LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtuesit i humb dokumenti, heshtje në Gardën e Republikës

Dokumenti i gjetur nga një qytetar në një pijetore në Laprakë, është nisur sot në redaksinë e Dosja.al. Sipas qytetarit, ka rreth 1 javë që e ka gjetur, por nuk ka mundur ta kontaktojë të interesuarin.

29 Dhjetor 2024, 15:17 Nga I.A
Drejtuesit i humb dokumenti, heshtje në Gardën e Republikës
Liman Hoxha

TIRANË- Ky është dokumenti i identifikimit të Drejtorit të Ruajtjes së Personaliteteve të larta Shtetërore në Gardën e Republikës. Dokumenti i gjetur nga një qytetar në një pijetore në Laprakë, është nisur sot në redaksinë e Dosja.al. Sipas qytetarit, ka rreth 1 javë që e ka gjetur, por nuk ka mundur ta kontaktojë të interesuarin.

Drejtuesit i humb dokumenti, heshtje në Gardën e Republikës
Dokumenti

Përtej njoftimit për dokumentin për të cilin ishte i interesuar qytetari, ajo që bën përshtypje është mënyra e funksionimit në mënyrë të papërgjegjshme e institucionit të Gardës së Republikës. Njërit prej drejtuesve kryesorë i humbet dokumenti i identifikimit dhe, në vend të alarmohet sepse mund të keqpërdoret, vazhdon punën normalisht.

Askush nuk e kontrollon, megjithëse në nenin 16 të rregullores së Gardës përcaktohet qartë se punonjësi i gardës është i detyruar ta paraqesë dokumentin gjatë kryerjes së detyrës. Pyetja është a e ka ushtruar detyrën gjatë një jave Liman Hoxha? Nëse po me çfarë dokumenti identifikimi meqë është i detyruar ta paraqesë?

Pjesë nga rregullorja:

Dokumenti i identifikimit

3. Punonjësi i Gardës së Republikës është i detyruar të paraqesë dokumentin e identifikimit gjatë kryerjes së detyrës. Dokumenti nuk mund të përdoret jashtë shërbimit.

Drejtuesit i humb dokumenti, heshtje në Gardën e Republikës
Pjesë nga rregullorja

Për të vazhduar më tej me etikën e punonjësit që ne rregulloren e Gardës përcaktohet qartë që nuk duhet të funksionojë çdo lloj ambienti dhe nuk duhet të mbajë mjete që e identifikojnë si punonjës, të mos përdorë alkoolin në masën që të humbasë kontrollin.

Pjesë nga rregullorja:

12. Punonjësi nuk duhet të frekuentojë ambiente apo lokale të papërshtatshme, të shoqërohet me persona të inkriminuar apo që kanë probleme me zbatimin e ligjit, të bëjë publike informacionet që disponon për arsye të detyrës që kryen apo të hedhë të dhëna në rrjetet sociale (Facebook, Twiter, Instagram etj.).

13. Punonjësi gjatë orarit të punës nuk duhet të konsumojë apo të jetë nën efektin e pijeve alkoolike apo substancave të tjera që ndikojnë në gjendjen e tij mendore, emocionale dhe që ulin ndjeshëm figurën e gardistit.

Drejtuesit i humb dokumenti, heshtje në Gardën e Republikës
Pjesë nga rregullorja

Kryerja e aktiviteteve që cënojnë imazhin e Gardës, të çojnë në masën disiplinore të pezullimit sipas rregullores.
Për të gjitha këto arsye, drejtuesi që ka humbur dokumentin duhet të ishte më i interesuari për ta gjetur. Në fakt ka ndodhur e kundërta, askush nuk është interesuar, askush nuk e ka kontrolluar, askush nuk do t‘ja dijë nëse dikush me këtë dokument hyn në një institucion të rëndësisë së veçantë dhe rrezikon jetën e atyre që zotëria dhe shefi i tij e kanë detyrë për t’i mbrojtur.

Pjesë nga rregullorja:

6. Masa disiplinore "përjashtim nga Garda e Republikës" jepet në këto raste:

b) shkel betimin;

c) cenon rëndë integritetin e institucionit;

ç) nuk paraqitet në detyrë pa shkaqe të justifikuara për më shumë se 7 (shtatë) ditë pune;

dh) shkelje të rregullave të shërbimit në mënyrë të përsëritur dhe kur kjo ka sjellë pasoja të rënda;

e) moszbatim të urdhrit apo detyrës, në mënyrë të përsëritur dhe kur kjo ka sjellë pasoja të rënda që cenojnë sigurinë e personaliteteve ose objekteve në ruajtje;

Drejtuesit i humb dokumenti, heshtje në Gardën e Republikës
Pjesë nga rregullorja

Kjo ngjarje e thjeshtë, tregon se ku është katandisur Garda e Republikës me emërimet nepotike që e kanë shndërruar në një zgjatim politik të partisë në pushtet dhe ku askush nuk pyet për ligjin dhe rregulloren përsa kohë ka mbështetjen politiko-nepotike.

liman hoxha


Sondazh

Poll

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij