LIVE UPDATES
Bota

Kompania shpërndan falas ilaçin kunër Covid-19 në Itali, Tocilizumab jep rezultate pozitive tek pacientët e infektuar me ko

16 Mars 2020, 12:06 Nga DOSJA
Kompania shpërndan falas ilaçin kunër Covid-19 në Itali,

ITALI– Në Itali ka nisur përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si një formë terapie për shërimin e pacientëve me koronavirus.

Siç kanë raportuar edhe mediat italiane përveçse numri i viktimave është çdo ditë e në rritje, mjekët po mundohen të kurojnë me këtë ilaç, Tocilizumab, të gjithë të shtruarit në repartet e terapisë intensive që janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë ilaçi po jepet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali, ku për fatin e mirë ka dhënë rezultate të dukshme tek 50% të pacientëve që sapo kanë nisur të trajtohen me këtë kurë.

Menjëherë pasi u dha autorizimi nga ana e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, marrja e Tocilizumab ka nisur të përdoret orët e fundit në disa prej spitaleve të Italisë ku gjenden të infektuarit me koronavirus.

Vetë kompania farmaceutike, Roche, që tregton ilaçin në Itali ka deklaruar se do ta shpërndajë ilaçin falas në të gjitha rajonet e Italisë që kanë nevojë.

Sipas mediave italiane mësohet se deri më tani ka nisur kura me Tocilizumab për 20 pacientë në rajonin e Ligurias të shtruar në spitalin San Martino të Genovas,  11 pacientë në rajonin Marche, në spitalet e Pesaro e Fano, 8 pacientë në spitalin Annuziata të Kozencës në Kalabri, e në rajonin e Toskanës ku kërkesa për përdorimin e tij është për 164 pacientë, por ilaçi është autorizuar vetëm për 61 prej tyre.

Ndërsa në Lombardi aty ku është edhe numri më i lartë i të infektuarëve dhe viktimave ka nisur të përdoret ilaçi Tocilizumab.

Lajmi është bërë me dije nga këshilltari rajonal për shëndetësinë në Lombardi, Giulio Gallera i cili tha se ky ilaç ka dhënë përmirësime tek pacientët.

“Ka nisur përdorimi i këtij medikamenti në spitalin “Riuniti Marche Nord” të Pesaros, informon drejtori i repartit të emegjencave të kësaj strukture, doktor Michele Tempesta e ka dhënë efekte të menjëhershme pozitive tek pacientët në gjendje jo shumë të rëndë dhe një përmirësim të lehtë tek pacientët në reanimacion e me frymëmarrje artificiale. Jemi në fazë eksperimentale e po tregojmë mjaft kujdes.”-u shpreh ai.

Përhapja e koronavirusit edhe në Shqipëri ka bërë që  edhe  vendi jonë të gjejë një “rrugë shpëtimi” përmes këtij ilaçi. Ku mjeku infeksionist prof. Pëllumb Pipero i kontaktuar nga “Panorama Online” ditën e djeshme ka bërë me dije se Tocizilumab përdoret specifikisht në persona të intubuar dhe se është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë. Tocizilumab është një ilaç që ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, por tashmë në këto ditë të vështira po aplikohet në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat pozitiv.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: ilfattoquotidiano.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giulio gallera ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne itali roche tocilizumab giulio gallera ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne itali roche tocilizumab

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet