LIVE UPDATES
Art&Argëtim

21 shkurt 1951/ Natë ferri në burgun e ri të Tiranës!

21 Shkurt 2020, 11:17 Nga DOSJA
21 shkurt 1951/ Natë ferri në burgun e ri të Tiranës!

TIRANË– Një mesnatë të ftohtë shkurti në vitit 1951, korridoret e burgut të ri të Tiranës zhurmuan si asnjëherë më parë. Një grumbull i madh njerëzish të lidhur me zinxhirë u futën brenda qelive përmes zhurmës së përplasjes së dyerve e të ulërimave të xhelatëve të diktaturës. Banorët e mëparshëm të atyre qelive ishin mësuar me ftohtësinë dhe errësirën ku prej disa vitesh apo muajsh ishin të dënuar të jetonin. Për banorët e rinj të asaj nate, ishte tmerr. Ishin shumë, rreth 80 veta, intelektualë të rëndësishëm të kryeqytetit. Kishte edhe gra. Njëra prej tyre ishte Sabiha Kasimati. Ishin arrestuar pas një ngjarje të pazakontë që kishte ndodhur ato ditë në kryeqytet.

Ato ditë kishte mbërritur në Tiranë një delegacion nga Bashkimi Sovjetik, për të marrë pjesë në manifestimet që do të organizoheshin me rastin e 33-vjetorit të krijimit të Ushtrisë së Kuqe. Më 19 shkurt 1951, ditën që ndodhi hedhja e bombës, ambasada ruse do të jepte një pritje për delegacionin e ardhur nga Moska.

Të arrestuarit nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen. Ishte një listë e gatshme për t’u arrestuar në momentin e parë që t’i jepej rasti diktatorit dhe u gjend pikërisht ngjarja e bombës në ambasadën sovjetike. Kjo ngjarje u përdor për të terrorizuar kryeqytetin dhe për të arrestuar të gjithë ata që diktatori i kishte projektuar si armiq të popullit. Terrori nëpër lagjet e Tiranës, do të transferohej në qelitë e burgut të ri të qytetit, atje ku u futën të gjithë të arrestuarit. Ndërkohë burgu i Tiranës, por edhe burgje të tjera të Shqipërisë ishin mbushur plot me të rinj, të reja, burra e gra, njerëz që diktatori Enver Hoxha kishte vendosur t’i asgjësonte, “në emër të popullit”. Ishte kohë terrori në Shqipëri.

Në një prej burgjeve të Tiranës, ishte Rita Koka, një vajzë që ishte arrestuar në moshën 19-vjeçare dhe aty në qelitë e burgut i kishte mbushur 20 vjeç.  Ishte arerstuar nën akuzën për agjitacion e propagandë. Atë natë shkurti, Rita ishte dënuar për të qëndruar e mbyllur në birucë. Ja si e ka rëfyer ajo natën në burgun e Tiranës kur atje u sollën të gjithë të arrestuarit e ngjarjes së bombës në ambasadën sovjetike:

“Një natë, në mes të qetësisë, dëgjova që dyert e birucave hapeshin e mbylleshin, hapeshin e përplaseshin pa pushim. Nga jashtë kumbonin hapat e nervozuara të këmbëve që vraponin nëpër koridore, taka femrash dhe një zhurmë e fortë zinxhirësh që tërhiqeshin. S’po kuptoja ç’po ndodhte, u frikësova, isha komplet e harruar në atë brymë izolimi. Por tek unë, te biruca ku isha ngujuar nuk vinte askush. Pas pak dëgjoj sipër birucës sime në tavan një zhurmë zinxhirësh sikur po shpërthenin zinxhirët e ferrit. Atëherë me zë të ngadaltë thërras personat që ishin në birucën ngjitur me mua dhe i pyes se çfarë ka ndodhur. Njëri prej tyre përgjigjet: “prit” , “do të tregojmë më vonë”,  “Tani pusho dhe hesht”. Të nesërmen në mëngjes kur më nxorën nga biruca për në banjë, pashë se përpara të gjitha dyerve të birucave që ishin në korridor, kishte tufa këpucësh dhe pandoflash të grumbulluara si kurrë nuk i kisha parë. E tronditur dhe e habitur, i drejtohem rojës që po më shoqëronte dhe e pyes :“Çfarë ka ndodhur?” Ai direkt më pushoi duke më thënë: “ Ec përpara e mos bëj shumë pyetje”. Më vonë më treguan se çfarë ishte bërë në Tiranë atë natë, një raprezalje e madhe. Kishin arrestuar qindra njerëz sepse ishte hedhur gjoja një bombë në ambasadën sovjetike. Brenda 10 ditëve u dënuan me pushkatim shumë prej të arrestuarve, ndërmjet tyre edhe nje grua. Kjo grua ishte zonja Sabiha Kasimati”, rrëfen Rita Koka. Një natë më pas, 22 të arrestuar të ngjarjes së ambasadës sovjetike do të pushkatoheshin, ndër ta edhe shkencëtarja e parë shqiptare Sabiha Kasimati. Vrasja e 22 intelektualëve 26 shkurtin e vitit 1951, është ndër ngjarjet më makabre të kohës së diktaturës komuniste.

Marrë nga Kujto.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur bashkimi sovjetik burgu i ri i tiranës moska natë ferri bashkimi sovjetik burgu i ri i tiranës moska natë ferri

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 21 Shkurt 2020, 10:15

SHBA– Një 25-vjeçare jeton akoma sot në këtë moshë madhore si një foshnjë që duhet të mbajë pelena, jeton në çerdhen e saj dhe harxhon rreth 300 d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet