Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dosja “Babale”, dëshmia e Hajdarmataj: Albert Veliun e kam takuar në zyrë, më tha se kishte dijeni për trafik droge
4 Shtator 2019, 12:17Nga DOSJA
TIRANË- Prokurori Besim Hajdarmataj ka treguar sot në seancën gjyqësore për çështjen “Babale”, njohjen e tij me Alfred Veliu. Ai ka thënë se e ka pritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka pasur vetëm një takim me të e më pas ka lajmëruar Shërbimin Informativ.
“Babalen e kam takuar në muajin nëntor, 2017 në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë për Krime. Jam telefonuar nga recepsioni që një person kërkonte të më takonte se kishte diçka të rëndësishme. E prita në zyre dhe më tha që kam dijeni për një trafik të mundshëm ku sipas tij ishin të përfshirë policë dhe vëllai i ministrit të brendshëm. E pyeta për personalitetin dhe me rezultonte i dënuar në Itali. Këtu e kam ndërprerë bisedën me të. Kam lënë takim me një nga drejtuesit e SHISH që mbulonte çështjet e trafikut. I thamë të vinte sërish”, u shpreh Prokurori.
Më tej ai ka shpjeguar se i ka kërkuar SHISH ta trajtojnë si informator pasi vetë nuk kishte të dhëna konkrete. “Të nesërmen në zyrë erdhi një nga drejtuesit e SHISH dhe i shpjegova situatën. U kërkova ta trajtonin ata si informator. Sepse mua s’më prezantoi të dhëna konkrete apo prova. Pse unë kërkova SHISH? Lidhej me faktin që personi fliste për implikim të policisë. SHISH ishte i vetmi që na kishte informuar për rastet e kultivimit të drogës. Me Alfred Veliun s’kam pasur më asnjë kontakt”, mësohet të ketë thënë Hajdarmataj.
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.
Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.
Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Fondacioni Maarif është një mjet i Presidentit turk Erdogan, që po e zgjeron praninë e tij në Shqipëri, dhe jo të gjithë janë të kënaqur. Në fillim...
Tiranë- Për çështjen “Balale” ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai ka deklaruar se ka pasur informacionin se gazetari O...
FIER- Në gjykatën e Fierit është zhvilluar sot seanca për 5 të arretuarit, të cilët u përfshinë në konfliktin e armatosur në Levan dhe më pas përfunduan në Urgj...
Tiranë- Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës. Këto janë pamjet dramatike që publikohen...
Tiranë- Banorët e Astirit vijojnë me protestat e tyre pasi janë kundër projektit të “Unazës së Re”.Ata protestojnë çdo ditë duke bllokuar rrugën por kësa...
Shqipëri- Anija Oriku e cila prej 3 ditësh ishte për patrullim në detin Egje ka ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë. Mësohet se gjysma e ...
TIRANË- Pas akuzave të Partisë Demokratike për Agim Kajmakun, sipas së cilës ai është arrestuar në Greqi për falsifikim parash dhe më pas është arratisur,...
TIRANË- Fiks Fare trajtoi sërish për të disatin vit rresht ujin që shitet me bote tek konsumatori. Në Tiranë shitet ky ujë është jashtë çdo kushti h...
MALI I ROBIT– Sulejman Alia tregon, se ka një lokal në zonën e Malit të Robit, ku punon bashkë me gruan dhe dy djemtë. Por në 3 Gusht ata janë përballur m...