LIVE UPDATES
Bota

‘Bëhuni gati’, mjekët italianë paralajmërojnë Evropën: Spitalet do të bien në kolaps

10 Mars 2020, 10:45 Nga DOSJA
‘Bëhuni gati’, mjekët italianë

ITALI– Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë, ku numri i viktimave ka arritur në 463 dhe të prekur janë mbi  7 mijë persona të tjerë.

Gjendja është kaotike, saqë mjekët italianë kanë pranuar se shpërthimi i koronavirusit mund të çojë në kolaps edhe spitalet e vendeve të tjera. Për këtë shkak ata u kanë bërë një  thirrje publike të gjitha shteteve që janë prekur nga ky virus që të mos e nënvlerësojnë kërcënimin e virusit sepse gjendja është është tejet e vështirë.

Mjekët italianë kanë paralajmëruar mjekët në të gjithë Evropën që të “përgatiten” për koronavirusin. Në një letër që zbulon deri në 10 %   të gjithë personat e infektuar me koronavirus thuhet se kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Itali, e cila është bërë zyrtarisht vendi i dytë në botë më i prekur pas Kinës, me më shumë se 7000 raste, spitalet janë duke u mbingarkuar.

Letra e publikuar nga “The Independent”, tregon edhe  shkallën e ndikimit në spitalet e Italisë, ku mbi 7000 pacientë janë infektuar me virus dhe 463 njerëz kanë vdekur, e ndërkohë numri rritet. Në shënimin, dërguar Shoqatës Evropiane të Mjekësisë së Kujdesit Intensiv, ekspertët e kujdesit kritik Profesor Maurizio Cecconi, Profesor Antonio Pesenti dhe Profesor Giacomo Grasselli, nga Universiteti i Milanos, zbuloi sesa e vështirë kishte qenë për të trajtuar pacientët me koronavirus.

“Rrisni kapacitetin e përgjithshëm të njësive të kujdesit intensiv. Identifikoni spitalet që mund të menaxhojnë trajtimin e pacientëve me koronavirus në mënyrë të sigurt. Përgatituni të shtoni njësitë e kujdesit intensiv ku të gruponi pacientët me Covid-19, në çdo spital nëse është e nevojshme. Do të jetë e vështirë. Tejet e vështirë. Shqetësimi im është stafi. Nëse sëmuren shumë mjekë dhe infermierë, do të përballemi me një krizë të jashtëzakonshme. Ajo që më shqetëson më shumë është nëse njësia e kujdesit intensiv është e plotë dhe nuk kemi infermierëve, anestezistët do të thirren për të kujdesur pacientët në karantinë. Nëse ndodh kjo, ne nuk do të kemi kapacitetin të kujdesemi për pacientët që kanë nevojë për kirurgji urgjente për apendiksit, mpiksje gjaku etj. Këta janë njerëzit që do të vdesin pa qënë nevoja.” –tha njëri nga mjekët.

Mjeku italian në një nga spitalet e veriut të vendit, Giuseppe Nattino ka shpjeguar sesi pacientët me koronavirus përjetojnë infeksionin e rëndë në mushkëri, duke kërkuar një mbështetje të madhe për ventilimin. Ndër të tjera mjeku ka zbuluar efektin që virusi ka mbi presionin e gjakut, zemrën, veshkat dhe mëlçinë.

“Një javë më parë hapëm një një njësi të kujdesit intensic me gjashtë shtretër për pacientët në gjendje kritike me Covid-19. Në dy ditë njësisë tonë iu shtuan 10 shtretër. Tani ne po planifikojmë ta bashkojmë me sallën e kardiologjisë për të përdorur shtretërit për 12 pacientë të tjerë me Covid-19. Ditët e fundit kanë mbërritur shumë pacientë në moshë të re. Pasi virusi rrëzoi pjesën më të dobët e popullsisë, tani kemi pacientë më të rinj. E keqja është se ata po vijnë në spitale të mbipopulluara, të mbingarkuara ku nuk ka më as furnizime.”- ka thënë ai.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi dy rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 6.

Burimi:  independent.co.uk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mjeket italiane koronavirusi ne itali mjeket italiane

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale