LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal me ujin e boteve, tregtarët e blejnë për vaditje e shesin për të pijshëm

4 Shtator 2019, 08:17 Nga DOSJA
Skandal me ujin e boteve, tregtarët e blejnë për vaditje e shesin

TIRANË- Fiks Fare trajtoi sërish për të disatin vit rresht ujin që shitet me bote tek konsumatori. Në Tiranë shitet ky ujë është jashtë çdo kushti higjenio- sanitar. Sipas UKT-së ujë që ata i shesin tregtarëve të boteve, nëpërmjet faturave, nuk është i pijshëm, nuk është i kontrolluar dhe nuk është i trajtuar. Madje ky ujë del nga UKT-të me fatura për vaditje dhe në asnjë rast për konsumim.

Fiksi e ka trajtuar problematikën e tregtimit të boteve të ujit thuajse çdo vit, deri sa Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune të përbashkët për të bllokuar këtë lloj tregtie që rrezikon shëndetin e konsumatorëve. Task -Forca e ngritur, nuk zgjati shumë, pasi shitësit e ujit me bote, arritën të regjistrohen me nipt.

Sot, Ujësjellësi i Tiranës u shet ujin e pa trajtuar me fatura tatimore. Sipas Drejtorit të Shitjeve pranë UKT-së Elvin Tivari, kjo është gjetur si zgjidhje për të shmangur çarjet e paligjshme te rrjetit, si edhe mos kontrollin e këtyre boteve që deri një vit më parë mbusheshin në mënyrë informale. Ai deklaron gjithashtu që uji që ata shesin nuk është i pijshëm dhe se nuk janë ata që duhet ta kontrollojnë se ku shkon.

“Ai ujë është i pa trajtuar dhe i pa kontrolluar” cilëson Tivari.

Autobotet janë aq të shumta, sa vetëm në pikën e Dajtit, mbushen në një orë afërsisht rreth 6 autobote. Fiksi intervistoi shitësit e ujit të cilët pretendojnë se ky ujë është i pijshëm. Ndërsa ka nga ata që këtë ujë pretendojnë se e çojnë për vaditje apo larje e gatim. Ndërkohë që kamera e Fiksit i ka ndjekur dhe xhiruar duke e shitur tek qytetarë të ndryshëm me bidona të vegjël.

Mjeku specialist i Pikës Vendore të Shëndetit Publik, ish drejtoria e Higjienës, thotë se ata nuk kanë tagrin e kontrollit dhe se kjo tregti është informale.

“Është informale, pasi ligji nuk e njeh dhe e ndalon këtë lloj tregtie. Në kemi refuzuar çdo kërkesë për leje higjiene” shtoi ai.

Gjithashtu nga analizat që ky Institucion ka bërë në burimet natyrale Dajt, në të dyja stinët, si për vitin 2017 ashtu edhe për 2018 kanë dalë me ngarkesa bakteriale dhe jashtë normave të lejuara për t’u pirë. Janë njoftuar institucionet si Prefektura, Ministria dhe Inspektoriati, por ky i fundit që ka edhe për detyrë kontrollin të paktën dy vitet e fundit nuk ka kërkuar bashkëpunim. Sipas mjekut uji që shitet me bote është i rrezikshëm për konsumatorin jo vetëm pasi është jashtë kontrollit, por sepse nuk shoqërohet me fletë-analizash dhe se askush nuk mban përgjegjësi për sëmundjet që shkakton pirja e ujit të ndotur në organizëm.

Fiksi për më shumë se njëherë kërkoi bashkëpunimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, por Gjergj Koja, titullari në detyre, nuk dha asnjëherë përgjigje. Vetëm një ditë më parë Fiksi mësoi që ka dhënë dorëheqjen. I vetmi grup kontrolli, Task Force, është ai i UKT-së që ashtu siç edhe shprehen Inspektorët kontrollojnë vetëm faturat dhe nuk pyesin se cili është destinacioni përfundimtar i ujit.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mungesa e ujit ne tirane shitja e ujit me bote skandali me ujin e pijshem tirana pa uji uji i pijshem ne tirane mungesa e ujit ne tirane shitja e ujit me bote skandali me ujin e pijshem tirana pa uji uji i pijshem ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet