E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Tiranë- Për çështjen “Balale” ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai ka deklaruar se ka pasur informacionin se gazetari Olldashi ka pasur një material video për Geron Xhafën, madje i ka dhënë para gazetarit për investigimin. Rakipi ka theksuar se nuk njeh as Fredi Alizotin, as Albert Veliun
“E kam ditur që Olldashi ka pasur një material video për Geron Xhafën. I kam dhënë para Olldashit për investigimin por nuk ia doli të më sillte materialin që unë kam kërkuar.
Në këto kushte nuk më është dashur një material audio që më pas u publikua nga PD, por vetëm video. Unë nuk e kam njohur as Fredi Alizotin, as Albert Veliun. Pas këtij materiali audio, Olldashi më ka kërkuar për të shkuar sërish në Vlorë, nuk kam pranuar pasi nuk kemi pasur para të mjaftueshme në dispozicion si emision. Më vonë Olldashi është larguar nga emisioni im për punët e veta dhe nuk kemi bashkëpunuar”, është shprehur Rakipi.
Ditën e sotme dëshmoi edhe Gazmend Bardhi në gjykatën e Krimeve të Rënda për këtë çështje. Bardhi deklaroi se PD nuk kishte për detyrë të verifikonte materialin investigativ të gazetarit Jetmir Olldashi. (lexo këtu)
Dosja Babale, telenovela e opozitës për gati 1 vit
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.
Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.
Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FIER- Në gjykatën e Fierit është zhvilluar sot seanca për 5 të arretuarit, të cilët u përfshinë në konfliktin e armatosur në Levan dhe më pas përfunduan në Urgj...
Tiranë- Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës. Këto janë pamjet dramatike që publikohen...
Tiranë- Banorët e Astirit vijojnë me protestat e tyre pasi janë kundër projektit të “Unazës së Re”.Ata protestojnë çdo ditë duke bllokuar rrugën por kësa...
Shqipëri- Anija Oriku e cila prej 3 ditësh ishte për patrullim në detin Egje ka ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë. Mësohet se gjysma e ...
TIRANË- Pas akuzave të Partisë Demokratike për Agim Kajmakun, sipas së cilës ai është arrestuar në Greqi për falsifikim parash dhe më pas është arratisur,...
TIRANË- Fiks Fare trajtoi sërish për të disatin vit rresht ujin që shitet me bote tek konsumatori. Në Tiranë shitet ky ujë është jashtë çdo kushti h...
MALI I ROBIT– Sulejman Alia tregon, se ka një lokal në zonën e Malit të Robit, ku punon bashkë me gruan dhe dy djemtë. Por në 3 Gusht ata janë përballur m...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili është dënuar dy herë më parë për vjedhje. Shtetasi Arian Rrushini, akuzohet për...
TEPELENË- Dy ditë pas ngjajres së rëndë në fshatin Shalë në Memaliaj, dosja hetimore ka kaluar në duart e Krimeve të Rënda. Sipas informacioenve mësohet se...
TIRANË- Një ditë pas publikimit të investigimit nga “Fiks Fare”, ku dy avokatë morën 4 mijë euro në emër të prokurorëve, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgj...