LIVE UPDATES
Ekonomi

Biznesmeni kontrovers grek komploton rikthimin në fushat e naftës

19 Shkurt 2020, 07:13 Nga DOSJA

GREQI– Për gati një dekadë, kompania ‘Stream Oil and Gas’ –e quajtur ‘Transatlantic Petroleum’ nga 2014 dhe e udhëhequr nga biznesmeni grek, Sotirios Kapotas dhe partneri i tij shqiptar Arian Tartari, kontrolloi nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, vendburimet Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Cakran – Mollaj si dhe vendburimin e gazit në Delvinë.

Në vitin 2017, pasi grumbulloi dhjetëra milionë dollarë borxhe ndaj Albpetrol dhe kontraktorëve të tjerë vendas, Transatlantic Petroleum Ltd u shit dhe e transferoi borxhin tek një kompani tjetër ‘offshore’, duke e shtyrë Ministrinë e Energjetikës të prishte marrëveshjen hidrokarbure, duke ia rikthyer vendburimet e naftës Albpetrolit.

Një vit më vonë, Albpetrol hapi një tender për lidhjen e marrëveshjeve të reja për tre vendburimet e naftës, Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë.

Por një nga konkurrentët kryesorë është sërish biznesmeni Sotirios Kapotas, i cili po tenton të rikthehet në vendburimin Gorisht-Kocul përmes kompanisë Letho Resources dhe një beteje ligjore 2-vjeçare kundër Albpetrol për t’u shpallur fituese.

Dokumenteve gjyqësore tregojnë se Letho Resources dhe një kompani tjetër nga Kanadaja – Alcan Petroleum Ltd ndajnë një adresë të përbashkët në Tiranë, e cila më parë i përkiste kompanisë Stream Oil and Gas. Alcan Petrolem Ltd, ka bërë gjithashtu një padi kundër Albpetrol për tenderin e mbajtur në vitin 2018 për tre fushat e naftës.

Përveç padisë administrative kundër Albpetrol për t’u shpallur fituese e tenderit shumë të debatuar për vendburimin e naftës Gorisht- Kocul, kompania Letho Resources ka lidhur një marrëveshje për blerjen e koncesionarit aktual të vendburimit Ballsh- Hekal, Anio Oil and Gas sh.p.k.

Letho Resources nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim mbi të shkuarën kontroverse të drejtuesit të saj ekzekutiv, Sotirios Kapotas në tregun shqiptar të hidrokarbureve. Ndërkohë, Arian Tartari nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës nuk i përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN, nëse e kishin miratuar transferimin e vendburimit Ballsh-Hekal nga kompania Anio Oil and Gas tek Letho Resources Corporation.

Akuza politike

Sipas Administratës Ndërkombëtare të Tregtisë, një agjenci e Departamentit të Tregtisë në SHBA, vlerësohet së Shqipëria ka rezerva nafte të rikuperueshme të barabarta me 120 milionë fuçi dhe 5.7 miliardë m3 gaz.  Vendburimi  më i madh i naftës është ai Patos-Marinzë, i cili nga viti 2004 kontrollohet nga kompania Bankers Petroleum, nëpërmjet një marrëveshje hidrokarbure për ndarjen e prodhimit me Albpetrol.

Nga viti 2007 deri në vitin 2017, Albpetrol kishte një marrëveshje të ngjashme për vendburimet Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Cakran – Mollaj dhe për fushën e gazit në Delvinë me kompaninë ‘Stream Oil and Gas’, e cila në vitin 2014 u shkri me kompaninë ‘Transatlantic Petroleum Ltd’.

‘Stream Oil and Gas’ është një kompani e themeluar në 20 korrik 2007 në ishujt Cayman – një territor britanik në Karaibe, i konsideruar si parajsë fiskale. Kapitali fillestar i kompanisë ishte 500,000 dollarë kanadezë. Tre javë pas themelimit, më 8 korrik 2007, kompania lidhi 4 marrëveshjet hidrokarbure me Albpetrol. Më 2 prill 2008, drejtorët e Stream Oil and Gas, emëruan administratorë të degës së saj në Shqipëri, biznesmenin Arian Tartari dhe atë grek Sotirios Kapotas, ndërsa kompania e kishte selinë në “Rruga Ismail Qemali, Samos Toëer, Kati V.”

Sipas të dhënave nga regjistri publik i transaksioneve të drejtorëve të kompanive në Kanada, SEDI, si një nga drejtorët e kompanisë, Tartari përfitoi në 4 prill 2008, 6 milionë aksione të Stream Oil and Gas – gjysma e të cilave u shitën në vitin 2014.

Përfitimi i aksioneve nga Tartari, partner i ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi, solli akuza nga Partia Socialiste në atë kohë opozitë, e cila në vitin 2010 e akuzonte biznesmenin Tartari për lidhje të ngushta me familjen e ish-kryeministrit Berisha.

“Berisha ka favorizuar për përfitime personale kompaninë e bashkëshortit të deputetes Albana Vokshi, duke i dhënë të drejtën e shfrytëzimit të 4 nga 6 vendburimeve të naftës që ka vendi,” deklaroi në një konferencë për shtyp në gusht 2010, Erion Braçe, në atë kohë nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Më datën 15 gusht, pra vetëm 1 javë pasi ka marrë kontratat qeveritare, aksionerët e kësaj kompanie hyjnë në transaksione dhe blejnë 2 milionë aksione të themeluesve të Stream Oil, me një vlerë prej 5 milionë dollarësh,”, theksoi Braçe.

Drejtori i ‘Stream Oil and Gas’, Sotirios Kapotas i konsideroi akuzat e Partisë Socialiste si false dhe kërcënoi me padi në gjykata shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në një deklaratë për mediat, Kapotas i kërkoi qeverisë dhe opozitës që të mbrojnë emrin e kompanisë dhe investimet e saj kundrejt deklaratave false, ndërsa theksoi se do të kërkohej kompensim për dëmin që do të shkaktohet.

“‘Stream Oil’ nuk ka asnjë anësi politike dhe ndodhet në Shqipëri për të investuar dhe jo për të qenë mjet i politikës,” theksoi ai.

Një mal me borxhe

Një vit pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, me 3 shtator 2014, kompania ‘Stream Oil and Gas’ u shkri me kompaninë Transatlantic Petroluem Ltd, sipas një marrëveshjeje me vlerë 41.2 milionë USD. Përveç Shqipërisë, Transatlantic Petroluem Ltd deklaronte se kishte interesa në vendburime nafte në Turqi dhe Bullgari.

Në vitin 2015, edhe dega shqiptare e kompanisë, sipas të dhënave të bëra publike në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndryshon emrin nga ‘Stream Oil and Gas’ në ‘Transatlantic Petroleum’. Pikërisht në këtë periudhë, problemet e kompanisë me kontraktorët fillojnë të dalin në sipërfaqe, si pasojë e urdhrave të njëpasnjëshëm të sekuestrimit të kuotave aksionere për detyrime të pashlyera nga përmbaruesit privatë.

Sipas bilancit të vitit 2015, kompania Transatlantic Petroleum ka pasur detyrime të pashlyera ndaj furnitorëve me vlerë 1.87 miliardë lekë. Por ndërsa aksionet e degës së Transatlantic Petroleum u bllokuan në Shqipëri pas një duzine urdhërash përmbarimorë për borxhe të pashlyera ndaj kompanive lokale, kompania mëmë i shiti asetet e saj një tjetër kompanie ‘offshore.” Në fundit të shkurtit 2016, Transatlantic LTD hyn në një marrëveshje me kompaninë GBC Oil Ltd.

Nëpërmjet degës së saj TAT Holdings B.C., Transatlantic i shet të gjithë asetet e ‘Stream Oil and Gas’ tek kompania GBC Oil në shkëmbim të pagesës së një kredie prej 2.3 milionë USD ndaj bankës Raiffeissen – të marrë nga dega në Shqipëri, si dhe marrjen përsipër të borxheve të kompanisë që përfshinin 23.1 milionë USD të pagueshme ndaj furnitorëve dhe hua në vlerë prej 6.1 milionë USD. Ndërkohë, kompania i transferoi asetet dhe detyrimet e fushës së gazit në Delvinë me vlerë 12.9 milionë USD një kompanie të tretë të quajtur Delvina Gas Holdings.

GCB Oil është një kompani e regjistruar në Delaware të SHBA, që sipas Autoritetit të Konkurrencës është në pronësi të Continental Oil and Gas. Në vitin 2017, Transatlanic ka shitur dhe 25 % të aksioneve të kompanisë Delvina Gas Holdings për 300 mijë USD kompanisë Delvina Investment Partners LTD, duke dalë nga tregu shqiptar i hidrokarbureve.

Për shkak të borxheve në vitin 2016, kompania Transatlantic Petroleum Albania humbi të drejtat mbi vendburimin Ballsh-Hekal, të cilat iu transferuan pas një ankandi kompanisë Anio Oil and Gas sh.p.k.

Ndërsa në janar 2017, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës si përfaqësues i aksionerit shtet, i ka dhënë miratimin kompanisë Albpetrol për prishjen e marrëveshjes hidrokarbure me kompanisë Transatlantic Petroleum Albania Ltd dhe marrjen e vendburimeve Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj për shkak të borxheve të akumuluara.

“Arsyeja e marrjes së këtyre dy vendburimeve nga kompania koncesionare është mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale, ku ndër më kryesoret është krijimi i një detyrimi të madh financiar kundrejt Albpetrol sh.a. Ky detyrim kap shifrën 20 milionë dollarë, pjesa thelbësore e të cilit është krijuar gjatë viteve 2008-2013,” tha MEI nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Ngjashëm në mars 2017, Abpetrol nisi procedurat për marrjen nën kontroll të vendburimit të naftës së Amonicës nga kompania Phoenix Petroleum për “mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale.”

Rikthimi i Kapotas

 

Pas marrjes nën kontroll të tre vendburimeve të naftës, Gorisht-Kocul, Cakran – Mollaj dhe Amonicë, Albpetrol hapi një “Thirrje për shprehje interesi” për lidhjen e marrëveshjeve të reja hidrokarbure.

Në tender morën pjesë 9 kompani hidrokarburesh, ku përfshiheshin Bankers Petroleum, Transoil Group AG (më vonë Terraoil Swiss), Shandong Kerui Petroleum Equipment, Letho, Verssa Versatile, Pennine, Alcan, Fluid Oil dhe Zennith Energy.

Më 9 maj 2018, ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Terraoil Swiss (në atë kohë Transoil Group) dhe një muaj më vonë, i kërkoi Albpetrolit që të bëjë kërkesë në Agjencinë Kombëtare për Burimet Natyrore për pajisjen me licencë marrëveshjeje të koncesionarit.

Vendimi për hapjen e thirrjes fillimisht u kontestua nga kompania “Jurimex Komerz Transit GmbH’, e cila kishte mbajtur disa bisedime me Albpetrol në vitin 2017 për marrjen me koncesion të këtyre tre vendburimeve. Ndërkohë, shpallja fitues e Transoil Group, më vonë Terraoil Swiss, u kontestua në gjyq edhe nga kompanitë Alcan Petroleum Ltd dhe Letho Resources Corporation.

Letho Resources Corp. është një shoqëri aksionere kanadeze e themeluar në vitin 2005 me adresë në Vankuver, British Columbia, Kanada.

Më 3 tetor 2018, Letho emëroi si drejtor ekzekutiv Sotirios Kapotas, duke e motivuar këtë vendim me transformimin e kompanisë në “një prodhues nafte me fokus Shqipërinë”.

Në Gjykatën Administrative të Vlorës, Letho Resources fitoi në një padi kundër Albpetrol të drejtën për të negociuar për lidhjen e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin Gorisht-Kocul.

Sipas vendimit të gjykatës, Terraoil Swiss ishte favorizuar në tender, nuk i plotësonte kushtet për t’u kualifikuar dhe se marrëveshja hidrokarbure e kësaj kompanie me Albpetrol mund t’i kushtonte shtetit nga 250 deri në 300 milionë dollarë. Çështja ndodhet aktualisht në Gjykatën Administrative të Apelit.

Konkurrenti tjetër në tender, Alcan Petroleum LTD është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar edhe ajo në Vankuver, British Columbia. Në paditë gjyqësore, Letho Resources dhe Alcan Petroleum LTD kanë dhënë të njëjtën adresë në Shqipëri; ish zyrën e ‘Stream Oil and Gas’ në “Rruga Ismail Qemali, Samos Tower, Kati V.”Edhe kompania Jurimex jep të njëjtën adresë në padinë administrative në Gjykatën Administrative Vlorë.

Në të njëjtën adresë listohet ende një kompani konsulence me aksionerë Sotirios Kapotas dhe Arian Tartari, e quajtur “KSP1 Consulting”, por lidhja midis të tre kompanive është e paqartë.  Ajo që është e qartë është lidhja e Sotirios Kapotas me kompaninë Letho Resources, ku ai shërben si drejtor ekzekutiv dhe president, që nga 3 tetori 2018.

Më herët, në korrik 2018 kompania Letho Resources ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me  kompaninë Anio Oil and Gas për  blerjen e të drejtave për fushën e naftës Ballsh-Hekal dhe i ka avancuar kompanisë së naftës shqiptare një kredi prej 500 mijë USD.

Kjo marrëveshje nuk rezulton të jetë reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Marrë nga reporter.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi akuza politike greqi rikthimi i kapotas sotirios kapotas akuza politike greqi rikthimi i kapotas sotirios kapotas


Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Shkurt 2020, 19:12

TIRANË- Seanca plenare ishte përshpejtuar të hënën për t’i lënë mundësi deputetëve të kishin më shumë kohë për hallet e elektoratit deri në datën 5 mars, k...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë