Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ditën e sotme sekuestrimin e katër banesave, dy automjeteve luksoze dhe të dy sipërfaqeve tokë (arë), në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Dosja.al ka zbardhur pronësinë e aseteve të para që kërkohen të bllokohen nga Gjykata, të cilat u përkasin subjekteve që janë vënë në sitën e OFL-së.
Mësohet se njëri nga mjetet, i llojit “BMW”, e blinduar rezulton në emër të Lulzim Berishës, të njohur ndryshe si kreu i ‘bandës së Durrësit’. Në lidhje me këtë kërkesë për sekuestro, avokati i Berishës, Detar Hysi u shpreh se ka dhënë llogari për mjetin e blinduar, ndërkohë që kërkesën e SPAK nuk e kanë marrë dhe nuk janë në dijeni të saj.
Banesat dhe tokat u përkasin anëtarëve të fisit Doçi dhe Martin Bletës, banues në Shkodër, të cilët janë të dyshuarit kryesorë për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jani Prengës.
Konkretisht banesa tre katëshe në Shkodër, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestro, rezulton në pronësi të Ardian Doçit, i cili u vetëdorëzua në Han të Hotit. Banesa dy katëshe po në Shkodër rezulton në pronësi të Artan Doçit, banesa dy katëshe plus papafingo në Shkodër, rezulton në pronësi të Martin Bletës, kurse banesa dy katëshe plus Njësi Shërbimi në Shkodër, tokë arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër) dhe truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër) rezultojnë në pronësi të M.Doçit. SPAK ka kërkuar edhe sekuestrimin e një automjeti tip “Mecedes Benz”, prodhim i vitit 2012.
NJOFTIMI I PLOTË
Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke filluar nga data 07.02.2020 deri me datën 20.02.2020, ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje për pasuri të ndryshme të bllokuara në kuadër të zbatimit të parashikimeve të Aktit Normativ. Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje. Prokuroria e Posaçme, sot me datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme: Banesë 3 (tre) kate (Shkodër); Banesë 2 (dy) kate (Shkodër); Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër); Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012; Automjet tip “BMW”, i blinduar; Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër); Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër); Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër). Rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre.
Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt dhe Arben dhe Valentino Kaçorrit. Sot OFL u dërgoi formularin dhe dy subjekteve të tjerë Altin Lamajt dhe Eduart Dushkut.
(a.m/F.M/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kamioni me 1.3 ton drogë, i nisur nga Italia drejt Maqedonisë së Veriut është kthyer objekt hetimi edhe në Shqipëri. Struktura e Posaçme Kun...
TIRANË- Dosja.al zbardh sot të plotë listën me 60 emra të cilët janë renditur në tabelën me 250 subjektet e para që janë në sitën e Operacionit Forca e Lig...
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar për operacionin e zhvilluar dje në Maqedoninë e Veriut, ku u zbulua një kamion që kishte 1.3 ton kokainë. Në një reagi...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka hedhur sot shortin për tre gjyqtarët që do gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas shortit të hedhur sot në Gj...
Tiranë- Ditën e sotme Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga makinat luksoze të sekuestuara nga Operacioni Forca e Ligjit. Siç shihet në videon e mëpos...
Durrës- Kadri Lika, babai i Manjola Cukut, e cila u vra nga burri saj, Lulzim Cuku më 2 shkurt të këtij viti në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ka treguar se shk...
TIRANË– Agjentë rusë kanë ardhur sot në Shqipëri për të realizuar ekstradimin e rusit Rasul Mislaev, i arrestuar nga Anti-Terrori si një terrorist i përfsh...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar dhe sot me dërgimin e formularit për dy persona të tjerë që janë subjekte te aktit normativ, të njohur si paket...
LIBI- Anija e cila u sulmua dy ditë më parë me kundërtank në portin e Tripolit në Libi ishte shqiptare. Top Channel shkruan sot, se nga burime nga ekuipazhi shq...
MALËSI E MADHE- Të akuzuarit për kultivim të disa parcelave në Malësinë e Madhe, vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin, pas shqetësimit dhe indicieve s...