LIVE UPDATES
Politike

Partitë e mëdha lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri

4 Shkurt 2020, 11:59 Nga DOSJA
Partitë e mëdha lënë në hije kërkesat për

Pas një konflikti të gjatë që kulmoi me bojkot dhe protesta, përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës u ulën në tryezë më 14 janar me synimin për të kryer reformën zgjedhore –e cila konsiderohet si çelësi i zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri.

Katërshja e përbërë nga deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e opozitës në Parlament, Rudina Hajdari e quajti veten Këshilli Politik dhe u zotua që brenda 15 marsit të përfundojë ndryshimet ligjore në kuadër të reformës.

Axhenda e publikuar reflekton si busull të ndryshimeve të pritshme rekomandimet e OSBE/ODIHR-it si dhe disa prej arsyeve të bojkotit të opozitës, të tilla si ndarja e politikës nga krimi, financimi i partive politike, pastrimi i listave të zgjedhësve apo roli i medias në fushatën zgjedhore.

Një çështje mbetet veçanërisht në hije –ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, Shqipëria aplikon sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura. Por ky sistem fajësohet së fundmi për fuqizimin e kryetarëve të partive politike, zhdukjen e garës benda tyre si dhe faktorizimin e personazheve kontroverse me ndikim lokal.

Partitë kryesore janë sfiduar tashmë nga shoqëria civile, një numër qytetarësh dhe deputetë të opozitës në Parlament për të kaluar në sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura.

Më 7 janar, Nisma Thurje dorëzoi në Kuvend kërkesën për ndryshimin e sistemit, bashkë me firmat mbështetëse të 50 mijë qytetarëve. Një kërkesë e dytë është depozituar tashmë në formë amendamenti në Kuvend nga deputeti i opozitës, Myslim Murrizi dhe firmëtarë të tjerë.

Megjithatë, propozimet kanë rënë në veshin e shurdhër të tre partive kryesore, të cilat duket se nuk e mbështesin një ndryshim të sistemit zgjedhor në vend.

Avantazhet e listave të hapura

Mbështetësit e ndryshimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri besojnë se hapja e listave të deputetëve dhe kalimi në sistemin porpocional kombëtar do ta bëjë politikën më të përgjegjshme përballë elektoratit si dhe do t’u heqë kryetarëve primatin; duke hapur garën brenda partive politike.

Ata besojnë gjithashtu se ky sistem do të korrigjojë raportin e prishur të përfaqësimit politik në vend apo do të nxjerrë jashtë loje personazhe me të kaluar të errët, por me ndikim në rajone të caktuara.

Rudina Hajdari, deputete e opozitës në Parlament dhe anëtare e Këshillit Politik i tha BIRN se listat e hapura do të mundësonin rritjen e cilësisë së përfaqësuesve në Kuvend.

“Hapja e listave e bën më të përgjegjshëm sistemin përballë elektoratit, sepse vendosja e kandidatëve në listë duhet të jetë e përgjegjshme, pra nuk mund të vendosen kandidatë thjesht për të mbushur listat apo për të bërë qoka, por duhet të vendosen kandidatë që vërtetë kanë peshë,” tha Hajdari.

Deputetja mendon gjithashtu se hapja e listave të deputetëve është e domosdoshme edhe për demokratizimin e partive politike.

“…Kjo është e domosdoshme nëse flasim për një riciklim të figurave brenda partisë, sepse dihet që zgjedhjet brenda partisë nuk funksionojë në mënyrë demokratike, pra janë shumë të manipuluara,” thotë Hajdari, duke shtuar se kryetarët do të detyrohen të sigurojnë një mbështetje më të gjerë nga publiku.

Myslim Murrizi, një tjetër deputet i Partisë Demokratike që vendosi të qëndrontre në Kuvend ka depozituar tashmë një amendament për ndryshimin e sistemit në porpocional kombëtar me lista të hapura. Megjithatë, Murrizi pohon se ndryshimi i sistemit pengohet nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

“Prej tre palë zgjedhjesh, qytetarët nuk kanë më asnjë shans për të zgjedhur me votë përfaqësuesin e tyre sepse ata janë pothuajse të gjithë të emëruar nga Rama dhe Basha,” tha Murrizi.

Deputeti demokrat mendon se listat mund të hapen edhe pa ndryshuar sistemin politik, megjithëse ai është në favor të sistemit proporcional kombëtar për të zvogëluar influencën e individëve me probleme të figurës apo lidhjeve me botën e krimit.

“Për këtë duhet ndryshuar Kushtetuta, por unë nuk shoh asnjë problem, pasi votat janë por mungon vullneti i dy padrinove,” tha Murrizi, duke iu referuar sërish Ramës dhe Bashës.

Mungesa e entuziazmit PS-PD

Ndryshe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile apo deputetët opozitarë në Parlament, përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike nuk ndajnë të njëjtin mendim për ndryshimin e sistemit.

Ndonëse publikisht shprehen të hapur për diskutime, partitë e mëdha e kanë shfaqur tashmë mungesën e tyre të interesit për të prekur sistemin edhe përmes axhendës së reformës zgjedhore; çështje e përcaktuar për t’u diskutuar më 10 mars ose vetëm 5 ditë para përfundimit të ndryshimeve ligjore.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i cili udhëheq reformën zgjedhore i tha BIRN se Partia Socialiste nuk e lidh rezultatin e vet elektoral me sistemin që aplikohet. Sa për kritikat, Gjiknuri mendon se kundërshtime të ngjashme i janë adresuar edhe sistemeve të mëparshme.

“Ne kemi bindjen se problematikat e zgjedhjeve nuk kanë të bëjnë me sistemet zgjedhore në vetvete, por me vullnetin e politikës për të respektuar dhe zbatuar përcaktimet e legjislacionit zgjedhor,” tha Gjiknuri.

Qëndrimi i Partisë Socialiste përforcohet edhe nga deputeti Ervin Bushati, i cili thotë se partia e tij nuk i sheh të arsyeshme listat e hapura.

“…çdo sistem ka të mirat e të këqijat e veta. E rëndësishme është që palët të dakortësohen e të luajnë ndershëm. Politika nuk duhet t`i bëjë bisht punës së vet e të fshihet pas sistemit. Nëse ky sistem dështon faji mbetet i politikës,” tha Bushati duke theksuar se nuk ka një sistem perfekt.

“Problemi i zgjedhjeve sot është që të mos shtrembërohet vota. Nëse flasim për sistemit zgjedhor, lipset ta shohim në këtë sfond. Fatkeqësisht shoh që kjo temë po përdoret për të lënë jashtë vëmendjes problemin e madh real…,” shtoi Bushati për BIRN.

Ivi Kaso, ekspert i Partisë Demokratike në tryezën e reformës zgjedhore ndan dyshime të ngjashme lidhur me sistemin zgjedhor. Duke insistuar se ky është qëndrimi i tij dhe jo i Partisë, Kaso i tha BIRN se opozita është e hapur për një diskutim të gjerë dhe të sinqertë mbi sistemin zgjedhor –ndonëse nuk ndan të njëjtin entuziazëm për ndryshimin e sistemit.

“…mund të thuhet se partitë kryesore opozitare nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm për sistemin Proporcional Rajonal me Lista të Hapura, të artikuluar nga forca politike emergjente ashtu dhe individë me ambicie politike që shohin te ndryshimi i Sistemit shpresën për futjen ose mbijetesën e tyre në politikë,” tha Kaso për BIRN.

“Unë, personalisht besoj se diskutimi për sistemin duhet të udhëhiqet nga parime dhe jo nga interesa të momentit,” shtoi ai.

Demokracia jo-përfaqësuese

Sistemi zgjedhor proporcional në përputhje me ndarjen administrative është i sanksionuar në nenin 64 të Kushtetutës dhe përveç vullnetit politik, ndryshimi i tij do të kërkonte edhe ndryshime kushtetuese.

Megjithatë, mbështetësit e listave të hapura mendojnë se ky objektiv është i arritshëm edhe pa ndryshime kushtetuese. Deputetja Rudina Hajdari i tha BIRN se ekziston hapësira për të hapur listat pa ndërhyrë në Kushtetutë, ndonëse ajo vetë është në favor të ndryshimeve kushtetuese.

“Hapja e listave është një proces që mund të evitojë ndërhyrjen në Kushtetutë, por kjo do të hapte një tjetër debat, pasi nëse sistemi vazhdon të jetë një sistem propocional rajonal, nuk shmang atë fenomenin e bajraktarëve apo të “fortëve” lokalë që shpeshherë ushtrojnë presion ndaj votuesve,” tha Hajdari për BIRN.

Ndryshe nga Hajdari, eksperti demokrat Ivi Kaso mendon se çdo ndryshim në sistem do të kërkonte amendamente kushtetuese dhe për rrjedhojë, edhe dakordësi të klasës politike. Kaso shpjegon se nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës përcaktojnë praktikisht sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura dhe ndryshimin ai nuk e konsideron një ushtrim të lehtë.

“Çdo ndryshim i mëvonshëm do të kërkonte një dakordësi të klasës politike e cila do të mundësonte një amendim të parashikimit kushtetues, ushtrim jo fort i lehtë ky, veçanërisht në një klimë ndasie të thellë politike,” thotë Kaso.

Kristaq Kume, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mendon se hapja e listave të deputetëve mund të realizohet edhe përmes ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, pa prekur Kushtetutën. Megjithatë, Kume nuk beson se sistemi zgjedhor është shkaktari i problemeve politike të Shqipërisë.

“Demokracia përfaqësuese tek ne s’është plotësisht funksionale. Ajo nuk arrin të realizojë parimet themelore kushtetuese sipas të cilave populli është sovran dhe sovranitetin e tij e shpreh nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur prej tij, në zgjedhje të lira dhe demokratike,” tha Kume, duke fajësuar për këtë mënyrën se si partitë politike e kuptojnë dhe e zbatojnë demokracinë përfaqësuese.

“Një ndër keqpërdorimet e kësaj demokracie në vendin tonë është mënyra se si zbatohet tek ne Sistemi Proporcional Rajonal,” përfundoi Kume për BIRN. Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marreveshja per reformen zgjedhore partite e medha sistemi zgjedhor tryeza per reformen zgjedhore marreveshja per reformen zgjedhore partite e medha sistemi zgjedhor tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës