LIVE UPDATES
Editorial

Projekti kriminal që hap zgavrat fiskale në të gjithë Shqipërinë

21 Shkurt 2020, 13:23 Nga DOSJA
Projekti kriminal që hap zgavrat fiskale në të gjithë

TIRANË- Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit të dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit. Të njohura ndryshe si Duty Free, dyqanet që tregtojnë mallra pa taksa u mbyllën në vitin 2003 nga ish qeveria e Fatos Nanos për shkak të presionit të fortë të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat i quanin ato si gropa të zeza në sistemin tatimor. E vetmja pikë Duty Free që u lejua ishte ajo e Aeroportit të Rinasit për të stimuluar turizmin, por edhe vetë aeroportin i cili në atë kohë ndodhej në gjendje të mjerueshme.

Por 17 vjet pas mbylljes, qeveria po tenton të rikthejë sërish çibanët fiskalë në të gjitha doganat tokësore të vendit. Madje jo vetëm kaq. Sipas projektaktit, bizneset që do të marrin lejet për Duty Free-t në doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin edhe karburant pa taksa.

Ky është një projekt pas të cilit qëndrojnë interesa të forta ekonomike. Arsyeja është e thjeshtë. Në Shqipëri karburanti është një mall i taksuar fort. Sipas sistemit aktual, në cdo 1 litër karburant që kushton rreth 170 lekë, vetëm 70 lekë janë kosto produkti, ndërkohë që 100 lekë janë taksat që mbledh shteti.

Biznesi ose bizneset që do të marrin lejen për të hapur duty free-t nëpër doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin karburant pa paguar asnjë lekë taksë. Pra të shesin karburant me 70 lekë duke realizuar fitime marramendëse në kurriz të buxhetit dhe qytetarëve.Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon rreth 1.2 miliardë euro në vit. Nga këto 700 milionë euro shkojnë direkt si taksa për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto dhe fitim tregtarësh.

Prej këtej nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh nga përhapja e dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat tokësore të kufirit. Një pjesë e mirë e 700 milionë eurove, që sot shkojnë si të ardhura në buxhet do të përfundojnë në llogaritë e bizneseve që do të kenë Duty Free-t në dogana. Por ky mund të jetë edhe një biznes i vetëm, pasi të gjitha liçencat mund të përfundojnë në një dorë duke krijuar kështu monopolin e zi të shkallmimit të sistemit tatimor. Dhe këto llogari janë vetëm për karburantin, pa përfshirë cigaret apo mallrat e tjerë të akcizës.

E gjithë çështja tashmë është kush qëndron pas këtij projekti? Ose më saktë kush po e privatizon buxhetin e shtetit duke krijuar zgavra fiskale në të gjithë Shqipërinë? Kjo do të mësohet shumë shpejt nëse qeveria do të avancojë përpara me nismën, e cila tashmë është në fazën e projektaktit.

Vetëm 5 vjet më parë, kjo qeveri vendosi të kufizojë deri në 200 litra sasinë e karburantit që një automjet mund të merrte në vendet kufitare si Maqedonia e Veriut apo Kosova ku nafta kushton më pak për shkak të taksave më të ulëta. Sot nga skutat e qeverisë që përfaqësojne interesa okulte kriminale del një plan për të shndërruar Shqipërinë në qendrën rajonale të kontrabandës, me interesin e vetëm që ata të cilët janë pas këtij projekti të përfitojnë qindra milionë euro në vit. Ky projekt duhet ndalur me çdo kusht.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial duty free klodian tomorri projekti kriminal duty free klodian tomorri projekti kriminal

Sondazh

Poll
Editorial 18 Shkurt 2020, 16:00

Donacionet, kreditë dhe borxhi

TIRANË- Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin...

Editorial 16 Shkurt 2020, 17:28

SHBA-BE miq apo armiq?

GJERMANI- Përbrenda kishte kohë që ziente. Por tani krisjet në marrëdhëniet transatlantike kanë dalë në pah më...

Editorial 6 Shkurt 2020, 16:06

Turpi i Gjermanisë

GJERMANI– Para një jave, më 29 janar 2020, Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e Holocaustit. Shkas ishte përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të pë...

Editorial 5 Shkurt 2020, 06:14

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Një oficere e policisë së shtetit, bionde dhe me zë të ëmbël, u shfaq në një deklaratë për mediat me gjysmën e fytyrës së mbuluar nga një palë syze dielli, për ...

Editorial 3 Shkurt 2020, 18:59

Çfarë e pret kryeministrin Albin Kurti?

Pas 23 vitesh në opozitë, Albin Kurti do të mbajë mbi shpatullat e tij peshën më të madhe politike që pas shpalljes së Pavarësisë. Kryeministrit të ri të Kosovë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet