LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTOT e rralla/ Dokumenti: Kur PPSH-ja mbante Pleniumin e 11–të për ‘shërbimin shëndetësor dhe higjenën’, pas epidem

18 Mars 2020, 16:26 Nga DOSJA
FOTOT e rralla/ Dokumenti: Kur PPSH-ja mbante Pleniumin e 11–të

TIRANË-Ai në fjalën e tij, pasi evidentoi “arritjet e mëdha që ishin bërë pas çlirimit me zhdukjen e disa sëmundjeve infektive si: malarja, sifilizi dhe turbekulozi, si dhe rritjen e mesatares së moshës e uljen e vdekshmërisë foshnjore, gjë e cila kishte ardhur në sajë të politikës së drejtë marksiste-leniniste të PPSH-së”, shtroi detyrat për të ardhmen, në mënyrë që të ngrihej në një nivel më të lartë shërbimi shëndetësor për mbrojtjen e shëndetit të popullit.

Edhe gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës para viteve ’90-të, udhëheqja e lartë e PPSH-së ngrinte me të madhe problemin e higjenës dhe masave që duheshin marrë për rritjen në nivele më të larta të shërbimit shëndetësor dhe profilaksinë për parandalimin e sëmundjeve, sidomos ato ngjitëse si: malarja, sifilizi dhe turbekulozi, për të cilat thuhej që: “para çlirimit, bënin kërdinë”.

Një nga ato mbledhje të Komitetit Qëndror të PPSH-së ku u ngrit me të madhe dhe u diskutua gjatë problemi i shërbimit shëndetësor dhe higjena e popullsisë, ishte dhe Pleniumi i 11-të i mbajtur me datën 26 janar të vitit 1971, ku raportin me temë: “Mbi gjendjen dhe masat që duhen marrë për të ngritur në një nivel më të lartë shërbimin shëndetësor, sidomos profilaksinë dhe higjienën”, e mbajti anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSH, Adil Çarçani. Nuk dihet me saktësi nëse ka qenë i planifikura më parë trajtimi i temës në fjalë për “rritjen e nivelit të shërbimit shëndetësor dhe higjenën e profilaksinë”, apo ajo ka ardhur si rezultat i gjëndjes në të cilën ndodheshin disa shtete të Europës asokohe, për shkak të epidemisë së Kolerës që kishte rënë, ku epiqendra e saj ishte në Odesa të Bashkimit Sovjetik, ku ajo pati një shpërthim të madh.

Thuhej se ajo sëmundje e quajtur “El Tor” e cila startoi “Pandeminë e shtatë të kolerës”, fillimisht u hap në Indonezi në vitin 1961 dhe më pas ajo u përhap në Bangladesh ku vazhdoi deri në vitin 1963, për të kaluar nga aty në Indi në vitin 1964 dhe nën efektin “domino” ajo u përhap edhe në Bashkimin Sovjetik në vitin 1966. Kulmi i asaj epidemie arriti me shpërthimin që ajo pati në Odesa në korrikun e vitit 1970-të dhe në Baku në vitin 1972, por që Moska zyrtare e asaj kohe e mbajti të fshehtë, ashtu siç ndodhte rëndom me të gjitha vëndet e Lindjes Komuniste. Në fillimin e viteve ’70-të, ajo epidemi pasi kishte pasur disa shpërthime në Japoni dhe vëndet e Paqësorit jugor, ishte përhapur deri në Afrikën e Veriut, dhe prej aty arriti edhe në Itali në vitin 1973. Në vitin 1971, numri i rastëve të raportuara në të gjithë botën, thuhej se kapi shifrën 155 mijë.

Nisur nga kjo situatë në të cilën ndodheshin një pjesë e vëndeve të botës, ku dhe Shqipëria rrezikohej pasi ishte rrethuar nga lindja prej BRSS-së dhe perëndimi nga Italia, me shumë gjasa ajo gjë është diskutuar edhe në Pleniumin e datës 26 janr të vitit 1971.

Lidhur me atë se çfarë thuhej në atë raport të mbajtur në atë Plenium, për gjëndjen e shërbimit shëndetësor në Shqipëri si dhe masat që duhet të merreshin për të ardhmen, na njeh dokumenti në fjalë që Memorie.al po e publikon të plotë dhe pa asnjë shkurtim.

             VENDIM I PLENUMIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH

MBI GJENDJEN DHE MASAT QE DUHEN MARRE, PER TE NGRITUR NE NJE NIVEL ME TE LARTE SHERBIMIN SHENDETESOR SIDOMOS PROFILAKSINE DHE HIGJENEN

26 janar 1971

Plenumi i 11-të i Komitetit Qendror të PPSH, i mbledhur më 25-26 janar 1971, pasi dëgjoi dhe diskutoi raportin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror «Mbi gjendjen dhe masat që duhen marrë për të ngritur në një nivel më të lartë shërbimin shëndetësor, sidomos profilaksinë dhe higjienën», mbajtur nga anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSH, shoku Adil Çarçani, Vërejti:

Gjatë këtyre 26 vjetëve të pushtetit popullor janë arritur suksese të mëdha në fushën e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit. Sot jeta mesatare e popullsisë ka arritur 68 vjet, nga 38 që ishte para çlirimit; malarja, sifilisi, që në të kaluarën sfilitnin masat e gjera punonjëse, janë zhdukur përfundimisht, sa tuberkulozi e sëmundje të tjera që ishin shumë të përhapura, sot janë kufizuar mjaft. Vdekjet për një mijë banorë te ne, kanë arritur në nivelet më të ulëta që njihen në Evropë, ndërsa rritja natyrore e popullsisë është nga më të lartat. Të gjitha këto, midis të tjerave, dëshmojnë për politikën e drejtë marksiste-leniniste të Partisë, për përpjekjet e mëdha të masave të gjera të popullit dhe për punën e palodhur e të ndërgjegjshme të punonjësve të shëndetësisë, si të drejtë të rëndësisë së masave profilaktike, si baza për forcimin dhe për mbrojtjen e shëndetit të popullit. Mënyra e jetesës dhe kushtet e punës, sidomos në disa fshatra, nuk u përgjigjen kërkesave higjieno-sanitare. Ka akoma një kujdes të pamjaftueshëm për problemet e nënës e të fëmijës dhe vdekjet e fëmijëve të moshës 0-1 vjeç, në disa zona janë akoma të larta. Në mjaft institucione shëndetësore të profilaksisë e të mjekimit, organizimi i punës dhe niveli i shërbimit shëndetësor nuk janë në lartësinë e duhur. Për të ngritur në një nivel më të lartë luftën për mbrojtjen dhe për forcimin e shëndetit të popullit, Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, në çështjen e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit, se ka akoma të meta.

Vendosi:

TË VLERËSOHET DHE TË NGRIHET NË NJË NIVEL MË TË LARTË PUNA PROFILAKTIKE PËR MBROJTJEN E PËR FORCIMIN E SHËNDETIT TË POPULLIT

 Problemet e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit kanë një karakter të rëndësishëm shoqëror e politik dhe zgjidhja me sukses e tyre kërkon një mobilizim e punë të organizuar në të gjitha drejtimet. Eshtë e nevojshme të kuptohet thellë politikisht dhe shkencërisht nga të gjithë, e në radhë të parë nga punonjësit e shëndetësisë, orientimi profilaktik që Partia i ka dhënë shëndetësisë, i cili kombinon më së miri përsosjen e shërbimit shëndetësor dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë shkencor, me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të masave në mbrojtjen e në forcimin e shëndetit të popullit, që gjithsecili të interesohet për shëndetin e tij, për shëndetin e familjes së tij, për shëndetin e shoqërisë. Prandaj organizatat e Partisë dhe ato të masave, organet ekonomike e shtetërore dhe në veçanti punonjësit e shëndetësisë duhet të zhvillojnë një punë më të gjerë edukative e propagandistike me masat punonjëse për vlerësimin e plotë e të gjithanshëm të masave profilaktike në mbrojtjen e shëndetit, për kalitjen e vazhdueshme fizike të masave, për përmirësimin e mëtejshëm të mënyrës së jetesës e të kushteve të punës, në luftë të papajtueshme me konceptet e me zakonet prapanike kudo, e veçanërisht në fshat.

Në kuadrin e profilaksisë një kujdes i veçantë të tregohet për higjienën personale e për atë kolektive. Puna propagandistike dhe edukative të rrënjosë thellë në ndërgjegjen e njerëzve dashurinë për higjienën e pastërtinë dhe të krijojë një atmosferë të papajtueshme me çdo shfaqje papastërtie e shkelje të rregullave higjieno-sanitare. Në këtë drejtim, vënia plotësisht në shfrytëzim dhe frekuentimi i rregullt i objekteve të ngritura në kooperativat bujqësore si banja, lavanteri, marrja e masave të tjera për përmirësimin e kushteve të banimit dhe lufta kundër çdo burimi infeksioni, përbëjnë sot disa prej detyrave më të ngutshme për punonjësit e shëndetësisë, për organet e organizatat e Partisë dhe të masave, për organet e pushtetit e të ekonomisë, sidomos në fshat.

Në qendrat e punës e të prodhimit, një kujdes më i madh t’u kushtohet higjienës së punës dhe masave profilaktike për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. Me aksione të vetë punonjësve të këtyre qendrave, duke u mbështetur kryesisht në forcat e veta, të merren masa për përmirësimin e ambienteve të punës, për ajrosjen dhe ndriçimin e mirë të tyre, si dhe për uljen e ndikimeve të dëmshme të proceseve teknologjike që sjellin rritjen e paaftësisë së përkohshme në punë. Institucionet shëndetësore dhe vetë Ministria e Shëndetësisë të bëjnë studime të veçanta që lidhen me një sërë sëmundjesh profesionale, si sëmundjet e mushkërive, të lëkurës, të veshkave. etj., të shkaktuara nga pluhuri e nga substancat kimike dhe të dalin me konkluzione shkencore e me masa konkrete që duhen marrë në këtë drejtim për përmirësimin e gjendjes.

Organet dhe institucionet e shëndetësisë në qendër e në rrethe t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe luftës kundër një sërë sëmundjesh që ndeshen më dendur si sëmundjet e aparatit tretës, sëmundjet ngjitëse, ato profesionale, si dhe rakiti e distrofitë e tjera në fëmijë, duke bërë për këtë qëllim studime më të plota dhe duke zbatuar një sërë masash profilaktike, si depistimet, kontrollet periodike masive, vaksinimet etj.

 Ndër problemet e veçanta të higjienës e të profilaksisë, sigurimi dhe ruajtja e ujit të pijshëm nga infektimet e dëmtimet e tij të konsiderohet si një problem i dorës së parë, jo vetëm për punonjësit e shëndetësisë, por edhe për ata të shërbimeve komunale dhe për vetë këshillat popullorë e drejtuesit e kooperativave bujqësore, sidomos në zonat fushore e bregdetare. Ministritë dhe ndërmarrjet e ndryshme ekonomike të tregojnë një vëmendje të veçantë dhe të marrin masa konkrete për pastrimin e ujërave industriale përpara se ato të derdhen në rezervuarët e lumenjtë e vendit, për t’i bërë të padëmshme për jetën e njerëzve, të bimëve e të kafshëve.

 Në vargun e masave profilaktike, për mbrojtjen e shëndetit të popullit një vend me rëndësi duhet të zërë kontrolli i vazhdueshëm i organeve përkatëse të shëndetësisë dhe i organi -zatave të Bashkimeve Profesionale për zbatimin e plotë të rregullave higjieno-sanitare, si në prodhimin e artikujve ushqimorë ashtu dhe në tregtimin e tyre e sidomos në rrjetin e ushqimit social, në mensat e punëtorëve, të konvikteve etj.

Për të ngritur në një nivel më të lartë profilaksinë në përgjithësi dhe higjienën në veçanti, është e nevojshme të zgjerohet dhe të përmirësohet propaganda sanitare me masat e gjera punonjëse të qytetit e të fshatit, duke e konsideruar atë si një detyrë të dorës së pare, jo vetëm të organeve e të punonjësve të shëndetësisë, por të të gjitha organizatave të Partisë e të masave, të organeve shtetërore dhe ekonomike, të cilat, duke përdorur me efikacitet të gjitha mjetet që disponojnë, duke kërkuar e duke gjetur dhe forma të përshtatshme, të bëjnë që edukata sanitare të futet sa më thellë në mendjen e njerëzve kudo.

Për realizimin e të gjitha këtyre detyrave, organizatat-bazë të Partisë dhe ato të masave, organet ekonomike shtetërore dhe institucionet shëndetësore, të organizojnë herë pas here dhe të ndërmarrin aksione masive me objektiva konkretë për higjienizimin e plotë të fshatit, të lagjeve dhe të qendrave të punës.

 TË PËRMIRËSOHET SHËRBIMI SHËNDETËSOR, TË NGRIHET NIVELI SHKENCOR I NDIHMËS MJEKËSORE DHE TË AFROHET AJO MË PRANË POPULLIT

T’u kushtohet kujdes më i madh problemeve të oganizimit të shërbimit në institucionet shëndetësore duke forcuar drejtimin, kontrollin, ndërgjegjen në detyrë dhe kujdesin për të sëmurët. Të merren të gjitha masat që metodat e analizave, të diagnostikimit e të mjekimit të ngrihen në një shkallë më të lartë, që t’u përgjigjen mundësive dhe kërkesave të kohës, duke u orientuar nga metodat më të përparuara të arritura në fushën e mjekësisë.

 Të rritet niveli i ndihmës mjekësore duke ngritur, për këtë qëllim, shërbimet e nevojshme të specializuara. Pranë institucioneve qendrore të krijohet shërbimi i veçantë i urgjencës, reanimacionit, i djegieve të mëdha etj., kurse në rrethet kryesore të ngrihen shërbime të sëmundjeve të zemrës, të ortopedi-traumatologjisë, etj. Vëmendje e posaçme t’i kushtohet sidomos shërbimit të pediatrisë në të gjitha institucionet shëndetësore, e veçanërisht në ato të fshatit, duke synuar si në rritjen e numrit të mjekëve pediatër, ashtu edhe në aftësimin e mjekëve të përgjithshëm me njohuritë e domosdoshme të profilit pediatrik. Gjithashtu të organizohet në qendër shërbimi i riaftësimit fizik për punonjësit e aksidentuar ose me sëmundje kronike. Në stacionet termale e hidrominerale të përmirësohet shërbimi dhe të rritet kapaciteti e shfrytëzimi i tyre, duke kryer edhe studimet e nevojshme mbi cilësinë dhe efektin e këtyre burimeve.

Të merren masa për zgjerimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor në fshat, me qëllim që ai t’u afrohet sa më shumë nevojave dhe kërkesave të popullit. Të synohet që në çdo kooperativë të ketë një qendër shëndetësore me personel mjekësor të nevojshëm, kurse në çdo fshat një ambulancë-shtëpi lindjeje me mami-infermiere. Këto institucione të pajisen dora-dorës me mjetet dhe me aparaturat e nevojshme për rritjen e cilësisë së ndihmës mjekësore.

Të fuqizohet shërbimi mjekësor në poliklinika dhe ambulanca. Të forcohen lidhjet e tyre me spitalet dhe veprimtaria e tyre të shtrihet më gjerësisht në drejtim të vizitave në banesë. Për të ndjekur më mirë shëndetin e disa kategorive të sëmurësh, duke filluar nga ky vit, të organizohet më mirë dhe të zgjerohet dispanserizimi i tyre. Në qytetet kryesore të organizohet në nivelin e duhur ndihma mjekësore urgjente, duke siguruar për këtë shërbim kuadrot dhe mjetet e nevojshme.

Të organizohet më mirë shërbimi shëndetësor në ndërmarrjet e qendrat e punës dhe vajtja e mjekëve të institucioneve shëndetësore për ekzaminimin e punonjësve dhe për kontrollin higjieno-sanitar të masave në ambientet e punës. Organet e shëndetësisë të marrin masa për zgjerimin e numrit të ambulancave në ndërmarrjet dhe për kontrollin periodik shëndetësor në shkolla.

 Të merren masa për organizimin më të mirë të prodhimit të një sërë mjetesh pune, pajisjesh dhe instrumentesh mjekësore e kurative në uzina e në ndërmarrje të ndryshme të vendit, me qëllim që të përballohen nevojat e shtrirjes së shërbimit shëndetësor dhe të rritjes së nivelit teknik e shkencor të tij. Gjithashtu të studiohet e të organizohet puna për zgjerimin e gamës së prodhimeve farmaceutike, duke u mbështetur në florën e pasur të vendit tonë, si dhe në zhvillimin e industrisë sonë kimike.

TË THELLOHET PUNA PËR EDUKIMIN IDEOPOLITIK DHE TEKNIKO-PROFESIONAL TË PUNONJËSVE TË SHËNDETËSISË DHE TË ZGJEROHET PUNA SHKENCORE NË FUSHËN E MBROJTJES E TË FORCIMIT TË SHËNDETIT TË POPULLIT

Forcimi dhe përsosja e masave mbrojtëse profilaktike, si dhe ngritja e nivelit të shërbimit shëndetësor, varen shumë nga puna e ndërgjegjshme e punonjësve të shëndetësisë, nga përgatitja e tyre ideopolitike, nga formimi dhe kalitja e tyre revolucionare. Prandaj organizatat-bazë të Partisë, organizatat e masave në institucionet shëndetësore, si dhe komitetet e Partisë në rrethe, duhet të punojnë më mirë për ngritjen në një shkallë më të lartë të punës politike, ideologjike dhe organizuese të Partisë në këto institucione, duke bërë një luftë të vendosur kundër shfaqjeve të huaja që duken akoma te disa punonjës të shëndetësisë, si liberalizmi, intelektualizmi, egoizmi profesional e teknokratizmi, për t’i bërë ata gjithmonë më të gatshëm e më të aftë në shërbim të popullit.

Të merren të gjitha masat e nevojshme për shtimin e ritmit të përgatitjes së kuadrove mjekësorë të lartë e të mesëm, sidomos të dentistëve, farmacistëve dhe specialistëve të tjerë të mesëm të domosdoshëm, për forcimin e shërbimit shëndetësor posaçërisht në fshat.

Krahas përgatitjes së mjekëve të profilit të përgjithshëm, si profili bazë i shërbimit mjekësor e profilaktik, specializimi dhe kualifikimi i mëtejshëm i kuadrove të shëndetësisë dhe sidomos i mjekëve, të jenë edhe në të ardhmen në qendër të vëmendjes për Ministrinë e Shëndetësisë. Specializimi dhe kualifikimi të kryhen jo vetëm në klinikat e fakultetit, por me këtë çështje të merren edhe spitalet e tjera në qendër dhe në rrethe, ku të kalojnë të gjithë mjekët që punojnë në fshat. Për këtë qëllim të studiohen e të shfrytëzohen më mirë eksperienca e kuadrove tanë më të aftë, si dhe eksperienca pozitive botërore.

Për të ngritur më lart nivelin e shërbimit shëndetësor, një punë më e gjerë dhe më e thelluar të bëhet në drejtim të studimeve e të kërkimeve shkencore. Në punën studimore e kërkimore të përfshihen jo vetëm kuadrot e institucioneve qendrore të shëndetësisë, por edhe kuadrot që punojnë në institucionet e rrethit dhe të fshatit. Studimet shkencore e kërkimore duhet të synojnë në përforcimin shkencor të metodave sa më të efektshme të diagnostikimit e të kurimit të sëmundjeve që ndeshen më dendur në vendin tonë, duke u përqendruar sidomos në sëmundjet mikrobike, të cilat mund të marrin karakter masiv, në sëmundjet profesionale dhe veçanërisht në ato të fëmijëve. Në grupin e këtyre të fundit theksi duhet të vihet mbi rakitin dhe distrofitë e tjera, që përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve në fëmijët. Vëmendje më e madhe t’i kushtohet studimit të sëmundjeve të grykës, të gojës e të dhëmbëve, për të mënjanuar vatrat e infeksionit dhe për të parandaluar ndërlikimet dhe pasojat që ato sjellin si në moshën e re ashtu dhe në moshën e rritur. Të studiohet me vëmendje përvoja e mjekësisë sonë popullore për t’u përdorur me sukses në shërbim të popullit në kombinim me metodat moderne të shëndetësisë. Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se detyrat e mëdha që dalin në fushën e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit, do të kuptohen më së miri nga masat e gjera të popullit, nga organizatat e Partisë dhe të masave, si dhe nga organet shtetërore dhe ekonomike e nga të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Ata do të mobilizohen dhe do të hidhen në aksione konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes dhe përsosjen e profilaksisë, të higjienës, të shërbimit shëndetësor e veçanërisht të mënyrës së jetesës në qytet dhe sidomos në fshatin tonë të ri socialist.

PLENUMI I KOMITETIT QENDROR TE PPSH

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur dokumenti itali kolera ppsh-ja dokumenti itali kolera ppsh-ja


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Mars 2020, 12:56

TIRANË-Vetë-izolimi për shkak të përballjes me përhapjen e koronavirusit ka prekur jetën e secilit. Dikujt i ka mbyllur punën, një tjetri i ka prekur regji...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet