All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

DOSJA-KARABURUNI/ Prokuroria italiane i akuzon për trafik droge, kush janë shqiptarët që iu erdhi ‘pusulla’ nga përtej

26 Shtator 2020, 09:41 Nga DOSJA
DOSJA-KARABURUNI/ Prokuroria italiane i akuzon për trafik droge, kush
All - Paragraf - 1

TIRANË- Megaoperacion me qindra të akuzuar për pjesëmarrje në trafik droge nga vendet e Amerikës Latine. Prokuroria italiane ka publikuar emrat e të gjithë personave që do të merren si të pandehur nga drejtësia italiane për kalimin e “mallit” nga Shqipëria në Itali përmes Karaburunit. Dosja.al ka kërkuar për të gjithë emrat e shqiptarëve, disa prej të cilëve kanë pasur një të shkuar të dëgjuar kriminale. Disa prej tyre janë vrarë për shkak të pazareve të prishura të drogës, ndërsa të tjerë janë aktivë edhe sot duke përfunduar vetëm së fundmi pas hekurave.

EMRAT DHE E SHKUARA E ERRËT-
Veliko Arben

Viti 2008- Prej më shumë se dy vitesh ishin shpallur në kërkim “përgjegjësit” e heroinës nga Shqipëria në Itali. Në prangat e Policisë Shqiptare, ranë 5 persona: Arben Veliko, Dritan (Orges) Jahelezi, Latimir Hoxha, Panajot Dhiamandi dhe Sokol Kashta. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, pesë të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas shqiptarë në Itali kanë trafikuar në vitin 2008 një sasi prej rreth 12 kilogramë lëndë narkotike, drejt shtetit fqinj. Biznesmeni i arrestuar Arben Veliko ka pasur rol parësor në trafikimin e sasisë prej 11.8 kilogramësh drejt Italisë. Po sipas burimeve, Aliko dyshohet të ketë qenë pronari i drogës, ndërsa të arrestuarit e tjerë kanë shërbyer si ndërmjetës mes tij dhe blerësve të mallit. Rruga që ka ndjekur lënda narkotike ka qenë ajo detare. Burimet bënë të ditur se droga ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet portit detar të Vlorës. Korrierë të saj kanë qenë dy shqiptarët e arrestuar në Itali, Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari.

Pilo Zanaj

Viti 2016– Finalizohet operacioni “Flash”, një aksion i policisë si në filma… 5 të arrestuar, 70 kg marijuanë të bllokuar si dhe tre automjete. Besian Halka dhe Pilo Zanaj u kapën në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip “Benz” dhe BMË 12 thasë me 70 kg drogë.

Kristaq Pelari

Viti 2014- Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë me precedentë të shumtë penalë. Zenel Gjuta, 31 vjeç, i diplomuar në Universitetin e Palermos dhe banues në Piza të Italisë dhe Kristaq Pelari, 36 vjeç, banues në Rrugën Volturno 22, po në Piza. Shqiptarët u arrestuan për vjedhje bizhuterish me vlerë mbi 15 000 euro. Kristaq Pelari rezulton pronar i një biznesi të vogël në fushën e ndërtimit, megjithatë gjatë natës punonte si “skifter”. Një ndër sendet me vlerë që kishin vjedhur ishte një orë e shtrenjtë e markës “Rolex” dhe një varëse e florinjtë me gurë diamanti.

Valmir Kola
Viti 2014- Valmir Kola kërkohej nga Policia pasi mbi të rëndonte një urdhër arresti i Gjykatës së Apelit të Torinos. Valmiri ishte dënuar me 26 muaj burg për vjedhje pasi së bashku me shqiptarë të tjerë ishte pjesëmarrës në tri vjedhje banesash e lokalesh në zonën e Vall d’Aosta-s në verën e vitit 2012.

Daniel Likaj
Viti 2014- Vetëm 27 vjeç, Daniel Likaj u ekzekutua në rrethana misterioze në malin e Shashicës mbrëmjen e 27 gushtit në Vlorë. Daniel Likaj sapo ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në vitin 2010 gjatë operacionin “Lindja e Diellit”, ku u godit një rrjet i madh trafikantësh ndërkombëtarë të drogave, nga Shqipëria në drejtim të Italisë, Greqisë, apo Belgjikës. Pista kryesore për vrasjen e tij ka qënë prishja e pazareve të drogës. Por nuk përjashtohet edhe dyshimi i autorëve tek viktima se mund t’i kishte tradhtuar gjatë hetimeve të organizatës për të përfituar dënim të ulët. Sipas dëshmitarëve, 3 persona të armatosur me automatikë dhe pasi debatuan ashpër me 27-vjeçarin, e ekzekutuan dhe u larguan me vrap.
—-
Viti 2019– Mane Driza, ose ndryshe Tony Montana shqiptar. Driza është një vrasës serial që operonte në veri të Londrës. Ai u dënua me 20 vite burg nga Gjykata e Old Bailey, duke e shpallur fajtor për 4 vrasje dhe një të mbetur në tentativë në Shqipëri. Në 2001 në Shqipëri ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy personave, krim i kryer në bashkëpunim me babanë e tij. Në qershor 2002, ai u dënua në Siçili pasi akuzohej se vrau Albert Blushajn dhe plagosi Artan Maskajn. Mesa duket Driza gjatë viteve që ka qëndruar në Itali ka qënë i përfshirë edhe në trafikun e drogës.

Viti 2020 – Orgesi është një nga 6 vëllezërit Jahelezi: Enio pronar i “Cavalli” Clab, “Amsterdam” Clab, hotel “Deluxe” etj. Orges Jahelezi i hetuar për heroinën e kapur në Has, Gramoz Jahelezi, i hetuar për dy atentate në dëm të viktimës Flamur Toska, Elvis ose Franc Jahelezi, vëllai i tij Xhevdet Jahelezi, dhe vëllai tjetër Luan Jahelezi.
Orges Jahelezi, të cilit OFL i kërkoi sot të justifikojë pasurinë, njihet si anëtar i grupit të Shijakut i cili u arrestua gjatë operacionit “VOL-VO 4” pas zbulimit të laboratorit të drogës në Has. Grupi kriminal trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës. Grupi i Shijakut drejtohej nga Astrit Avdyli, ndërsa në pranga asokohe u vunë edhe vëllezërit e tij dhe disa anëtarë të bandës. Mesa duket aktiviteti i Orgesit ka nisur edhe më herët sesa rasti i dy viteve më parë në Has.

Viti 2014- Ndërtuesi Arben Veliko më 2 shtator 2014 ishte shënjestra e radhës e atentateve në qytetin e Vlorës. Me dy plumba, një në mes të trupit dhe një në këmbë, Veliko ia doli që të mbijetonte por deklaroi se nuk kiste konflikte me askënd në Polici. Por harroi të përmendte, se vite më parë kishte qënë “përgjegjës” për trafikun e drogërave në Itali.

Uran Cucaj

Viti 2012- Uran Cucaj bashkë me Eduard Haberin u kapën me 1 kg e 170 gr, kokainë. Sipas zyrtarëve të policisë italiane, droga e sekuestruar në Modena kap vlerën e rreth 210 mijë eurove.
—-
Lulezim dhe Mondi Tahirllari (përmendet Lefter Maskaj)

Viti 2010– Hetime që zgjarën më shumë se pesë vjet midis Italisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Belgjikës u kapën një ton e 300 kilogram marijuanë dhe 10 kilogramë heroinë. Ishte bashkëpunëtori shqiptar të drejtësisë: Lefter Maskaj, i cili përshkroi në detaje strukturën komplekse të rrjetit ndërkombëtar në të cilin udhëtonin drogat duke nisur nga shqiëpria. Operacioni përfundoi me 23 të pandehur, mes tyre edhe dy Tahirllarët.

Kujtim Drazhi

Viti 2006- 15 të prangosurit e operacionit “Karaburun 2006” u dënuan me 101 vite burg për trafik droge në drejtim të Italisë. Bëhet fjalë për: Alket Muça, Arben Maskaj, Bernard Aliu, Blerim Shehaj, Kujtim Drazhi, Laurent Pashaj, Roland Kapxhiu, Spartak Myslymi, Mikele Gurinjo, Frederik Aliu dhe Genci Arapi, do të vuajnë nga 6 vjet e 8 muaj burg. Po sipas vendimit, Edmond Beqiri do të vuajë 8 vjet e 8 muaj heqje lirie, Mustafa Zaho e Selam Binaj nga 7 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe Hysen Mehmeti, 4 vjet e 8 muaj. Megjithatë të gjithë përfituan uljen e një të tretës së dënimit.

Më 26 korrik 2006, në vendin e quajtur Gjiri i Bristanin në Gadishullin e Karaburunit, policia sekuestroi një sasi prej 580 kilogramë marijuanë. Më 23 gusht 2006, në portin e Durrësit u ndalua Mikele Guarino, ndërsa kishte në çantë 500 gramë heroinë.
Mareglen Halka dhe Fatbardh Kapllanaj (përmendet dhe Daniel Likaj)

Viti 2010- Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës. Një operacion policor i koduar “Lindja e diellit”, zhvilluar njëkohësisht në katër shtete, Shqipëri-Itali-Greqi-Belgjikë, është finalizuar me arrestimin e 35 personave (24 shqiptarë), shumica prej të cilëve shtetas shqiptarë. Shqiptarët ishin kryesisht nga Kavaja, Vlora por ka dhe nga Elbasania dhe Pogradeci e Korça; të gjithë rezident në Itali.

Dy prej të dyshuarve si anëtarë të këtij rrjeti trafiku ishin arrestuar në Shqipëri që prej vitit 2007, e konkretisht: Maringlen Hallka dhe Fatbardh Kapllanaj. Grupi kriminal dyshohet të ketë vepruar që prej vitit 2004 dhe ka transportuar një sasi prej 1 ton e 300 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë. Sipas policisë, organizata kishte plan për të transportuar drejt Italisë një sasi tjetër prej 1500 kg marijuanë.  Operacioni ishte koduar “Lindja e diellit” për shkak se të gjitha ngarkesat e drogës mbërrinin në Itali në të zbardhur drita e mëngjesit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben veliko kristaq pelari latimir hoxha operacioni karaburuni orges jahelezi pilo zanaj sokol kashta valmir hoxha arben veliko kristaq pelari latimir hoxha operacioni karaburuni orges jahelezi pilo zanaj sokol kashta valmir hoxha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve