LIVE UPDATES
Politike

“Shqipërisë po i ikën palca kurrizore”/ Kryemadhi nga SHBA: Jemi gati shpirtërisht për hapjen e negociatave

4 Shkurt 2020, 20:21 Nga DOSJA
“Shqipërisë po i ikën palca kurrizore”/ Kryemadhi nga

SHBA- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte në Uashington, ku është takuar drejtues të institucioneve të SHBA, për të rakorduar zgjidhjen e krizës politike në vend. Kryemadhi shprehet se Shqipëria është gati shpirtërisht për hapjen e negociatave, por nuk ofron kapacitete njerëzore , profesionale dhe intelektuale për të vazhduar procesion e integrimit dhe anëtarësimit të vendit tonë në BE. Sipas Kryemadhit dy nga problemet e Shqipërisë sot janë varfëria dhe ikja e rinisë jashtë.

PJESË NGA INTERVISTA NË SHBA

Pyetja: Znj.Kryemadhi ju vini në SHBA, pas një situate që ka kaluar kohët e fundit Shqipëria. Në pikat e përgjithshme cila është situata sot në vendin tonë?

Kryemadhi: Është ajo që thashë dhe pak më përpara në takim, në kuadrin e sensibilizimit të të gjithë shoqërisë shqiptare, sidomos të brezit të ri që është larguar nga Shqipëria për shkak të mungesës së funksionimit të shtetit, për shkak të mungesës së ofrimit të mundësive për të rinjtë shqiptarë.

Shumë të rinj dhe të reja shqiptarë janë larguar drejt Amerikës, Anglisë, Gjermanisë dhe shumë vendeve të tjera dhe pjesa më e rëndë që po e dëmton faktikisht shtetin tonë është palca kurrizore e kombit që janë intelektualë, shtresa e mesme dhe pjesa më e shkolluar e saj. Ne ishim në Michigan, në takimin e parë i cili ishte shumë mbresëlënës por ishte dhe shumë ngacmues dhe ndërkohë ajo që pashë sot këtu ku gati 80% e sallës ishin anëtarë të LSI të cilët kanë qenë pjesë e LRI, më pas pjesë e strukturave drejtuese, të cilët shumë shpejt janë sistemuar dhe janë integruar në jetën e shtetit amerikan.

Por kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është varfëria që  i ndodh çdo ditë e më shumë Shqipërisë, gjë që e dobëson jashtëzakonisht rolin e Shqipërisë jo vetëm në rajon por dhe mundësinë dhe të ardhmen e brezave të rinj që ne shpresojmë që do të rriten dhe do të vazhdojnë për të mbajtur në  këmbë identitetin tonë kombëtar. Meqë të vish në Amerikë është e vështirë sepse është goxha larg, ne do të përfitojmë nga rasti për të bërë dhe disa takime të tjera në Uashington, me drejtues të institucioneve të SHBA në mënyrë të tillë për të rakorduar dhe për të ecur përpara me një axhendë që është shumë e rëndësishme për të zgjidhur këtë moment krize të cilën po kalon sot Shqipëria.

Shqipëria ka një hartë shumë të veçantë që është, 9 kushtet e Bundestagut, ku dhe për to janë dhe SHBA, krijimi të cilave dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me BE, është e vetmja rrugë e cila mbyll përfundimisht çdo iluzion të çdo interesi tjetër që nuk është pjesë e strategjisë shqiptare. Që janë dy partnerët tanë kryesorë BE dhe aleati ynë i vetëm strategjik, SHBA. Hapja e negociatave e qartëson përfundimisht axhendën e Shqipërisë dhe jetës politike shqiptare.

Kushtet në të cilat ndodhet sot rajoni, janë mjaft të vështira dhe integrimi dhe organizimi i gjithë faktorit shqiptar që jetojnë në SHBA, ka të bëjë jo vetëm me sensibilizimin e ngritjes së problematikave por edhe angazhimin e gjithë qytetarëve shqiptar, pra shtetasve shqiptaro-amerikan të cilët nëpërmjet ndikimit të tyre qoftë ndikimit politik, qoftë ndikimit ekonomik, për të detyruar politikën shqiptare, pra ne që në një farë mënyrë kemi arritur të krijojmë këtë lloj konfuzioni politik, për t’i dhënë drejtimin përfundimisht dhe për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin.

Mbyllja e tranzicionit, hapja e negociatave do të kërkojë kapacitete shumë të mëdha njerëzore. Sepse sot Shqipëria vërtet është e gatshme shpirtërisht për të hapur negociatat me BE, por sot Shqipëria nuk ofron kapacitetet njerëzore, intelektuale dhe profesionale për të ofruar dhe për të ecur në gjithë procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE. Edhe pse BE sot gjendet në kushte shumë të vështira, e vetmja mënyrë e thashë dhe më përpara, dielli në Shqipëri lind nga perëndimi dhe kjo është e vetmja mënyrë që ne të fuqizojmë rolin e Shqipërisë në rajon dhe t’i kthehemi atij stabiliteti që Shqipëria ka krijuar në këto 30 vite të tranzicionit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi ne shba monika kryemadhi kryemadhi ne shba monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet