Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike dhe nënkryetarët e kësaj partie kanë refuzuar njëzëri kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të dhënë dorëheqjen dhe për t’ju bashkuar atij më 11 dhjetor, ditë që ka thirrur dhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një reagim zyrtar, anëtarët e PD-së shprehen se kjo kërkesë është jashtë standarteve demokratike dhe që ata refuzojnë të shkelin statutin e PD-së. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj shtojnë me bindje se nuk do të japin dorëheqjen dhe nuk do të shkelin statutin e PD-së për interesat personale të ish-kyeministrit Berisha.
Reagimi zyrtar:
Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë. Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standartet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre. Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër.
Mbrëmjen e sotme nga Burreli Berisha kërkoi sërish që Bardhi e katër nënkryetarët e Partisë Demokratike të jepnin dorëheqjen e t’i bashkohen më datë 11 në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Të njëjtën gjë, Berisha e bëri edhe në foltoren e kaluar, duke shtuar se ata nuk duhet të bëhen pengje të kryedemokratit Lulzim Basha e kryeministrit Edi Rama.
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokrati Lulzim Basha sit ë përfshirë në dosjen e “Toyota Yaris” ngjarje e denoncuar nga vetë Kreu i...
BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim që të sillet si guvernatore në Shqipëri...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një përmbledhje të Reformës në Drejtësi në pesë vite. Në një postim në Faceboo...
LEZHË- Shpendi ‘Kojliku qeros’. i cili është i përfshirë në listën e specieve të rrezikuara në nivel botëror, është gjurmuar në rezervatin Kune...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se është përfshirë në aferën e “Toyota Yaris” të cilën vetë ...
LUKSEMBURG– Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied sot ka dhënë frymën e fundit! Ajo është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante pr...
SHKODËR- Një i moshuar 71 vjeç ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se 71-vjeçari me iniciale Sh.S ka humbur kontrollin e mot...
DURRËS– Një adoleshente e zhdukur, 17 vjeç, e cila ishte zhdukur rreth një muaj më parë, u gjet dje në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. ...
TIRANË– Ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës vazhdon të marrë para shtesë nga buxheti i shtetit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një tender t...
TIRANË– Çadra e vendosur prej muajsh në sheshin ‘Skënderbej” do të hiqet më 25 nëntor. Lajmin e ka bërë vetë me dije Ministria e Shëndetësisë....