LIVE UPDATES
Bota

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

10 Mars 2020, 12:41 Nga DOSJA
Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. SIpas tij, askush nuk mund të qendrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne „presim solidaritet”. Një Erdogan i vetëdijshëm takoi një përfaqësues të NATO-s krejtësisht të ftohtë, i cili premtoi, se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme. Por njëkohësisht Stoltenberg i kërkoi Turqisë, që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse.

Përpara se Erdogan të vazhdonte rrugën për në BE, ai siguroi në mënyrë verbale qeverinë greke: “Eshtë iracionale dhe pakujdesi, që aleatët dhe fqinjët tregojnë ndaj Turqisë dhe e bëjnë atë përgjegjëse për migracionin ilegal”. E më pas bisedimet me presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Ursula von der Leyen nuk ecën mbarë për Erdoganin. Ai u largua nga takimi pa asnjë koment, duke mos u dhënë gazetarëve që prisnin asnjë version të tijin për rezultatin e bisedimeve. Kësisoj i mbeti kryesisë së BE-së, që të përdorë formulat diplomatike në deklarimet për shtypin. “Pati shkëmbim mendimesh, se si duhet interpretuar marrëveshja për refugjatët, dhe si e shohin këtë palët…Ne shkëmbyem mendimet e ndryshme që kemi lidhur me të”, deklaroi Charles Michel. Ishte një takim i rëndësishëm, po lëvizim në drejtimin e duhur – por ka ende shumë punë. Pra thënë më shkoqur, pozicionet pas bisedimeve janë po aq larg sa edhe para tyre dhe nuk ka pasur afrim qendrimesh.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE

Erdogani prej kohësh pretendon, që BE-ja nuk e ka përmbushur pjesën e vet të marrëveshjes së 2016 dhe nuk i ka paguar miliarda eurot e premtuara. Në të kundërt BE thotë, se paratë janë lëvruar ose janë përcaktuar për projektet për refugjatët sirianë në Turqi si për ndërtimin e spitaleve e shkollave. Tani kryediplomati i BE-së Josep Borrell u ngarkua të takohet me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Duhen krahasuar faktet, tha Michel, duke shtuar se shpreson për çtensionimin e situatës. Një gjë është e qartë që palët nuk kanë avancuar.

Edhe deklarimi i kryekomisioneres Ursula von der Leyen nuk ishte me tone shpresëdhënëse: “Kemi biseduar hapur dhe kemi mendime të ndryshme”, tha presidentja e Komisionit. Tani duhet të gjejmë një rrugë përpara dhe të përcakojmë, se çfarë mungon prej marrëveshjes së vitit 2016. “Marrëveshja është e vlefshme”, ritheksoi ajo. Linja e be-së është e qartë: Nuk do t’i ushtrohet presion, as duke përdorur refugjatët si armë politike. Erdogani duhet të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes dhe pastaj mund të rinegociojmë. Bëhet fjalë për reciprocitet, shtoi von der Leyen. BE nuk do të japë fonde shtesë nëse Erdogani nuk bashkëpunon për çështjen e refugjatëve. Të zbatosh marrëveshjen nënkupton, që edhe Turqia duhet të përmbushë detyrimet e saj.

Nuk dihen kërkesat e Erdoganit – ai heshti

Von der Leyen nuk iu përgjigj pyetjes, se çfarë kërkon Erdogani. Por dihet, që ai prej kohësh kërkon më shumë para prej BE-së. Presidentja e Komisionit nuk pranoi qysh para takimit që të bisedohej për shifra: „Ne nuk bisedojmë për shifra”, tha presidentja e Komisionit. Megjithatë Komisioni i BE-së do të jetë i gatshëm të mbështesë me 500 milionë euro shtesë refugjatët sirianë në Turqi. Por disa vende anëtare si Franca dhe Austria janë kundër. Ata nuk pranojnë që të lëshohet pe nga presioni i ushtruar. Në fundjavë Erdogani e ashpërsoi retorikën dhe i kërkoi Greqisë në një fjalim, që të hapë kufijtë dhe t’i lerë refugjatët të kalojnë. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha në Bruksel, se: “Kufijtë e jashtëm të BE-së janë të mbyllur dhe do të mbeten të mbyllur”. Deri tani përpjekjet e Erdoganit për presion ndaj BE-së nuk kanë pasur sukses.

Si shenjë e vullnetit të mirë në fundjavë Erdogani vendosi kontrollet detare për të penguar kalimit përmes Egjeut drejt Greqisë, po ashtu edhe në kufirin greko-turk ndërkohë situata është qetësuar paksa.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be erdogani idlib nato turqi be erdogani idlib nato turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet