Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala ishte e ftuara e radhës në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht Rama e nisi episodin e dytë me disa nga shënimet e javës, siç ai i quan. • Ai u ndal fillimisht te sporti, ku tha se pas Akademisë së Manchester City edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit do të vijë në Shqipëri. • Më pas Rama foli edhe edhe masat për sezonin e verës, krijimin e shoqërisë “MOBAL” dhe siguria Kibernetike. • Ndërkohë Sala tregoi disa nga kualifikimet e saj profesionale në fushën e mjekësisë dhe kthimin në Shqipëri. • Ajo theksoi se në 3 javët e para të punës së saj në krye të ministrisë së Shëndetësisë, ka parë nga afër realitetin në systemin shëndetësor. • Duke folur për sistemin shëndetësor në Shqipëri, ministrja Sala u shpreh se janë bërë investimet e duhura sa i përket infrastrukturës mjekësore, ndërsa ajo që duhet është menaxhimi. • Gjëja kryesore, sipas ministres, është reformimi i Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. • Një pikë tjetër, ministrja përmendi fushën e onkologjisë dhe organizimin teknologjik që lidhet më këtë shërbim. • Elementi i tretë, sipas saj, është edhe rëndësia që duhet të marrë shërbimi primar, duke u ofruar asistencë qytetarëve për probleme të zakonshme pa pasur nevojë të paraqiten në spital.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në hyrje të podkastit “Flasim” listoi disa nga shënimet e javës, siç ai i quan. Rama e nisi fillimisht me vizitën e tij në klubin e Realit të Madridit, me ftesë të Presidentit Florentino Perez. Ai gjithashtu theksoi se së shpejti do të hapet rruga që pas Akademisë së Manchester City edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Ndër të tjera Rama foli edhe masat për sezonin e verës, krijimin e shoqërisë “MOBAL” dhe siguria Kibernetike.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Real Madrid Albania
Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të Presidentit Florentino Perez. Së shpejti do të hapet rruga që pas Akademisë së Manchester City edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Jo në Durrës po në Vlorë, ku dua po ashtu të sjellim edhe Universitetin e Sporteve të Realit të Madridit, një qendër ekselence e arsimit të lartë, e cila formon profesionistët e sportit, nga menaxherët tek mjekët sportivë.
Masat për sezonin e verës
Beteja me zjarret e verës së ardhshme ka nisur. Mësimet e reja të këtij viti janë kthyer në masa konkrete, për sezonin e ardhshëm të përballjes me zjarret. Eshtë bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa e në krerë bagëtish, të cilat do të shlyhen me pagesa të drejtëpërdrejta nga buxheti i shtetit. Ndërkohë do të investojmë fort për rritjen e kapaciteteve të trupës së zjarrfikësve, të cilët do të përfshihen në skemën e rritjes së pagave të ushtrisë, si edhe do të investojmë më tej në teknologji, me dronët me kamera termike. Po ashtu do të trainojmë sistematikisht forcat civile në nivelin vendor, e do të përfshijmë edhe shkollat në mbërshtetje të shërbimit pyjor, ndërkohë që penalitetet për zjarrvënësit do të ashpërsohen edhe më shumë.
Agjencia Kombëtare e Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit
Kemi nisur punën për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, e cila do të adresojë një sërë problematikash, që nga rritja e volumit dhe cilësisë së investimeve për strehim social apo mundësi strehimi nën çmimet e tregut, tek fuqizimi i njësive vendore me kapacitete në fushën e planifikimit dhe lehtësimi i proceseve të zhvillimit urban. Kjo agjenci do të administrojë e menaxhojë edhe Fondin e Gjelbërt, të cilin do ta krijojmë me kontributet në pemë që sipas ndryshimeve të reja ligjore, janë detyrim i ndërtuesve në raport me metrat katrorë për ndërtim.
Shoqëria MOBILE
Kemi krijuar MOBAL, një shoqëri aksionare nen pronesi shtetërore, qe do të funksionojë si një strukturë qëndrore për transformimin cilësor të transportit publik. Kjo shoqëri do të sigurojë: Operimin me një standard të lartë të shërbimit të transportit publik ndërqytetas në destinacionet turistike; Operimin e shërbimeve të transportit shkollor përfshirë transportin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë; Organizimin e një sistemi transporti publik ndërqytetës modern, efikas dhe gjithëpërfshirës në të gjithë vendin nëpërmjet digjitalizimit të sistemeve të biletimit dhe monitorimit në kohë reale. MOBAL do të nisë operimin e linjave turistike ne destinacionet kryesore turistike ne jug dhe veri te vendit, duke nisur nga fillimi i sezonit turistik 2026. Nderkohe, transporti shkollor për nxënës dhe punonjës arsimorë do te pilotohet në qarqe/qytete te perzgjedhura, duke nisur nga shtatori 2026.
Pagat e Orkestrës së RTSH
Më në fund edhe pagat e Orkestrës së RTSH u rritën e u barazuan me pagat e Orkestrës së Operas, të cilat ishin rritur më parë dhe ky është një lehtësim për mua, sepse tanimë nuk jemi më duarlart nga pamundësia për të mbështetur disa kategori profesionistësh të këtij vendi, të cilët nuk janë forca që mund t’i mbijetojnë tregut të lirë, po janë një burim i çmuar energjie për kulturën tonë kombëtare.
Shqipëria në SEPA
Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro), dhe nga data 7 tetor e këtij viti, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE. Kjo nismë do të sjellë përfitime të menjëhershme për ekonominë dhe konsumatorët shqiptarë. Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare.
Siguria Kibernetike
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë me 85.00 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 36 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-të me 62.34 pikë. Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha dhe me traditë të konsoliduar në këtë fushë, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale./Dosja.al
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala e ftuar në podcastin "Flasim" tregoi disa nga objektivat e saj lidhur me menaxhimin e fushës së shëndetësisë. Sala u shpre se ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate. Ajo theksoi gjithashtu edhe aksesimin e plotë në barnat për onkologjikun.
“Reformimi i fondit të sigurisë. Duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia. Mjekësia ka kosto, kushton, por te qytetari paguhet nga shteti. Ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate. Duhet të ikim nga buxhetet historike.
Një nga pikat e tjera, që kam përgjegjësi personale që vij nga onkologjia, trajtimi onkologjik dhe aksesi i plotë në barnat, por me një protokoll të caktuar. Duhet të sjellësh shërbimin te pacienti, jo pacientin te shërbimi”, u shpreh Evis Sala./Dosja.al
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka treguar kualifikimet e saj profesionale në fushën e mjekësisë dhe kthimin në Shqipëri. E ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama Sala tha se në 3 javët e para të punës së saj në krye të ministrisë së Shëndetësisë, ka parë nga afër realitetin në systemin shëndetësor. Ndër të tjera Sala tregoi dhe piketat kryesore të punës së saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Këto tre javë e kam provuar që është bukur, sepse mëson, përballesh me sfida, me të cilat nuk e ke menduar dhe imagjinuar, por kërkojnë zgjidhje të shpejtë në planin individual dhe një zgjidhje në sistem dhe zgjidhje më afatgjata.
Në këto tre javë, janë munduar ta shoh, të dëgjoj. Nuk kisha parë dhe nuk kisha kontaktet me strukturat ministër ale. Kam një informacion dhe kam menduar iniciative të ndryshëm, reformat që duhen bërë. Reforma jo vetëm të Ministrisë së Shëndetësisë, por me bashkëpunim me të tjerë, sepse ka ndërveprim. Në drejtimin e menaxhimit atje është ndërhyrja më e madhe që duhet bërë.
Që struktura, menaxhimi, dhe profesionaliteti i mjekëve, të tëra bashkë duhet të koordinohen, më pëlqen të ndërtoj një skuadër. Ajo që ka vënë re këto tre javë është se ka dëshirë, sepse njerëzit në përgjithësi duhet t’i kuptosh.
Më pëlqen të ndërtoj një skuadër, më pëlqen ti vë njerëzit, proceset me njëra-tjetrën për të arritu atë që duam. Ajo që kam vënë re është dëshira. Njerëzit duhet ti kuptosh dhe ti vendosësh në ato pozicione ku ata kanë dëshirë të punojnë. Në momentin që motivohen, angazhohen dhe bëhen pjesë e procesit”, tha Evis Sala./Dosja.al
TIRANË- Ministrja e re të Shëndetësisë Evis Sala e ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ka treguar se kur është larguar nga Shqipëria ka bërë një doktoratë në Cambridge. Gjatë bisedës mes tyre Rama u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh.
“Kur ika nga Shqipëria bëra një doktoratë në Cambridge, sfida ishte se vija nga një sistem që nuk kishte qenë kaq i përparuar në këtë fushë. Nuk shkon vetëm”, tha Evis Sala.
Kryeministri gjithashtu nuk i ka lënë mënjanë as batutat duke i thën ministres se duhet të bëjë pak më tepër stërvitje me shqipen.
“Karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mi, por duhet të bësh stërvitje me shqipen këtë periudhë”, tha Rama me batuta./Dosja.al