LIVE UPDATES
Bota

1 Shkurt 2020, 14:23 Nga DOSJA

SHBA– Mbrëmjen e djeshme është  zhvilluar një takim me shumë njerëz të dashur të legjendës së basketbollit që u shua më 26 janar ku edhe u trasmetua letra që ai kishte shkruar më parë për sportin, gruan dhe 4 vajzat e tij.

Disa tifozë brohorisnin dhe të tjerë qanin ndërsa videoja transmetohej  në sfond.

Ceremonia emocionuese erdhi para se Los Angeles të luante Portland në ndeshjen e saj të parë që nga Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë u vranë në një përplasje me helikopter të dielën e 26 janarit ndërsa, udhëtuan përmes Calabasas për një lojë basketbolli me të rionjtë.

Pas videos, skuadra pati 24.2 sekonda heshtje.

E veja e tij, Vanessa Bryant, më vonë postoi një foto në Instagram të karrigeve në stadium të mbuluar me trëndafila, dhe me stolat që mbanin fanellën e Bryantit No.24 Laker dhe fanellën N.2 Mamba të Gianna.

Loja përfundoi me Portlandin duke fituar 127 me 119.

Lideri i Lakers, LeBron James, i cili erdhi në ekip si agjent i lirë në 2018, më pas mbajti një fjalim, duke filluar me leximin e emrave të nëntë viktimave – John, Keri dhe Alyssa Altobelli, Sarah dhe Payton Chester, Christina Mauser, Ara Zobayan dhe Bryants.

James u tha fansave se ai kishte përgatitur disa rreshta për të lexuar.

James tha që ai e shikoi ceremoninë si një festë.

“Kjo është një festë e gjakut, djersës, lotëve, trupit të copëtuar, ngritjes, çdo gjë, orëve të panumërta. Vendosmëria për të qenë e shkëlqyeshme siç mund të ishte.”- u shpreh ai.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan është shuar me 26 janar pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpërbotë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lakers lebron james vanessa bryant vdes kobe bryant lakers lebron james vanessa bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll
Bota 1 Shkurt 2020, 12:27

 LAS VEGAS- E  ëma e legjendës së basketbollit Kobe Bryant pas vdekjes së të birit, ka humbur të gjitha fuqitë, dhe duket që nuk po e mban dot veten nga e gjith...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit