LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dosja sekrete / Xhaviti: Polakët, popull me vitalitet, e vunë Gomulkën, vetë e hoqën

21 Dhjetor 2021, 07:18 Nga DOSJA
Dosja sekrete / Xhaviti: Polakët, popull me vitalitet, e vunë

Dashnor Kaloci

Pjesa e tridhjetë e një

KRUJË – Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese.

Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Dokumenti sekret me planin e masave agjenturale-operative të miratuara nga Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, Flamur Sinojmeri, për survejimin e të dënuarit Xhavit Qesja në burgun e Burrelit.

APROVOHET                                                                      “SEKRET”

 

 

KRYETARI DEGËS P. BRENDSHME                               Ekzemplar i vetëm

FLAMUR SINOJMERI                                                     Burrel 8/2/1974

 

PLAN – MASASH AGJENTURALO OPERATIVE NË DREJTIM TË PËRPUNIMIT 2/A XHAVIT QESJA

Përpunim 2/A, Xhavit Qesja është ngritur nga kontroll operativ 2/B, për arsye se tregonte aktivitet armiqësor kundër pushtetit tonë popullor.

Me qëllim që të bëjmë të mundur të zbulojmë, dokumentojmë dhe ndërpresim këtë veprimtari armiqësore prej armiku, nga ana jonë mendojmë të merren këto masa agjenturale-operative:

Kryen P.Op. deri në nëntor 1974.

Kryen P.Op. E. Lata. Detyrë e vazhdueshme.

Kryen P.Op. E.Lata detyrë e vazhdueshme.

Kryen P.Op. Esat Lata. Detyrë e vazhdueshme.

Të sigurohet dorëshkrimi i tij dhe çertifikata familjare deri në shtator 1974.

 PUNËTORI OPERATIV                                             SHEFI I SEKSIONIT

     ESAT LATA                                                              RAMIZ HOXHA

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja me të dënuarit e tjerë në burgun e Burrelit!

                                                                                                       DHËNË Agj. “Beni”

                                                                                                       MARRË P.Op. Esat Lata

                                                                                                       Burrel më 16/3/1974

                                                                                                        Nr.191

                                                         R A P O R T

Ai raporton se gjatë bisedave që ai ka zhvilluar me Xhavit Qesen kohët e fundit, Xhavit Qesja duke shtjelluar bisedat sidomos për ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe vizitat e Kizingerit dhe Gromikos në këto vende, shprehet mbi rolin e dy superfuqive në këtë formë: Është fatalitet i pa shmangshëm armatosja gjer në dhëmbë e dy superfuqive, por jeta ka treguar se kjo po sjell paqen në botë. Kështu veprojnë shumë drejtë amerikanët dhe sovjetikët, që diktojnë pushimin e zjarrit dhe ç’angazhimin e forcave në Lindjen e Mesme.

Kur është fjala për të mos derdhur gjak njeriu (Xhaviti nuk pranon të bëjë dallimin ndërmjet luftërave të drejta dhe atyre të pa drejta). Dy superfuqitë bëjnë mirë që përdorin të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në punët e brendshme dhe shantazhet, për t’i detyruar udhëheqësit arabë që të pranojnë bisedimet, si të vetmen alternativë të zgjidhjes së problemit, Xhaviti i quan aventurier udhëheqësit arab që vendosën embargo e naftës dhe sidomos atë Siriane, që nuk kanë pranuar deri tani të fillojnë bisedimet për ç’angazhimin.

Megjithëse ai mendon se kjo është vetëm çështje kohe dhe do të bëhet jo vetëm ç’angazhimi në Golan, por edhe tërheqja në kufijtë e 1967-ës. Për të arritur qëllimet e përbashkëta në këtë rajon, Xhaviti mendon se dy superfuqitë i kanë koordinuar përpjekjet e tyre (Shembull tipik vizita e Gromikos në Washington dhe vizita e Kizingerit dhe e Gromikos në Lindjen e Mesme dhe në Siri sidomos).

“BENI”

Vlerësimi i të dhënës:

Kjo e dhënë ka vlerë operative për faktin se Xhavit Qesja ngre lart rolin e dy superfuqive, si të vetmit për vendosjen e rendit të paqes në Lindjen e Mesme.

DETYRË: B.p. Ju dha si detyrë që me gjithë elementin anti-parti, të krijojë marrëdhënie të mira shoqërore.

Në problemet shoqërore të tyre të mos tregohet iniciatorë kryesorë dhe i predispozuar për ti zgjidhur vetë B.p. me komandën.

Të mos tregohet llafazan dhe kërkues jashtë kufijve po ashtu edhe për materialet e përkthimit, por t’i lihet më shumë rast të kërkojë Xhaviti.

Bisedat e zhvilluara të mos ja lëmë spontanitetit, por të bisedoni vazhdimisht dhe të mos presin veç gjëra të rastit që mund të dëgjon dhe kjo të bëhet, biseda, në mes tre a po më shumë personave, për të zbuluar pikëpamjet e tyre.

Të krijoni marrëdhënie të mira me Bedriun dhe Dhimitër Kotefën, me të cilët keni patur fërkime, po ashtu edhe me Halimin.

 MASAT OPERATIVE

E dhëna ku bëhet fjalë për Xhavitin, u shtyp në një kopje dhe u vendos në dosjen formulare të tij.

                                                                           PUNËTORI OPERATIVE

                                                                                ESAT LATA

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, Ramiz Hoxha, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Radohima”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja dhe të dënuarit e tjerë në burgun e Burrelit

                                                                                                         DHËNË Agj. “RADOHIMA”

                                                                                                         Marrë nga Ramiz Hoxha

                                                                                                         Burrel më 22/5/1974

                                                                                                             Nr.199

                                              R A P O R T

Ai raporton se më datën 17/5/1974, e pyet Xhavit Qesen se pse është dënuar. Xhaviti i thotë atij se: në kohën që u bë Kongresi i XX-të i Bashkimit Sovjetik, kam qenë në Moskë në Shkollën e Partisë dhe isha pro tezave të këtij Kongresi dhe ish e pa mundur, të mos mbaje qëndrim pro këtij kongresi.

Gjithashtu Xhaviti i thotë atij se në këtë kohë ka patur në Shkollën e Partisë edhe polakë dhe me qenë se Beleslov Bieruti ish në Kongresin e XX-të, e kërkuan gjithë polakët që ishin në Shkollën e Partisë, për të dhënë llogari për vrasjet që ka bërë dhe meqenëse s’kish rrugë dalje tjetër thotë Xhaviti, ka mbytur veten Boleslov Bieruti dhe nuk ka vdekur, ashtu siç kanë shkrojtur gazetat.

                                                                                            “RADOHIMA”

VLERËSIMI I TË DHËNËS:

Xhavit Qesja përkrah pikëpamjet revizioniste të Kongresit të XX-të të Bashkimit Sovjetik.

DETYRË: Bisedoni përsëri me Xhaviti dhe i thoni se në thelb cilat ishin pikëpamjet e Kongresit të 20-të të Bashkimit Sovjetik, pasi ne nuk kishim mundësi t’i lexonin.

MASAT OPERATIVE

Pjesa ku bëhet fjalë për Xhavit Qesen, u shtyp në një kopje dhe u vendos në dosjen formulare të tij.

                                 PUNËTORI OPERATIV

                                     ESAT LATA

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Beni”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja me të dënuarit e tjerë në burgun e Burrelit

                                                                                                             Dhënë agjenti “BENI”

                                                                                                             Marrë P.Op. Esat Lata

                                                                                                             Burrel më 7/8/1974

                                                                                                                      Nr.193

                                                                   R A P O R T

Ai raporton se më 10 korrik 1974, kur për herë të parë na u përmend emri Beqir Balluku në telegramet dhe mungoj edhe në mbledhjen solemne, ai e bisedoi këtë me Xhavit Qesen. Xhaviti i tha: Patjetër ka ngjar diçka e rëndë me Beqirin dhe shprehej më keqardhje për atë që mund t’i ketë ndodhur Beqirit.

“Beqirin e njohë nga afër në Batalionin “Krujë – Ishëm”, pas prishjes së Brigadës së Dytë. Sipas Xhavitit, Beqiri, është babaxhan, i thjeshtë, besnik, i udhëheqësit kryesor të Partisë, nuk është njeri i komploteve dhe i prapaskenave; nuk mund ta marr me mend se ç’mund të ketë ndodhur me të, ndoshta ka vrarë veten, ka qenë një nga shokët kryesorë të udhëheqësit kryesor dhe të shokëve të tjerë të Partisë.

Me udhëheqësin kryesor të Qeverisë, nuk kam shkuar asnjë herë mirë, por udhëheqësi kryesor, nuk e sakrifikon për hir të udhëheqësit kryesor të shtetit, përkundrazi, e ka mbajtur sa kundër peshë edhe tani nuk ka ndodhur kjo, edhe Ministrinë e Mbrojtjes do ta ketë vetë, nuk ja lëshon udhëheqësit kryesor të qeverisë, prandaj doli vet në pah në rolin e Kryekomandantit të Ushtrisë.

Te Beqiri mund të jetë grumbulluar diçka prej kohësh dhe të ketë shpërthyer, ose pa shpërthyer të ketë vrarë veten. Kaq besim ka patur udhëheqësi kryesor i Partisë tek Beqiri, sa që me atë udhëheqësi i këtyre ka biseduar edhe gjëra që nuk i bisedonte me udhëheqësin e qeverisë, madje edhe kundër tij.

Gjithashtu Xhaviti mendon se udhëheqësi i Partisë, nuk i beson udhëheqësit të shtetit, por e mban  se i duhet si dorë e fortë, por duke e mbajtur gjithnjë në zap, këtë e di edhe udhëheqësi i shtetit edhe nuk pretendon për rol të parë, bile në këto situate nuk guxon të dal i pari në kritike, se udhëheqësi i Partisë ia tregon vendin.

Pas plenumit të katërt, nuk është se fitoi vija e forcës e udhëheqësit kryesor të qeverisë, i desh udhëheqësi i Partisë, pasi e pa se me liberalizmin po i shkiste situata nga duart, që e bëri kthesën kundër liberalizmit. Udhëheqësi kryesor i qeverisë, vetëm përfitoi nga kjo, por edhe këtu pa guxuar të dalë si flamurtar i situatës dhe për këtë ka mësues të mirë dhe dinake, të shoqen.

Sikur të ishte prezent në bisedën e tyre dhe të dëgjojë të shoqen që i thoshte udhëheqësit të qeverisë. Në Byro mos flit kurrë i pari, për të kritikuar anëtarët e tjerë që janë prekur nga liberalizimi, si udhëheqësit e tjerë të partisë (duke përmendur disa prej tyre), bile të flasësh pas (duke përmendur njërin nga shokët e sekretariatit të K.Q.).

Përfundimisht, sot e kësaj dite Xhaviti nuk mund të konceptojë se ç’mund të ketë ndodhur me Beqirin. Përsa i përket shokëve të tjerë të Partisë, nuk mendon që mund të ketë ndodhur ndonjë gjë serioze, që të ngrihet kundër udhëheqësit kryesor të Partisë. Kur mori vesh për emërimin në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Sami Meçollarit, të pa njohur, Xhaviti tha: “Shumë mirë që e emëruan një njeri të ri në këtë post”.

“BENI”

VLERËSIMI I TË DHËNËS:

Kjo e dhënë ka vlerë pasi të dënuarit që implikohen, se në udhëheqjen e këtyre ka kontradikta, se këto nuk i besojnë njeri tjetrit dhe se ka rëndësi ka që po ndodhin kontradikta në udhëheqjen e këtyre.

Detyrë: Agjenti u porosit që të bisedojë se si do t’i komentojë Xhaviti problemet e Plenumit të V-të të Partisë.

MASAT OPERATIVE

Pjesa ku bëhet fjalë për Xhavit Qesen, u shtyp në një kopje dhe u vendos në dosjen formulare të tij.

PUNËTORI OPERATIV                                                                  U PA

   ESAT LATA                                                                    10/8/1974 I. Musta

Raport-informacion i oficerit të Sigurimit të Shtetit, Esat Lata, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit, me pseudonimin “Radohima”, lidhur me bisedat e bëra nga Xhavit Qesja dhe të dënuarit e tjerë në burgun e Burrelit

                                                                                              DHËNË B.p. “RADOHIMA”

                                                                                               Marrë P.Op. Esat Lata

                                                                                               Burrel më 27/8/1974

                                                                                                    Nr.194

                                           R A P O R T

Ai raporton se më datën 23/8/1974, gjatë një bisede me Xhavit Qesen, Xhaviti i tha atij, se shteti Shqiptar nuk zbaton ligjet ndërkombëtare, po lëri këto, por nuk zbaton edhe ligjet që i ka vënë vetë.

Nuk më vjen keq për vdekjen, por më vjen keq për vendin që ndodhet midis Romës dhe Athinës dhe po vuan midis dy vendeve më të kulturuara Europiane.

Edhe populli nuk është gjë, është pa vitalitet. Popull me vitalitet është populli Polak vetë e vuri Gomulkën dhe vetë e hoqi, kurse tek në s’ka luajtur asnjë herë që mbas çlirimit.

                                                                                         “RADOHIMA”

 

Vlerësimi i të dhënës:

E dhëna ka vlerë sepse Xhavit Qesja shprehet se populli Shqiptar po vuan.

Detyrë: B.P. nuk ju dha detyrë sepse i janë ngarkuar edhe detyra të tjera.

MASAT OPERATIVE

Pjesa ku bëhet fjalë për Xhavit Qesen u shtyp në një kopje dheu vendos në dosjen formulare të tij.

U PA                                                                            PUNËTORI OPERATIV

28/8/1974 I.Musta                                                           ESAT LATA

                                                Vijon numrin e ardhshëm (MEMORIE.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur dashnor kaloci xhavit qese dashnor kaloci xhavit qese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet