LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hemoragji” dorëheqjesh ‘për arsye personale’/ Paligjshmëria në burgun e Drenovës dhe heshtja e Agim Ismailit (Doku

21 Shkurt 2020, 12:58 Nga DOSJA
“Hemoragji” dorëheqjesh ‘për arsye personale’/

TIRANË– Një “hemorragji” dorëheqjesh “për arsye personale” ka përfshirë së fundmi burgun e Drenovës, në vijim të një situate,  e cila nuk duket më e mira për punonjësit e një prej institucioneve penitenciare më të rëndësishme në Shqipëri.

Burgu i Drenovës është bërë prej kohësh lajm, për shkak të një personazhi-Neim Behari-, i cili u ka dërguar letra kërcënuese disa zyrtarëve të drejtësisë dhe të sistemit të burgjeve.

Pak ditë më parë, gjykata e Korçës e vendosi të dënuarin Behari në izolim, sipas regjimit “41 bis”, në bazë të kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas kërcënimeve që ai ka bërë publikisht.

Por, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, izolimi i Beharit mund të jetë edhe pasojë e një “hakmarrjeje” ndaj tij, për shkak se ai ka kallëzuar penalisht për korrupsion drejtorin e burgut të Drenovës, Genci Fejzollari dhe nëpunës të tjerë të institucionit.

Akuzat për paligjshmëri brenda burgut të Drenovës, të lëshuara nga Neim Behari, emri i të cilit shoqërohet shpesh me përcaktimin si një person me “probleme të shëndetit mendor”, në fakt, përforcohen nga brenda radhëve të administratës

Dritan Nurçe punonte prej vitesh në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë, në rolin e specialistit (kujdestarit). Ai është një ndër pesë punonjësit e këtij institucioni, të cilët kanë dhënë dorëheqjen këto 2-3 muajt e fundit. Disa prej tyre e kanë argumentuar dorëheqjen “për arsye personale”. Por, jo Nurçe.

Ai ka dhënë dorëheqjen pak javë më parë, i detyruar, sipas tij, për shkak se nuk të pranonte të vepronte në kundërshtim me ligjin. Për shkak të kundërshtive të tij, ai është përballur me një betejë administrative me drejtorin e Burgut, në përfundim të të cilës doli i fituar.

Pas përfundimit të kësaj beteje disa-mujore, Nurçe dha dorëheqjen, i bindur se angazhimi profesional në Burgun e Drenovës do të vijonte të shoqërohej me përplasje të brendshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, duke shënuar se Nurçe ka dhënë dorëheqjen për “arsye personale”.

Por, argumenti zyrtar i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, nuk qëndron. Ish-specialisti ka dhënë dorëheqjen, për shkak se nuk ka pranuar të bëhet pjesë e praktikave abuzive, të orientuara nga zyrtarët drejtues të Burgut të Drenovës.

“Boldnews.al” ka siguruar letrën e dorëheqjes që Nurçe ia drejton eprorëve të tij.

“Dorëheqja ime vjen për shkaqe dhe rrethana që lidhen me parregullsitë që janë instaluar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në praktikën e përditshme të punës në këtë institucion” (Burgun e Drenovës, shën.red.), shkruan, ndër të tjera, tashmë ish-specialisti Dritan Nurçe.

Në tekstin e dorëheqjes, ai rendit akuza të rënda për paligjshmëri nga ana e drejtuesve të Burgut. “Qëllimi dhe arsyeja e shkeljes së ligjit është e qartë dhe nuk ka nevojë për komente”, shkruan Nurçe, duke aluduar për praktika korruptive nga ana e zyrtarëve të IEVP Drenovë.

Heshtja e Drejtorisë së Burgjeve
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, me Urdhërin e datës 24 Dhjetor 2019, ka pranuar dorëheqjen e specialistit Dritan Nurçe. Sipas Urdhërit të Ismailit, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Boldnews.al”, dorëheqja është kryer për “arsye personale”.

Duket qartë që drejtuesi më i lartë i sistemit të Burgjeve e ka thjeshtuar tërësisht situatën, duke u mjaftuar me “arsyet personale”, e duke anashkaluar problematikat e mprehta për paligjshmëri, të parashtruara në letrën e ish-specialistit Nurçe.

Siç duket, ka edhe një përpjekje të shtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të kaluar në heshtje ose për të mos cënuar titullarët e Burgut të Drenovës.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në Tetor të vitit 2019, pas publikimit të një investigimi në “Boldnews.al”.

Në një artikull, me titull “Kush e kërcënoi realisht gjyqtarin Markelian Kuqo? Një histori që përfshin zyrtarët e Burgjeve”, publikuar të Dielën e 20 Tetorit 2019, redaksia e “Boldnews.al” publikon edhe një vendim gjyqësor, në të cilin gjykata e Korçës ka refuzuar uljen e dënimit për të dënuarin T.H., me argumentin se dosja e hartuar nga Burgu i Drenovës për këtë të burgosur, kishte mangësi të theksuara dhe paligjshmëri.

Një ditë pas publikimit të këtij shkrimi, drejtori i Burgut të Drenovës, Genc Fejzollari, kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezullimin e specialistit Dritan Nurçe, i cili përfaqësonte institucionin në gjykatë.

Urdhëri i pezullimit nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, në 18 Nëntor 2019. Specialisti i pezulluar ankimon urdhërin, duke argumentuar se ai ishte vetëm përfaqësues i Burgut në seancë gjyqësore, por nuk ka qenë dakord me materialin e përgatitur nga eprorët e tij.

Pas shqyrtimit të rastit, inspektorët e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve arritën në konkluzionin se Nurçe nuk kishte përgjegjësi. Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, revokon masën e pezullimit.

Çështja mbyllet aty, vetëm me një kallëzim penal ndaj juristes së Burgut të Drenovës, pavarësisht se materialet për të dënuarin T.H. janë hartuar e miratuar nga një komision përkatës, si edhe të konfirmuar nga drejtori i burgut të Drenovës.

Marrë nga Bold News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili burgu i drenoves agim ismaili burgu i drenoves


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet