LIVE UPDATES
Politike

16 Janar 2020, 10:35 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dialogut për reformën Zgjedhore.  Kreu i shtetit në një interviste për “Rubikon” te gazetarit Adriatik Kelmendi ka theksuar se marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore, duhet të jetë fillimi i vendosjes së dialogut konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes palëve. Presidentit tha se viti që shkoi ishte me shumë zhgënjime për Shqipërinë, por sipas tij duhet të mësojmë nga gabimet. Meta shtoi se Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur.

Intervista e plotë e presidentit Ilir Meta:

Gazetari (Adriatik Kelmendi): Në fillim fare viti ishte i vështirë për Shqipërinë. Po hymë në një vit ku ka më tepër hapësirë për optimizëm. Një ndër brengat kryesore është hapja e negociatave?

Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim që viti që kaloi ishte me shumë zhgënjime, të paktën për Shqipërinë, por sidoqoftë nuk mund të themi se ishte një vit i humbur. Në rast se dëshirojmë të mësojmë nga gabimet dhe unë shpresoj se të gjithë ta kenë kuptuar se Shqipëria nuk ka më nevojë për vite të humbura.

Në këtë drejtim shpresoj se edhe një marrëveshje e arritur për çështjen e reformës zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshëm për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performancë tjetër të shqiptarëve në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombëtar.

Gazetari: Reforma zgjedhore që ju e përmendët dhe që u dakortësua  është paraparë që të arrijë një pajtueshmëri deri më 15 mars, kësaj radhe do të jetë e suksesshme?

Presidenti Meta: Ka një dakordim për ta përmbyllur këtë proces deri më 15 mars me konsensus. Unë besoj se po.

Gazetari: Ka qenë një presion për të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Presidenti Meta: Padyshim që ka qenë e njëjta për të gjitha subjektet politike, prandaj jemi këtu, sepse përgjegjësia është e përbashkët. Përgjegjësia është e mazhorancës, e cila kërkon të ushtrojë pushtete që dalin jashtë kufijve që ia përcakton Kushtetuta qeverisë dhe që dëmtojnë rëndë parimin e balancës dhe kontrollit të pushteteve që është i domosdoshëm për një funksionim demokratik të shtetit.

Padyshim që përgjegjësia është edhe e opozitës, e cila zgjodhi rrugën e deligjitimimit të institucioneve përmes largimit nga parlamenti, përmes mospjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtu nuk po nuk flasim për një përgjegjësi thjesht të një force apo të një individi të caktuar. Është një përgjegjësi e përbashkët, por mendoj se përgjegjësia më e madhe është e atij që ka përgjegjësinë për të ushtruar mandatin e qeverisjes së vendit.

Gazetari: E përmendëm edhe ndarjen në qëndrimet lidhur me zgjedhjet që janë mbajtur në Shqipëri. Tani mazhoranca është duke shtyrë idenë që të ketë edhe një shkarkim për ju. Pra kanë ndërmarrë edhe komisionin hetimor. A prisni se do të kenë sukses? Si i përgjigjeni?

Presidenti Meta: Mazhoranca ka vetëm një alternativë, mendoj unë, e cila në fakt është burimi real i krizës që kemi në Shqipëri: alternativën e frikësimit të të gjithëve dhe jo të ushtrimit të përgjegjësive të saj në mënyrë të përgjegjshme, kushtetuese, demokratike dhe luajale.

Gazetari: Po thoni se duke ju goditur juve, u çohet sinjale edhe të tjerëve që të jenë të dëgjueshëm, të nënshtruar?

Presidenti Meta: Mazhoranca e di shumë mirë se mua nuk më shkarkon dot.

Për arsye se unë, jo vetëm nuk kam shkelur Kushtetutën, por edhe nëse një president mund të nxirrte një akt, pra nxjerr një dekret sikurse nxjerr parlamenti një ligj apo qeveria nxjerr një vendim, dhe vlerësohet se nuk është në përputhje me Kushtetutën, kjo nuk është kurrë një shkak për shkarkim, përkundrazi. Për më tepër që Kushtetuta e Shqipërisë e mbron në mënyrë të jashtëzakonshme Presidentin për shkak se Presidenti është përfaqësues i interesave të shtetit. Dhe padyshim që kushtetutëbërësi e ka parashikuar që Presidenti për arsye nga më të ndryshmet mund të jetë nën presione nga të forta, që duhet të mbrojë një interes shtetëror apo kombëtar.

Gazetari: Ju kanë bërë me gisht se ju po mbroni interesat e opozitës?

Presidenti Meta: Tani kuptohet se ata nuk mund ta pranojnë që janë përgjegjës për këtë situatë që nuk duhet të ishte kurrë: Që në Shqipëri të bëhen zgjedhje vendore të paligjshme, të parregullta dhe vetëm me një kandidat.

Në cilin vend të Këshillit të Europës ekziston një precedent i tillë?!

Gazetari: Po thoni se kanë ndodhur zgjedhje të paligjshme, të parregullta?

Presidenti Meta: Po si mund të them ndryshe?! Zgjedhjet i përcakton me dekret vetëm Presidenti.

Nuk ka në Shqipëri një institucion tjetër që mund të përcaktojë, ose mund të vendosë për çështjen e zgjedhjeve. Dekretin e Presidentit mund ta vërë në diskutim vetëm Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur. Data e zgjedhjeve ka kaluar. Atëherë në çdo rast zgjedhjet kanë qenë të paligjshme dhe antikushtetuese. Kështu që kjo është tepër e qartë për cilindo që ka një arsim elementar juridik. Ajo që dua t’ju them është se kjo është një iniciativë që nuk më shqetëson mua fare personalisht.

Gazetari: Nuk shqetësoheni fare?

Presidenti Meta: Nuk më shqetëson.

Ajo që më preokupon është rruga mjaft e gabuar e mazhorancës, e kryetarit të saj, që praktikisht ka vënë në diskutim legjitimitetin e të gjitha institucioneve në vend. Të mos harrojmë se kemi një Kuvend me 122 deputetë nga 140 që është numri kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë! Le të mos harrojmë se nga parlamenti nuk kanë ikur thjesht 60-të deputetë të opozitës, por kanë ikur 183 deputetë dhe kandidatë për deputetë. Pra në listat e të gjitha partive të opozitës…

Gazetari: Por si kanë hyrë ata kandidatë…?

Presidenti Meta: Ata që kanë hyrë kuptohet se shumica e tyre kanë qenë në fund të listave të gjitha partive. Dhe niveli i përfaqësimit është padyshim mjaft i diskutueshëm. Për më tepër mënyra e zëvendësimit ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet tona. Këto janë arsyet përse në tetor Bundestagu gjerman i shtoi kushtet për Shqipërinë. Dhe përpjekja ime edhe për çështjen e zgjedhjeve vendore ishte për të evituar përkeqësimin e vlerësimit për Shqipërinë, pasi ne e dinim shumë mirë se me zgjedhje vendore njëpartiake, Shqipëria as nuk mund t’i hapte negociatat dhe as ka për t’i hapur ndonjëherë, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter bazë i Kopenhagës. Si dhe janë një detyrim që Shqipëria ka edhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Gazetari: Ju jeni Presidenti i Republikës dhe jeni skeptik se në maj do të hapen negociatat?

Presidenti Meta: Negociata mund të hapen në qoftë se do të ketë një angazhim se ato kushtet e Bundestagut të adresohen në një mënyrë shumë të shpejtë dhe jo duke i zvarritur. Me këtë ritëm unë nuk shikoj ndonjë perspektivë serioze për në maj.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore ilir meta konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet