LIVE UPDATES
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve: Ishte në gjendje të fikti, frutat e detit ia solli familja

Dosja.al u interesua pranë Drejtorisë së Burgjeve, e cila ekskluzivisht deklaron se Dumani më datë 6 shtator është dërguar drejt urgjencës në gjendje të pavetëdijshme. 

12 Shtator 2025, 15:57 Nga I.A
EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve:
Nuredin Dumani

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Dumani aktualisht është e stabilizuar, pas shtrimit të tij me urgjencë në QSUT. Dosja.al u interesua pranë Drejtorisë së Burgjeve, e cila ekskluzivisht deklaron se Dumani më datë 6 shtator është dërguar drejt urgjencës në gjendje të pavetëdijshme. 

"Aktualisht, gjendja shëndetësore e shtetasit Nuredin Dumani është e stabilizuar. Më datë 6 shtator 2025, ai u shoqërua nga IEVP “Jordan Misja” drejt urgjencës së QSUT “Nënë Tereza”, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave me mjekë specialistë, ai u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT-së me diagnozën: Gjendje stupor," thuhet në përgjigje.

Në kërkesën për përgjigje që Dosja.al dërgoi, Drejtoria e Burgjeve thekson se gjatë shtrimit në spital Dumani është konsultuar me disa lloje mjekësh, përfshi neurolog, toksikolog dhe kardiolog. Pas konsultave që kreu me mjekët në QSUT, këta të fundit kanë sygjeruar që Dumani të vijonte për tre ditë trajtimin me Ceftriaxone (trajtim bakterial), Omeprazol (shërben për acidin e tepërt në stomak) si dhe Enoksiparin (hollues gjaku).

"Gjatë qëndrimit në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, Dumanit iu kryen analiza laboratorike dhe imazherike, si dhe u konsultua me mjekë të fushave të ndryshme: neurolog, toksikolog, kardiolog dhe anestezist-reanimator. Më datë 7 shtator 2025, ai doli nga spitali me gjendje të përmirësuar dhe me rekomandim për vijimin e trajtimit në Qendrën Shëndetësore të Burgut (QSB). Sipas dokumentacionit, nuk u evidentuan probleme të tjera shëndetësore, por iu rekomandua të kryente një EEG dhe të vijonte për tre ditë trajtimin me Ceftriaxone, Omeprazol dhe Enoksiparin. Po më 7 shtator, pasi doli nga QSUT, ai u paraqit në QSB sipas rekomandimeve, por refuzoi shtrimin në Spitalin e Burgut, gjë që është dokumentuar në fletën përkatëse të orës 13:25. Gjendja e tij aktuale është e stabilizuar," vijon emaili nga Drejtoria e Burgjeve.

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve:
Pergjigja

Të pyetur në lidhje me origjinën e ushqimit të detit që Dumani kishte konsumuar, Drejtoria e Burgjeve theksoi se familjarët i kanë sjellë karkaleca më datë 29 gusht. 

"Nga verifikimet në regjistrat zyrtarë, rezulton se familjarët e tij kanë sjellë ushqime që përfshijnë edhe fruta deti, konkretisht karkaleca, më datë 29 gusht 2025. Ky ushqim është futur brenda rregullave të institucionit dhe është sjellë nga të afërmit e tij," përfundon përgjigja për Dosja.al.

Nuredin Dumani pati probleme me shëndetin mbrëmjen e 6 shtatorit, ku është gjetur nga rojet e burgut në gjendje të fikti në qelinë e tij. Pas transportimit në urgjencën e QSUT-së, pas disa konsultave dhe mjekimeve, gjendja e Dumanit është përmirësisht ndjeshëm dhe një ditë më vonë ka lënë ambientet e spitalit për tu rikthyer sërish në burg./Dosja.al

drejtoria e burgjeve nuredin dumani

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!