Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëveshja për Reformën Zgjedhore është në të keqe të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në një intervistë të dhënë për “Euronews Albania”, Kryemadhi deklaroi se opozita ka qenë e gatshme për Reformën Zgjedhore që në 2018-ën, por akuzoi Ramën se ka tentuar ta bllokojë disa herë.
Ajo u shpreh se marrëveshja e 17 Majit ishte për të bërë një qeveri të pajtimit kombëtar, por sipas saj Basha nuk e njihte mirë Ramën. Ndërsa për Rudina Hajdarin ajo u shpreh se ajo është prodhim i sistemit të vjetër.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Ne kemi qenë gati që në 2018-ën për reformën zgjedhore. Mos kujtoni se Rama ka firmosur atë draft me kënaqësinë më të madhe, ka firmosur me frikën më të madhe sepse e kanë detyruar socialistët e vetë. Opozita ishte jashtë institucioneve dhe Rama kishte 101 deputetët që votonin për të, kësht që në anën ligjore e kishte mundësinë ta votonte. Por nuk mund t’ja lejonte njeri këtë.
Djegia e mandateve ka qenë gjërja më e mirë. Marrëveshja e 17 Majit ishte për të bërë një qeveri të pajtimit kombëtar, ishte hera e parë që bënte marrëveshje me Ramën, nuk e njihte, e njihte Berisha dhe Meta.
Zonja Hajdari është prodhim i sistemit të vjetër, ajo përfaqëson parlamentin në tavolinë. Përfaqëson ¼ të tavolinës, përfaqëson iniciativat e reja. Vetëm se ka një gabim, Hajdari është me shoqërinë civile, nuk ka trokitur në derën tonë për të thënë ne kemi këtë propozim. Nëse do të kemi një listë me proporcional kombëtar, të 140 deputetët do të dalin nga Tirana. Si dhe të gjitha partitë do të fusin në listat e tyre biznesmenë. Zonja Hajdari përfaqëson të gjithë të pakënaqurit e PD-së, të gjithë të zhgënjyerit, disa të zhgënjyer të PD-së kanë patur për 20 vjet zyrë te Kuvendi.
Zoti Rama pranoi që ky parlament është ilegjitim dhe nuk ka më vlerë. Problemi është si do të vazhdojmë të ecim më para për të garantuar një proces zgjedhor të pakontestueshëm nga palët. Mediat janë xheloze, si na ka shpëtuar ne kjo gjë. Por kështu është kur ka një grua në mes. Nuk ka çfarë t’i bësh. Unë kam takuar shumë njerëz sot, kam qenë në Prrenjas, të gjithë janë opotimist se pas reformës zgjedhore vijnë zgjedhjet e reja. Ka 6 muaj që Edi Rama po vdes për të thënë s’ka frymë në opozitë. Po ka frymë dhe të jeni të bindur, por të jem e sinqertë çfarë dua unë, dua një po për integrimin europian. Një njeri që ekzaltohet nga epshet e Vuçiçit dhe del dhe shan, bullon dhe ofendon liderët e Kosovës, nuk ka bërë vaki kjo. Kjo bëri vaki vetëm në kohën e shtetit të drogës. Një po e Bashkimit Europian mbyll të gjitha financimet kriminale. Hapja e negociatave nuk ka më raporte me Romana Vllahutin.
Marrëveshja e 17 majit
Në vitin 2017 tre muajt e ngërçit politik në Shqipëri përfunduan në orët e para të datës 17 maj pasi dy liderët kryesorë politik, kryeministri socialist Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha thanë se kishin arritur një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e ardhshme (të 2017-ës). Negociatat e tensionuara përfunduan me Ramën dhe Bashën që dhanë dorën njëri-tjetrit pas një bisede kokë më kokë që zgjati për më shumë se katër orë. Vendi u fut në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017 ku fituese doli PS-ja. Nga opozita filluan akuzat për shit-blerje votash.
(J.V. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga diplomatët e huaj për uljen e opozitës në n...
TIRANË– Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar faktin që Opozita pranoi të ulej në një tryezë me maxhorancën paër Reformën Zgjedhore. Ai...
DURRËS- Liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga Tirana edhe dy diplomatë iranianë. Rajav...
TIRANË– Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet nesër, me përfaqësues të Opozitës së Bashkuar, opozitës parlamentare dhe të Partisë Socialis...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paditur homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Mediat kosovare shkruajnë se Rama e ka dorëzu...
TIRANË– Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” tha se në tryezën për reformën zgjedhore, të humburit e...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar situatën një ditë pas marrëveshjes së palëve politike për reformën zgjedhore. Me anë të njjë reagimi në rrjete...
TIRANË- Shqipëria ka dëbuar sot dy diplomatë iranianë nga ambasada në Tiranë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Fillimisht lajmi u bë me dje nga v...
TIRANË- “Aksioni opozitar nuk dështoi por Parlamenti erdhi tek opozita reale e vendit”. Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socilaliste për Integrim, Moni...
KE- Komisionari evropian për zgjerim Oliver Varhejn pas takimit me kryeministrin teknik Oliver Spasovski ka deklaruar se muajve në vijim do të shtohet bashkëpu...