Politike

“Po e ndjek hap pas hapi situatën”/ Apeli i Metës për qytetarët: S’ka vend për panik, kërkohet përgjegjshmëri maksimale për koronavirusin

VIDEO
Meta i bëri apel qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm, ndërsa shtoi se çdo neglizhencë do të ishte e rrezikshme për familjen dhe shoqërinë e gjithsecilit.
Featured image of article: “Po e ndjek hap pas hapi situatën”/ Apeli i Metës për qytetarët: S’ka vend për panik, kërkohet përgjegjshmëri maksimale për koronavirusin Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të apeluar dhe njëherë për përgjegjshmëri maksimale për të përballuar situatën nga koronavirusi pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri.

Kreu i shtetit tha para gazetarë se vlerëson angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse dhe i ftoi qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situate, duke mos për hapur panik.

Meta u bëri apel qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm, ndërsa shtoi se çdo neglizhencë do të ishte e rrezikshme për familjen dhe shoqërinë e gjithsecilit.

“Mbështes personelin mjekësor, mjekët dhe infermierët në mbarë vendin që do iu duhet të përballen me këtë rrezik serioz. Po e ndjek situatën hap pas hapi, do të bëjmë çdo gjë për kalimin sa më të lehtë të kësaj situate.Duhet një plan monitorimi shumë rigoroz, blerja e materialeve mbrojtëse për personelin për të përballuar këtë epidemik. Nuk ka vend për panik, por duhet përgjegjshmëri maksiamle. Plan të detajuar që qeveria duhet të marrë menjeherë në ekonomi. Apeloj për plane të detajuara për çdo strukturë dhe individ. Shoqëria është bashkë përballë këtij rreziku. Çdo qytetar rrezikon jo vetëm jëtën e tij, port ë gjithëve, Në këto momente duhet ët tregojmë përgjegjshmëri maksimale, ndaj nuk duhet ta lejojmë këtë situatë të rrezikojë jetën e qytetarëve tanë”, u shpreh Meta.

Nga ana tjetër presidenti Meta theksoi se në këtë moment duhen fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

A ka vend për mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 ILIR META: Nuk është koha të zhvillojmë mbledhje mbi mbledhje. Që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave. Qeveria ka marrë një sërë masash në këtë drejtim

Besoj se veprimet po bëhen në përgjegjësi të plotë. Nga dita e sotme edhe në presidencë kemi një task- forcë dhe do të kemi dhe një adresë për të cilët shohin në vlerësime për persona të caktuar apo nuk marrin trajtimin e duhur.

Apeloj për plane të detajuara  për çdo strukturë, plan monitorimi në terren të të gjitha strukturave, financim të plotë për materialet mjekësore, jo vetëm mjekësor por edhe forcat e sigurisë për të kaluar këtë pandemi.

Duhet një plan i detajuar ekonomik për veprimet mbështetëse për përballimin e ndikimit të pandemisë në ekonomi.  Mësimet e nxjerra nga vendet fqinje janë instrumentet e duhura për përballimin e kësaj situate. Nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën.

Deklarata e Metës vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë në Shqipëri, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anulojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Ramari thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment