LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit median: Tani më njeh i gjithë pallati

21 Shkurt 2020, 12:11 Nga DOSJA
Gjyqtarja bjonde me syze të errëta që liroi të fortin e

TIRANË- Enkeleda Kapedani, gjyqtarja që vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit i të fortit të bandës së Gaxhait, Viktor Ymeri ka paditur portalin newsbomb.al me administratore Anila Bashën. Gjyqtarja e cila liroi përfundimisht nga burgu një anëtar të botës së krimit, mbi të cilin rëndonin disa krime dhe dënime, pretendon se fotoja që ne kemi publikuar në portal i ka krijuar asaj shqetësime dhe në këmbim kërkon 5 mln lekë dëmshpërblim. Bëhet fjalë pikërisht për këtë foto ku në fakt jo vetëm që nuk identifikohen familjarët e saj por as vetë gjyqtarja për shkak të syzeve të mëdha e të errëta që mban vënë. Megjithatë, Kapedani pretendon se pikërisht nga kjo foto, atë e njohu i gjithë pallati, në një kohë kur më herët s’e njihte askush.

“Që prej asaj dite jeta ime nuk ka vijuar më normalisht. Së pari më ka shkaktuar stres familjar, pasi familjarët e mi vuajnë përgjegjësinë e vendimarrjeve të mia. Bashkëshorti dhe fëmijët e mi, identifikohen si personat e publikuar në një foto së bashku me një gjyqtare që kishte bërë të pabërën pasi kishte nxjerrë nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait. Deri para publikimit të fotos, unë isha person i panjohur në ambientin ku jetoj pasi askush nuk dinte se kush isha unë dhe çfarë pune bëja, Falë publikimit të fotos time private të vjedhur në profilin tim, tashmë më njeh i gjithë pallati, madje e gjithë lagjia”, thuhet në padinë e gjyqtares.

Gjyqtarja në padinë e saj përmend çështjen  ‘Von Hannover’ kundër Gjermanisë ku GJEDNJ ka specifikuar që ‘fotografitë e botuara nëpër revista e gazeta mund të përmbajnë të dhëna tepër personale dhe madje intime në lidhje me një person’.

Ndërkaq, ne i kujtojmë Kapedanit se në nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut është parashikuar e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare. Në çështjen Alex Springer kundër Gjermanisë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) argumentoi se “liria e shprehjes përbën një nga themelet thelbësore të një shoqërie demokratike dhe një nga kushtet themelore për përparimin e saj dhe për vetë-përmbushjen e secilit individ” .

Gjykata gjithashtu ka theksuar vazhdimisht rolin thelbësor që luan shtypi në një shoqëri demokratike. Megjithëse shtypi nuk duhet të kapërcejë kufij të caktuar, në lidhje me mbrojtjen e veçantë të reputacionit dhe të drejtave të të tjerëve, megjithatë detyra e tij është që të ofrojë – në një mënyrë në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e tij – informacione dhe ide mbi të gjitha çështjet me interes publik. Po të ishte ndryshe, shtypi nuk do të ishte në gjendje të luante rolin e tij jetësor të “mbikëqyrësit (watchdog) publik”. 

Për balancimin e së drejtës për jetë private dhe familjare dhe lirisë së shprehjes (kjo e fundit e parashikuar në nenin 10 KEDNJ), GJEDNJ ka marrë parasysh disa kritere siç janë:

 Kontributi në një debat me interes publik – Një kriter thelbësor thelbësor është kontributi i bërë nga foto ose artikuj në shtyp në një debat me interes të përgjithshëm.  Në rastin objekt shqyrtimi kemi të bëjmë me diskutimin për një çështje me interes publik, përsa kohë që artikulli i dedikohet një individi me rekorde të caktuara, që përfaqëson një person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Nga rrezikshmëria e këtij individi mund të ketë pasoja të caktuara edhe për komunitetin. Ndërkohë fakti që artikulli përmban të dhëna mbi subjektin gjyqtar e bën akoma dhe më publike çështjen, përsa kohë që ky subjekt paguhet nga taksat e qytetarëve të këtij vendi, ndër të cilët përfshihem edhe unë dhe të gjithë lexuesit. Mendojmë se do të kishte cënim të së drejtës për jetë private të paditëses në rastet kur përmbajtja e artikullit do të pasqyronte sjelljen e saj në jetën private, por në këtë rast kemi të bëjmë me qëndrimin e një përfaqësuesi të një institucioni të besueshëm për dhënien e drejtësisë.

Sa i njohur është personi në fjalë dhe cili është tema e diskutimit – Roli ose funksioni i personit në fjalë dhe natyra e veprimtarive përbëjnë një tjetër kriter të rëndësishëm. Në lidhje me këtë, duhet bërë një dallim midis individëve privatë dhe personave që veprojnë në një kontekst publik, si figura politike ose figura publike. Prandaj, përderisa një individ privat i panjohur për publikun mund të kërkojë mbrojtje të veçantë të së drejtës së tij / saj për jetën private, e njëjta gjë nuk është e vërtetë për figurat publike.  Dhe vetë, GJEDNJ e ka pranuar se shtypi ushtron rolin e tij si “mbikqyrës publik” (watchdog) në një demokraci duke shpërndarë informacione dhe ide mbi çështje me interes publik kur individi objekt publikimi është funksionar publik.

Metoda e marrjes së informacionit dhe vërtetësisë së saj – Në të vërtetë, Gjykata ka vendosur që masa mbrojtëse e dhënë nga neni 10 për gazetarët në lidhje me raportimin për çështje me interes publik është subjekt i provizionit që ata po veprojnë me mirëbesim dhe mbi baza të sakta faktike dhe sigurojnë informata “të besueshme dhe të sakta” në përputhje me etikën e gazetarisë.

Përmbajtja, forma dhe pasojat e botimit – Në këtë rast vlen të theksohet fakti që bashkëshorti dhe i mituri i subjektit gjyqtare është i pamundur që të identifikohet nëpërmjet fotos së publikuar në artikullin përkatës, për shkak se në foto janë përdorur teknika “blur”.

Rekomandimi Rec (2003) 13 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi sigurimin e informacionit përmes mediave në lidhje me procedurat penale – në parimin 1 të tij ka parashikuar ‘Informimin e publikut nëpërmjet medias’, publiku duhet të jetë në gjendje të marrë informacione rreth veprimtarive të autoriteteve gjyqësore dhe shërbimeve policore përmes mediave. Prandaj, gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirshëm dhe të komentojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë penale, duke iu nënshtruar vetëm kufizimeve të parashikuara në parimet e mëposhtme.

Peshimi i interesave në rastin aktual padyshim që duhet të çojë në përfundimin se e drejta e publikut për informacion mbizotëron. GJEDNJ ka argumentuar se neni 8 i Konventës, nuk mund të shërbejë si bazë për ankesën e humbjes së reputacionit të individit, kur ky i fundit është pasojë e parashikueshme e veprimeve të vetë personit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda e gaxhait enkelejda kapedani gjyqtarja padit newsbomb-in lirimi i te fortit te bandes se gaxhait banda e gaxhait enkelejda kapedani gjyqtarja padit newsbomb-in lirimi i te fortit te bandes se gaxhait


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet