E rëndë në Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42-vjeçari në gjendje të dehur vret shokun (EMRAT)
FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit 6 Tetor, 21:50 Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit 6 Tetor, 21:50 Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Berisha: Duke filluar nga nesër, mosbindje civile pa ndalim, Europa na mëson një gjë, liria ka një emër ky emër &eu...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, në selinë e PD-së.
Takimi u bë në kuadër të prezantimeve dhe diskutimeve që po bën ambasadorja Yuri Kim me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri.
Pas këtij takimi Basha tha se të gjitha takimet e sotme po bëhen për t’i dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe zhvillimi. Lideri demokrat paralajmëroi se dita nuk ka mbaruar dhe se do të ketë plot zhvillime dhe lajme, duke mos bërë të qartë se çfarë do të bëhet konkretisht.
“Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, në një reagim tjetër në Facebook, Basha thekson se i ka garantuar ambasadores Kim angazhimin serioz për zgjidhjen e krizës politike. Më tej, kreu i PD shton se SHBA do të vazhdojë të jetë në krah të popullit shqiptar, siç ka bërë edhe më parë.
“Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik. E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrdhënieve të shkëlyqera mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.
Lideri i PD-së takoi sot edhe kreun e PE, Sassoli dhe delegacionin e KiE, me të cilin ndau pikëpamjet e përbashkëta për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Kryetari i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha ditën e sotme ka pritur në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, me të cilin njofton...
TIRANË– Në një artikull kushtuar Shqipërisë “Financial Times” ka shkruar për rrugën e saj drejt integrimit.Përmes titullit “Shqiptarët pyesin nëse BE do t’...
Pas një konflikti të gjatë që kulmoi me bojkot dhe protesta, përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës u ulën në tryezë më 14 janar me synimin për të kryer refor...
TIRANË- Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me luftën ndaj ‘KÇK’, ose ‘kap ça të kapësh’, k...
TIRANË– Delegacioni i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare.Sipas bu...
TIRANE- Debati politik mes opozitës dhe qeverisë për më shumë se 48 orë ka në fokus paketën “Anti- KÇK”.Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot mediat dhe k...
TIRANË– Partia Demokratike ditën e sotme do të nisë një marshim për ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit.Me sloganin: “E duam jetën, e duam veten” PD-j...
Tiranë- Sot dhe nesër kryesia shqiptare e OSBE-së do të organizojë konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit. Mësohet se në këtë konfe...
Pesë vjet më parë, pas dy vitesh debatesh dhe një bojkoti parlamentar disamujor nga partitë e opozitës, dy krahët e politikës shqiptare ranë dakord të hartojnë ...
TIRANË- Deputeti demokrat, Myslym Murrizi, ka folur sot për Operacionin Forca e Ligjit, në kuadër të paketës anti-KÇK, dhe tha se është një show nga...