LIVE UPDATES
Politike

VKM/ Qeveria ndan 203 mln lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton 57 300 000 lekë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 lekë Ndërsa, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 lekë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000

1 Prill 2026, 19:47 Nga E. D

VKM/ Qeveria ndan 203 mln lekë nga buxheti i vitit 2026 për të

TIRANË- Këshillin e Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ndajë 203 mln lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton 57 300 000 lekë. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 lekë Ndërsa, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 lekë. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT NË BUXHETIN E VITIT 2026 PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, pika 2, 3, 4, pika 2, 5,  pika 1, e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;

ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për  97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për  82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;

ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;

ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç)  Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;

ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;

iii. 11 500 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën për vitin 2026, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al

 këshillin e ministrave

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari