LIVE UPDATES
Politike

Koronavirusi/ Petrit Vasili: Mbështesim qeverinë në masat e marra, beteja me COVID-19 fitohet me organizim të mirë

9 Mars 2020, 14:59 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Petrit Vasili: Mbështesim qeverinë në masat e

TIRANË- Petrit Vasili, ish-deputet i LSI, ka dalë sot në një deklaratë për mediat për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një deklaratë, Vasili u shpreh se tani është një situatë delikate dhe kërkohet profesionalizëm që të shmangen pasojat. Sipas tij beteja me COVID-19 fitohet nga organizimi i mirë dhe duke mos toleruar asnjë element të parandalimit të masave të marra.

Sigurisht që çdo masë që merret nga autoritetet shëndetësore është e mbështetur nga ne, sepse janë masa standard dhe që aplikohen në Shqipëri përgjithësisht sipas një mënyre dhe rregulli, i cili po zbatohet edhe në vende të tjera”, u shpreh më tej nurmi 2 i LSI. Më tej ai shprehet se higjienizimi dhe saniteti i të gjithë strukturave shëndetësore, spitalore dhe qendra shëndetësore me një regjim saniteti maksimalisht të lartë dhe i monitoruar ky në mënyrë të përditshme është edhe ky një element kyç i suksesit.

NJOFTIMI I PLOTË

Shqipëria sot ndodhet praktikisht në një emergjencë shëndetësore që lidhet pikërisht me shfaqjen e Coronavirus në Shqipëri. Është një moment jo vetëm delikat, por një moment që kërkon profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e duhur për të përballuar këtë situatë, e cila e menaxhuar me interes të lartë dhe me kujdes, mund të kalojë me pasoja minimale. Në këtë moment kryefjala e çdo veprimi është profesionalizmi. Këtë betejë me Coronavirusin, të jeni të bindur e fiton organizimi i mirë, rigoroz dhe pa toleruar asnjë element të parandalimit të profilaksisë dhe të masave të sanitetit, të cilat janë mbretëreshat e të gjithë instrumenteve për përballimin e situatës. Sigurisht që çdo masë që merret nga autoritetet shëndetësore është e mbështetur nga ne, sepse janë masa standard dhe që aplikohen në Shqipëri përgjithësisht sipas një mënyre dhe rregulli, I cili po zbatohet edhe në vende të tjera.

E veçanta qëndron në rigorozitetin që këto masa të zbatohen me përpikërinë më të madhe. Natyrshëm frontin themelor të kësaj lufte e mban personi dhjetëra dhe mijërash mjekësor, që për hir të detyrës së tij është në vijën e parë dhe në kontaktin e parë me këtë problematikë tepër serioze. Për këtë arsye kam tërhequr dhe tërheq vëmendje sërish, nuk duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të siguruar të gjitha mjetet e domosdoshme, dezinfektant, doreza të gjitha lëndët e tjera, maskat dhe gjithçka duhet, nuk do doja ti përmendja të gjitha që i duhen personelit mjekësor pasi e gjithë kjo armatë duhet të jetë në vijën e parë, të jetë e parrezikuar sepse është ajo që përballet në mënyrë të drejtë për drejtë me situatën. Të gjithë në këto moment jemi solidar me çdo situatë që ndërmerret, dhe jemi njëherazi objekte dhe subjekte në një situatë e cila na intereson dhe na afekton të gjithëve. Dikush mund të thoshte që janë vetëm 2 raste dhe mundet të flinte mbi dafina, nga eksperienca shumë vjeçare edhe personale në përballimin e epidemive dhe pandemive tepër të rënda mund të themi që duhet ta konsiderojmë veten në emergjencë sanitare maksimale. E kontrolluar mirë mund të kufizojmë maksimum pandeminë dhe efektet e saj. Vetë kënaqja apo ideja që rastet janë shumë të pakta apo janë raste të lehta mund të na fusin në qorr-sokak me pasoja të pa parashikueshme. Higjienizimi dhe saniteti i të gjithë strukturave shëndetësore, spitalore dhe qendra shëndetësore me një regjim saniteti maksimalisht të lartë dhe i monitoruar ky në mënyrë të përditshme është edhe ky një element kyç i suksesit. E thënë më thjesht për qytetarët, spitalet dhe qendrat tona shëndetësore duhet të ndrijnë si asnjëherë dhe në ditët e zakonshme të rutinës. Dhe ky sanitet maksimal duhet sot si kurrë më parë. Nuk ka formula të jashtë zakonshme, ka vetëm zbatim të protokolleve të trajtimit klinik të shfaqjes së rasteve janë tashme të njohura të klinicistëve dhe sigurisht besimi ynë është i plotë në besimin e këtyre protokolleve prej kolegëve tanë, por terreni, vija e parë, masiviteti i komunikimit dhe mundësive të shfaqjes janë atje në komunikimin e parë të njerëzve.

Sigurisht që nuk duhet neglizhuar asnjë element, qoftë dhe ai që duket më periferiku pasi dhe ai mund të bëhet shkaku kryesor. Sot thirrja ime jo si politikan, por si profesionist i fushës është, qytetarëve dhe thirrja është për qetësi dhe zbatimi i çdo rregulli, i çdo mase, i çdo këshille që autoritetet japin është kyçi i suksesit. Asnjë lloj qëndrimi aventuror apo ideja se jemi të fortë do të ishte një vetëvrasje e vërtetë. Duke zbatuar rregullat, sigurisht do të arrijmë që të kalojmë këtë moment të vështirë dhe me të cilin Europa po  përballet, Italia po përballet dhe sigurisht në mënyrë dramatike, por lajmet nga vendi ku kjo epidemi lindi, nga Kina janë lajmë që tregojnë qartë që epidemia atje ka rënë në mënyrë drastike prandaj duhet të përballemi me shumë seriozitet në këtë moment akut, me të cilin përballet Shqipëria në mënyrë që të kemi mundësi të dalim prej epidemisë me kryesore, pasoja minimale dhe lusim të gjithë Zotin që të mos kemi qoftë dhe humbjen e një jete njeriu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi petrit vasili koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi petrit vasili

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet