LIVE UPDATES
Aktualitet

”Doli me valixhe nga apartamenti, kullonin gjak…”, dëshmia e fqinjve “fundosi” ish-të dashurën e Taulant Pashos, av

23 Dhjetor 2020, 07:56 Nga DOSJA
”Doli me valixhe nga apartamenti, kullonin gjak…”,

ITALI– Avokati i shqiptares Elona Kaleshi e akuzuar nga gjykata italiane për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos ka dhënë një intervistë për ‘OraNews’. Federico Febbo është shprehur se deri më tani nuk është zyrtarizuar asnjë masë ndalimi për klienten e tij ndërsa ende mbahet në qelitë e paraburgimit.

Avokati ka treguar se Elona është e surprizuar dhe e shokuar nga kjo masë ndalimi e se ka vendosur që të mos japë asnjë deklaratë deri në dhënien e masës.

Febbo bën të ditur se ka qënë dëshmia e fqinjëve ajo që e ka fundosur Elonën. Fqinjët e çiftit Pasho kanë zbuluar se shtëpia ku ata banonin në Itali ishte marrë me qera nga vetë Elona e se ka qënë pikërisht vajza shqiptare që është parë për herë të fundit në banesën e çiftit. Elona është justifikuar duke thënë se ajo që po dilte nga valixhja ka qënë verë nga shishet e thyera.

Elona është parë nga fqinjët duke dalë nga banesa me dy valixhe që sipas tyre kullonin gjak.

Pjesë nga intervista:

Alba Kepi- Avokat, para së gjithash ju pyes klientja juaj Elona Kalesha është nën urdhër ndalimi apo i është zyrtarizuar udhër i arrestit me burg?

Av. Federico Febbo- Elona Kalesha ndodhet ende nën masë ndalimi e deri më tani nuk është zyrtarizuar masa e ndalimit.

Alba Kepi- Elona ka vendosur të mos flasë për momentin e ju ka autorizuar ju për të komunikuar? Pse kjo zgjedhje dhe cili është pozicioni juaj ndaj këtyre akuzave të rënda?

Av. Federico Febbo- Nën këshillimin tim, bashkë më Elonën vendosëm për momentin të mos bëjmë asnjë deklaratë për mediat pasi përballë një akuze kaq të rëndë siç është masa e ndalimit për vrasje na duhet të analizojmë të gjithë dokumentacionin e autoriteteve gjyqësore. Është një dosje mjaft voluminoze e policisë gjyqësore me informacione mbi hetime të kryera gjatë javëve të fundit si dhe hetime të së shkuarës pra në 2015 pas zhdukjes së çiftit Pasho. 

Alba Kepi- E cili është pozicioni i klientes tuaj (Elona Kaleshit) ndaj akzuës së vrasjes së dyfishtë?

Av. Federico Febbo- Elona Kalesha është e suprizuar dhe e shokuar nga kjo masë ndalimi. Mohon lidhjen e saj me ngjarjen e deri tani ka preferuar të heshtë para autoriteteve të drejtësisë. Gjatë ditës së sotme pritet të merret në pyetje nga prokurori i hetimeve paraprake e do të japë qëndrimin e saj. Deri në mesditën e djeshme, datë 22 dhjetor, Elona gjendej në kazermën e karabinerëve e më pas është shoqëruar në burgun e Firenzes ku ka kaluar dhe natën. 

Alba Kepi- Janë mbi 6 ditë nga gjetja e valixheve, e ndryshe nga sa ndodhi me motrat Pasho, Elona nuk është marrë asnjëherë në pyetje si person i informuar mbi faktet, por ndaj saj u mor menjëherë masa e ndalimit. Si e shpjegoni?

Av. Federico Febba- Elona ishte e gatshme të vihej në dispozicion të drejtësisë  por me sa u kuptua, Prokuroria po ndiqte një rrugë tjetër duke e konsideruar Elonën si person nën hetim që çoi dhe në masën e ndalimit.

Alba Kepi- E cila është prova që motivon ndalimin e Elonës? 

Av. Federico Febbo-Akuza ndaj saj është bazuar në dëshmitë e disa fqinjëve në apartamentin në lagjen Novoli ku qëndruan për pak kohë Shpëtim e Teuta Pasho deri para zhdukjes. Apartamenti ishte marrë me kontratë qeraje nga Elona për prindërit e Taulantit që kishin ardhur nga Shqipëria për të takuar djalin e tyre që do të dilte nga burgu. Sipas dëshmive të fqinjëve, më ditët pas 2 nëntorit 2015 një vajzë me karakteristikat fizike të Elonës dhe shqiptare, ështe parë duke dalë nga ky apartament me dy valixhe prej të cilëve rridhte një lloj lëngu e që mendohet se ishte gjak. E në bazë të deklaratave të fqinjëve është marrë vendimi i ndalimit të Elona Kaleshit. Apartamenti në fjalë është vënë nën sekuestrim nga autoritetet gjyqësore e pritet të kryhet analizimi teknik nga ana e policisë shkencore, ku do të kërkohen gjurmë gjaku apo biologjike të çiftit të Pasho. Në vitin 2015 një rrethanë e tillë nuk pati interes por që me ngjarjet e fundit, pra të gjetjes së valixheve me trupat e çiftit, kjo dëshmi ka çuar në hipotezën e akuzës e në masën e ndalimit. Nën sekuestrim  është vënë dhe apartamenti në afërsi të burgut të Solleccianos ku jetonin dikur Elona së bashku me Taulantin. Ndërsa në banesën ku Elona jeton sot është bërë vetëm kontroli i rastit, pra në momentin kur Elona është marrë nën masë ndalimi. Po ky apartament është marrë me qera së fundmi e nuk ka lidhje fare me ngjarjen.

Alba Kepi- A është Elona personi i fundit që është takuar me çiftin Pasho?

Av. Federico Febbo- Elona deklaron se ajo nuk është personi i fundit që është takuar më Shpëtim e Teuta Pashon. Është takuar me ta ditët para datës 2 nëntor 2015, që është dhe data e daljes së Taulant Pashos nga burgu. Pra ajo e përjashton këtë akuzë dhe kjo e dhënë pritet të hetohet.

Alba Kepi – E  cila është rruga që do të ndjek mbrojtja, pra ju si avokat pas këëtyre zhvillimeve të orëve të fundit?

Av. Federico Febbo- Së pari do të përfundojmë ekzaminimin e të gjithë dokumentacionit me objektivin për të verifikuar nëse ka elemente të mjaftueshme për të mbajtur Elonën në burg. Presim kryerjen e rezultatin e ekzaminimeve nga ana e Policisë Shkencore në apartamentin ku banonin dy viktimat e do të përgatisim mbrojtjen tonë.

Alba Kepi- Avokat është folur shumë gjatë këtyre ditëve mbi raportin e Elonës me Taulant Pashon e me motrat e tij, pra me fëmijët e të ndjerëve Shpëtim e Teuta Pasho. Si ka qenë ky raport gjatë këtyre 5 viteve të zhdukjes së prindërve? Janë frekuentuar kanë komunikuar? Po gjatë këtyre ditëve të fundit?

Av. Federico Febbo- Nuk ka pasur raport mes tyre që në momentin kur është ndërprerë lidhja e Elonës me Taulantin, gjë që ndodhi më 2016 pasi Taulant u largua nga Italia drejt Shqipërisë. Secili vazhdonte jetën personale, pa një raport të veçantë komunikimi. Taulanti për motive të tjera ndodhet në një burg në Zvicër e deri më tani nuk është bërë e mundur marrja në pyetje e tij nga autoritetet italiane. Elona Kalesha aktualisht ka një partner të ri, dhe është e punësuar.  Nuk di nëse ka pasur kontakte mes tyre gjatë këtyre ditëve pas gjetjes së trupave. Por mes meje e avokatëve të tjerë deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim. 

Alba Kepi– A janë marrë në pyetje persona të tjerë familjarë apo të njohur pranë Elona Kaleshit?

Av. Federico Febbo- Jo, në pyetje janë marrë vetëm vajzat e familjarë të çifitit Pasho, janë marrë në pyetje fqinjët pranë banesave ku ata jetojnë, por familjarë e persona pranë Elonës nuk janë marrë në pyetje nga drejtësia italiane.

36-vjeçarja u arrestua ditën e djeshme. Ajo është ish-e dashura e djalit të çiftit Pasho të cilët u copëtuan në mënyrë makabre dhe u ndanë në katër valixhe dhe dyshohet se ishte personi i fundit që ka parë të gjallë çiftin shqiptar. Elona akuzohet për vrasje, fshehje dhe thyerje të trupave të dy bashkëshortëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha shpëtim dhe teuta pasho elona kalesha shpëtim dhe teuta pasho

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 21:57

SHKODËR– Dosja.al ka siguruar fotot e dy prej tre vëllezërve Pjetri që menaxhonin lokalin që u sulmua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shkodër. Siç...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale