LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kanë arrestuar mësuesin/ S’u kursyen në përçimin e dijeve, por diktatura i dënoi

7 Mars 2020, 09:58 Nga DOSJA
Kanë arrestuar mësuesin/ S’u kursyen në

Themeluan institucione arsimore. Hartuan tekste shkollore. Nuk e kursyen veten në përhapjen e dijeve. E megjithatë, diktatura i dënoi. Kujtojmë dhe nderojmë sot mësuesit, intelektualët e rrallë dhe njerëzit me shpirt të zjarrtë, që u vranë e u burgosën në komunizëm. Që një mëngjes papritur nuk u shfaqën më në katedër dhe nxënësit druheshin të thoshin me zë të lartë që mësuesi ishte arrestuar. Por dhe ata që iu ndalua fjala dhe profesioni. Që askush nuk mund t’i uronte më lirshëm: “Gëzuar 7 Marsin!”

Të rendisësh gjithë mësuesit e dënuar në komunizëm është një sfidë shumë e madhe, sepse i tillë është edhe numri i tyre. Ky shkrim është shumë larg realizimit të kësaj sfide, por sot, në Ditën e Mësuesve, kërkojmë të kujtojmë persekutimin e padrejtë që përjetoi kjo kategori, e cila ishte një nga më të goditurat. E para, sepse mësues u bënë njerëzit më të shkolluar, shpesh herë edhe jashtë Shqipërisë, të cilët ishin në shenjestër, por edhe sepse ata, duke pasur një shkallë njohurie dhe ndërgjegje të lartë, e kuptonin gjendjen ku kishte hyrë Shqipëria dhe e kundërshtonin atë. Një arsye tjetër është që mësuesit e parë të specializuar brenda vendit, ata që studiuan në shkollat e mesme pedagogjike, u përkisnin shtresave të “armiqve”. Duke qenë që Shqipëria pas luftës, kishte nevojë për mësues në fshatrat e thella, kjo detyrë e rëndë iu la pikërisht klasës më pak të favorizuar, të cilët, me atë rast, patën mundësinë për t’u shkolluar dhe për të punuar në profesion. Megjithatë kjo nuk do të zgjaste shumë. Prejardhja familjare bënte që këta mësues të survejoheshin pa pushim dhe mjaftonte një varg apo një fjalë që ata të dënoheshin, siç ndodhi me Uran Kostrecin, që zëvendësoi të atin në burg. Por edhe nëse sjellja e tyre ishte brenda së lejueshmes, biografia do e kthente shumë shpejt në zonë të ndaluar, profesionin e mësuesit. Sapo u formuan mësues të rinj me biografi të pastër, shumë prej fëmijëve të familjeve armike, u pushuan dhe u dërguan në punë krahu. Kështu ndodhi me Ida Temalin, vajzën e farmacistit, Gjon Temali, të pushkatuar pas shpërthimit të bombës në Ambasadën Sovjetike. Që ajo të vazhdonte shkollën, sakrifikuan në punë të rënda e ëma dhe të motrat, po shumë shpejt u pushua nga puna si mësuese dhe iu bashkua atyre. Po ishte edhe pozicioni i rëndësishëm i mësuesve si edukatorë brezash, që tërhiqte mbi ta vështrimin e Sigurimit, duke e rritur mundësinë e dënimeve. Ndaj mësuesit e dënuar i has ngado nëpër dëshmi e biografi. Disa janë ezkekutuar, disa janë dënuar me burgje, disa të tjerë janë internuar dhe mjaft prej tyreve iu është hequr e drejta e profesionit. Komunizmi ka lënë shumë gjurmë goditjesh mbi këta intelektualë, duke mos u stepur as para simboleve të gjalla të kësaj fushe, siç ishte Sevasti Qiriazi, që mbylli sytë me hidhërimin e një biri të vrarë nga torturat në burgjet komuniste dhe një tjetri në qeli. Nuk u stepën as para vajzave të reja, siç ishte Marie Tuci, mësuesja 22-vjeçare që u torturua për vdekje.

I ka përndjekur në çdo fazë të tij, si në vitet e para, kur në 1945-ën, u arrestua mësuesi nga Prizreni, Kolë Margjini, që kishte studiuar pedagogji në Vjenë, i cili iu dorëzua serbëve dhe ndërroi jetë në burgjet e tyre pas pesë vitesh, deri te ato të fundit, kur në vitin 1988, u var në mes të Kukësit, arsimtari dhe poeti Havzi Nela. 11 vite më parë ishin pushkatuar dy mësues-poetë të tjerë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Vilsonit nuk iu dha e drejta të punonte në profesion, ndërsa Gencit iu hoq kjo e drejtë pas disa vitesh punë dhe më pas, në vitin 1977 atyre iu hoq dhe e drejta për të jetuar. Et’hem Haxhiademi është një tjetër mësues dhe shkrimtar që nuk i mbijetoi komunizmit edhe pse nuk u dënua me ekzekutim. Ai humbi jetën në burgun e Burrelit, në vitin 1965, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar një natë në shtëpinë e tij, teksa, siç shkruan Profesor Hazir Mehmeti, ishte duke korrigjuar hartimet e nxënësve. Në atë burg, kishte mbyllur sytë 8 vite më parë, i dënuari i pëjetshëm i orëve të para të komunizmit, arsimtari dhe ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korça, që vendosi t’i jepte fund jetës me një grevë urie. Ata kanë mbetur përjetësisht të burgosur në Burrel.

Të tjerë, arritën të dalin nga burgjet komuniste, por nuk iu kthyen më kurrë mësuesisë. Ishin intelektualë të arsimuar jashtë, njohës të disa gjuhëve të huaja, që pasi u liruan, filluan të bëjnë punë të rëndomta, ose në rastin më të mirë përkthime, sigurisht në anonimat. Izet Bebeziqi, njihte 11 gjuhë të huaja, por u dënua për një grusht fjalësh, për më tepër të vërteta, që “pjesëmarrja në votime nuk është e detyrueshme”. E bëri këtë deklaratë në zgjedhjet e para të 2 dhjetorit 1945 dhe u arrestua për t’u dënuar me 7 vite burg. Hysni Alimerko, i diplomuar në Firence, vuajti 16 vite burg. Veniamin Dashi, profesori i Normales së Elbasanit, Liceut të Korçës dhe gjimnazit të Durrësit, me gradë shkencore në histori, të marrë në Vjenë, u dënua me 20 vite burgim, por u lirua më herët për të punuar si punëtor krahu e më pas si përkthyes anonim. Themeluesi i Ushtrimores së Elbasanit, Sulejman Harri u dënua me burgim të përjetshëm dhe megjithëse u lirua në vitin 1956, i përjetshëm mbeti largimi i detyruar nga mësimdhënia. Të tre këtë të fundit, u dënuan në vitin 1947. Po atë vit u dënua mësuesi dibran Edip Tërshana. U arrestua në sy të nxënësve dhe u dënua me ekzekutim. Siç ndodhi një vit më vonë me mësuesin dhe hartuesin e teksteve, Fadil Gurmani. Ai u ekzekutua më 9 mars 1948, dy ditë pas asaj që në 1960-ën do të shpallej Dita e Mësuesit. Nuk arriti ta festonte kurrë, si shumë kolegë të tij, shumica e të cilëve nuk janë përmendur në këtë shkrim.

Edhe ata që e mbërritën gjallë këtë datë, u mohuan në vazhdim nga urimet e nxënësve, te të cilët respekti ndaj mësuesit do të mbështillej me frikë. U mohuan edhe nga çdo vlerësim i merituar për kontributin e tyre, duke e zbrazur panteonin shqiptar të mësuesve që i paraqitej publikut nga figurat e tyre. Me rënien e regjimit komunist, disa prej këtyre mësuesve kanë marrë titullin “Mësues i popullit” e  medalje të tjera, megjithatë ka ende shumë për për të bërë për të nderuar figurat e tyre. Nëse mesazhet e të gjithëve në këtë ditë janë urime për mësuesit, nuk duhet anashkaluar një tjetër akt i rëndësishëm për nderimin e tyre: kujtesa.

Marrë nga Kujto.al

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur 7 marsi dita e mesuesi 7 marsi dita e mesuesi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë