LIVE UPDATES
Aktualitet

“Me se do rroç këtu, pa ujë”?/ Zhulati, fshati që rrezikon të shterojë

21 Shkurt 2020, 11:33 Nga DOSJA
“Me se do rroç këtu, pa ujë”?/ Zhulati, fshati

GJIROKASTËR– “O djali kallabollate/ Doje të shtoje hirate/ Humbe dhe ato që pate!”. Bejo Kërri sapo ishte ulur në një tavolinë të ngushtë, ku katër bashkëfshatarë të tjerë po diskutonin me zë të lartë. Klubi nuk kishte ndryshuar shumë, qysh nga koha e kooperativës. Tavolinat e drunjta ishin zëvëndësuar nga të tjera, plastike e më të gjera; por edhe karriget, po ashtu. Hapësira i ngjante më shumë një magazine të pasistemuar dhe disi të varfër në dukje, ndoshta edhe për shkak të një drite pa ngjyrë që vinte prej një llambe të thjeshtë. Me pak zell, më shumë për të eksploruar çdo kënd përreth, aty mund të shihje, jo pak mallra të përditshmërisë, veçanërisht të asaj shtëpiake. Ndonëse me orendi  të çrregullta,  shumëllojshmëria mbi banak nuk mungonte.

Bejo Kërri foli përsëri. “Ne prisnim që të ndreqnin xhadenë, ata erdhën për ujin; me se do rroç këtu, pa ujë?!”. Nga e djathta Fatmir Boçka, rreth të shtatëdhjetave, vendosi bastunin në mes të këmbëve dhe peshoi duart mbi të. “Ata kërkojnë të bëjnë një digë. Po përse e kërkojnë atë digë? Këtu s’ka ujë!”. Pastaj filloi të na sqarojë, me fjali të shkurtra, por dukej sikur, më shumë, iu drejtohej fshatarëve të tjerë. “ Janë 550 ha atje poshtë; kemi 3,500 krerë bagëti. Po e more atë lumë, këtu nuk fle më njeri se do të qelbet dynjaja”. Për një moment, askush nuk foli. Fshatarët po mblidheshin një nga një, të heshtur, duke treguar vëmendje e respekt për ne që kishin ardhur nga Tirana.

Ne mbërritëm në Zhulat rreth mesditës.  Fshati gjendej mes një kurore majash, në perëndim të  Gjirokastrës, prapa Malit të Gjerë. Kishim lënë pas rrugën kombëtare, duke udhëtuar përmes Luginës së Kardhiqit. Më tej, përshkuam Lumin e Joshes, derisa mbërritëm pranë Gurit të Gjatë. Aty u shfaqën bagëtitë e para, si dhe një stan  i vogël matanë zallit.

Biseda po zhvillohej në qendër të fshatit, poshtë Pulajve, lagjes së sipërme, pranë shtatores së Idriz Sulit, një prej autorëve të Kanunit të Labërisë, që jetoi këtu përpara dy shekujsh.

“Tani kemi mbetur rreth 50 shtëpi, por dikur kemi qënë 200”, tha Fetih Bega, një çoban i cili dukej sikur më shumë i drejtohej vetes, sesa të tjerëve. Kishte një zë të shuar dhe fjalët ia dëgjoja me vështirësi. “Është një fshat 1500-vjeçar”, – tha Fatmir Boçka. “Kullotat janë plot dhe ne jetojmë në mes të pyjeve. Lumi që vjen nga Fushëbardha ka ujë për njëzet ditë, me pas, ai shteron. Çfarë do të bëjmë? Me se do t’i potisim tokat tona?”.

Tavolinat u zgjeruan dhe akoma më shumë fshatarë filluan të grumbullohen pranë njëri-tjetrit. Të rinjtë, ata pak të mbetur, u tërhoqën në një kënd të klubit dhe u ulën mbi disa tavolina.

Në janar, “Taronina shpk”, një kompani e prodhimit të energjisë, i kërkoi Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) një leje mjedisore për të ndërtuar një hidrocentral në Lumin e Zhulatit. Sipas projektit, do të shfrytëzoheshin ujërat e dy lumenjve: shtrati i Zhulatit, pranë Urës së Xhivelit dhe Burimi i Çullunarit që rridhte përgjatë Faqes së Cilikokës. Në përputhje me procedurat, AKM-ja çeli procesin e dëgjesave, duke njoftuar palët e interesuara përmes një njoftimi online, Njoftimi përfshinte zyrtarisht territorin e ish Komunës së Cepos, por bazuar në skicat inxhinierike dukej qartë se vetëm banorët e Zhulatit do të prekeshin nëse leja do të miratohej. Disa ditë më pas, përfaqësuesit e kompanisë “Taronina sh.p.k.” mbërritën në fshat.

“U mblodhëm rreth 30 burra. Ishte dhe kryeplaku dhe vendosëm Jo!”, tha Fatmir Boçka. “Ia bëmë të qartë edhe përfaqësuesit të tyre; ishte një djalë nga Tirana që mbante një copë letër në dorë. E kishin shkruar HEC Taronina, sepse atje do të vendoset ndërtesa e hiodrocentralit, por uji merret në Zhulat”. – Kishin marë me vete dhe kryeplakun e Cepunës dhe të Paleokastrës, u hodh Bejo Kërri. – Kryeplaku një votë ka, – u hodh dikush tjetër. – Nëse e bëjnë, neve na zhdukin, vazhdoi Fatmir Boçka. Tani kemi rreth 80 familje, po në verë bënemi 250 shtëpi . – Ata të facebook-ut na thonë që duam ta gjejmë Zhulatin, siç e kemi lënë, – tha Musllim Kërri, një çoban i vjetër që mbante një kapuç leshi mbi kokë. Ai u ngrit dhe vazhdoi të fliste në këmbë. “Në gusht, bashkëfshatarët, së bashku me familjet e tyre kthehen nga emigracioni. Të vegjlit e zgjojnë fshatin, Këtu poshtë bënen rreth 25 pellgje ku lahen fëmija, sepse nuk kanë kohë të shkojnë në Borsh apo në Himarë. Nëse vije këtu gjatë kooperativës, gjeje 100 burra që loznin tek Rrapi, me shelqe të hedhura krahëve e me qylafë mbi kokë. Eh, ndizej i tërë fshati dikur”.

Hodha sytë rrotull. Gjallëria tani ishte zbehur. Djemuria ishte larguar. Ata fare pak që kishin mbetur i shtynin ditët nëpër kullota, duke ushqyer bagëtinë, e cila i mbante gjallë dhe kështu jetonte edhe vetë fshati. Koha bën të sajën. Dielli po prekte Majën e Lucës. Poshtë, në Fushën e Mezuveçes binte muzgu. Një rreze e florinjtë dielli  pushonte mbi supin e monumentit të Idris Sulit, si për herë të fundit, përpara se të zhytej në errësirë.

“Rrapi filloi të thahej me shpejtësi”, po tregonte Murati. “Kjo ndodhi dhjetë vite të shkuara. Fillimisht u tha vetëm një degë, më pas, sëmundja preku edhe disa pjesë të tjera. Brenda një viti mori i tërë trungu. Fshatarët u pikëlluan, por heshtën. Askush nuk u përpoq ta shpëtonte. Dikush tha se ky ishte një mallkim, i ardhur nga jashtë, të tjerë  fajësuan për të kundërtën, pikërisht daljen jashtë, në emigracion , të banorëve. Sipas tyre, ky ishte një reagim ndaj braktisjes. Pra, brakstisja po ndëshkohej me braktisje”. – Po më pas ç’ndodhi?, pyeta unë – Ishte një vdekje e shpejtë. Rrapi 500-vjeçar u shua brenda pak muajve”, u përgjigj Murati. “Tani askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë e shkaktoi me të vërtetë. Ishte një ikje e shpejtë dhe e mistershme”, përfundoi. Vështroja portretin e legjislatorit popullor të ngritur mbi trungun e vdekur të Rrapit. Diçka më mungonte, ose më mundonte, do të thoja. Ata i përkisnin një tjetër bote. Dhe ndoshta, duke qënë pranë njëri-tjerit, mund të dinin diçka më shumë nga ne.

Skulptori 40-vjeçar Murat Kërri, autori i monumentit të Idris Sulit, e filloi punën për ndërtimin e tij duke transformuar trungun shumëshekullor të Rrapit në një vepër arti. “Këtu njeriu dhe natyra qëndrojnë së bashku, ndaj mendova që nuk mund të ketë një vend më të mirë për këtë monument sesa mbi këtë rrap shumëshekullor të tharë, por ende të fortë”, përfundoi rrëfimin e tij.

Një zhurmë dobët, e largët zilesh, sa vinte e po shtohej. Hodha sytë poshtë në fushë. Ishte zhurma e bagëtive. Brenda pak minutave pararoja e tyre hyri në fshat, pikërisht atje ku rruga kthente për nga monumenti. Ishin rreth 800 krerë, kryesisht dele dhe pak dhi. Ato lëviznin së bashku, në drejtim të fshatit, të ndrojtura, përgjatë një itinerari i cili nuk do të ndryshonte kurrë, deri ne fund, në fund të jetës së tyre, e kam fjalën. As nuk mund të mendoja të ndodhte ndryshe.

“Ka vite që uji nuk shkon fare këtu”, – tregon çobani 60 vjeçar Eduart Gavoi. “Gjatë jetës time e kam parë tre herë lumin të thahet; pikë uji nuk ka patur! Këtu tokat janë zall; thahen me hënë e jo me diell. Ato duan 24 orë ujë në ditë. Hidrocentrali nuk na gënjen dot. Nëse e kanë me patjetër, le të ngopim më parë bagëtinë; të potisim tokat njëherë, pastaj, ç’të mbetet, le ta marrë kompania”, propozon duke qeshur Eduarti. Për herë të parë po dëgjoja një alternativë të re, këtu mes gërxheve të Labërisë, nga një çoban i thjeshtë dhe me një fytyrë të qeshur.

Brenda muzgut m’u bë sikur zhurmoi diçka. Mbajta frymën për një cast…Një zhurmë e cuditshme, e lehtë dhe e vazhdueshme vinte nga larg. Zhurma e ujit dëgjohej e zbehtë.

Atmosfera në klub ishte po ajo: kundër HEC-it, kundër kompanisë. Mbledhja zgjati edhe pak minuta. Olsi Nika nga EcoAlbania, u tregoi projektin teknik të hidrocentralit dhe pasojat e mundshme nëse diga do të ndërtohej. Në fund, ata dukeshin më të qartë, më të bashkuar por dhe më të vendosur. “Po kemi qënë fshat i madh”, më tregon Besim Pula. “Edhe Fushëbardha, fshati ngjitur,  nga ne ka dalë. Në Kolonjë, pak më poshtë, fshatarët u bënë grush dhe nuk pranuan HEC-in. Është uji i fshatit”, thanë. “Po ne?”.

“Ata nuk e lanë një fshatarin e tyre, që kërkoi të ndërtonte një rezervat peshku”, u hodh Qazim Pula, një bletërritës, më i riu ndër ta. “Ky fshat mbahet nga tre gjëra: lumi, pyjet dhe bimët mjeksore. Nëse i heq ujin bien që të tria”. Ka dhe diçka tjetër me të cilat mbahet ky fshat mendova: edhe këta banorë të mençur.

Në fund, përpara se të largoheshin, unë nuk arrita t’u thoja fshtarëve asgjëmë shumë sesa një përshëndetje. Në fund të fundit, askush nuk priste ndonjë gjë nga unë.

Ne u kthyem, duke udhëtuar me një makinë të lartë. Kaluam përbri Zallit të Joshes, nëpër Luginën e Kardhiqit, derisa dolëm në rrugën kombëtare. Kullota 1500-vjeçare kishte mbetur pas, në errësirë. U mbështeta në sedilje dhe mbylla sytë. Doja të përmblidhja gjithçka që kisha dëgjuar. Po s’munda. Në kokë më kumbonin të njëjtat vargje të poetit popullor: O djali Kallabollate/ Doje të shtoje hirate / Humbe dhe ato që pate!

Marrë nga Porta Vendore

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan rama fshati zhulat gjirokaster artan rama fshati zhulat gjirokaster


Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shkurt 2020, 09:58

TIRANË- Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorë, Astrit Shema, u përball pak ditë më parë në seancën dëgjimore me një raport negativ në Komisionin e Pavaru...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë