kryeprokurorja vettingu

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim