LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dokumenti/ Ceremonia sekrete për varrimin e At Mark Harapit gjatë komunizmit

6 Qershor 2019, 14:40 Nga DOSJA
Dokumenti/ Ceremonia sekrete për varrimin e At Mark Harapit gjatë

“Më kujtohët aty nga viti 1969, kur po kalonim në lagjen Serreq, tek kryqzimi i Kishës Katedrale, isha me mësuesin dhe mikun tim Sandër Troshani. U ndaluem të dy dhe të shtangur nuk po i besonim syve… po vrojtonim At Mark Harapin, i veshur me rroba të vjetra dhe të zeza, me një shkop dhe një strajcë që kishte në dorë, po kërkonte në grumbullin e plehut, pranë shtëpisë së të ndjerit Shan Deda… sigurisht, diçka për të ngrënë. E tmerrshme! Shkencëtari, dijetari, botanisti, perkthyesi… i uritun tue kërkue një kafshatë bukë, nder grumbujt e plehut perballë Kishës Kathedrale! Mësuesi i Rinisë Shkodrane… tue kerkue me shkop në pleh buken e gojës!” ka rrëfyer kështu, studiuesi Fritz Radovani, ndodhinë në Shkodër, në vitin 1969.

Po kush ishte Mark Harapi?!

At Marku ka përfunduar gjimnazin klasik për filozofi, në Seminarin Papnuer Shqiptar. Dy vite studioi teologji dhe më pas, vazhdoi studimet në Innsbruck të Tirolit. U kthye në Shqipëri, për të dhënë Meshën e Parë në Shkodër, në Gusht të vitit 1913. Më pas, shkoi në Itali, ku studioi dhe mori doktoraturën në Filozofi, në Universitetin Gregorian në Romë. At Marku refuzoi të gjitha detyrat e larta kishtare dhe vazhdoi në vitin 1936 në Shkodër, profesor i Seminarit Papnor për filozofi, teologji, dogmatikë dhe besim. Përgatitja e tij ishte në disa fusha, ku la gjurmët e veta si shkencëtar. Adaptoi në alfabetin e sotëm, librin “Çeta e Profetëve” (Cuneus Prophetarum). Përktheu librin e Manzonit “Të fejuemit”.

Botoi në revistat e kohës, artikuj filozofik dhe shkencor. Vazhdon deri në vdekjen e Norbert Joklit, korespondencën shkencore me Të. At Mark Harapi ishte një dijetar në fushën e botanikës, njihte mirë atë në zonat ku kishte shërbyer dhe kryesisht, pasioni i Tij lidhej me zonën e panjohur të Dukagjinit, ku me një kujdes të madh, mblodhi bimët e panjohuna të asaj zonë dhe krijoi koleksionet e plota. Komunikonte në këtë fushë me Dr. Margraf, profesor në Universitetin Botanik Berlin. Gjatë kohës që shkonte për të mbledhë bimë të panjohuna në Dukagjin dhe në zonat e larta malore të veriut, At Marku, studjonte edhe insektet e shpendët e atyre fshatrave.

Në muzeun e Shkollës së Jezuitëve, Ai, me ndihmën e Fratel Salës (italian), arriti të realizojë balsamosjen e disa prej shpendëve të rrallë, si dhe krijoi koleksionin e insekteve dhe luleve, të cilat plotësonin fondin shkencor të atyre studimeve aq me vlerë për shkencën Shqiptare, deri atëherë, jo vetem e panjohur, po edhe e pa prekur me dorë nga askush. Në vitin 1946, At Mark Harapi kishte studime, dorëshkrime dhe koleksione shkencore të panjohura (ndoshta edhe në universitetet Europiane), tri valixhe të mbushura dhe të ruajtura në Muzeun e Shkollës së Jezuitëve, të cilat u sekuestruan nga Sigurimi i Shtetit, kur u mbyll shkolla dhe të gjitha i kaluan Institutit të Shkencave në Tiranë…

Arrestimi

Padër Mark Harapi ishte një ndër klerikët shkodranë që u arrestua në pranverën e vitit 1948, dhe u dënua me 10 vjet burg, në korrik të vitit 1948. Pas kryerjes së dënimit, ai u internua edhe për pesë vite të tjera, për t’u kthyer në qytetin e tij të lindjes, në vitit 1965. Ishte vëllai i klerikut të nderuar Atë Anton Harapi, i cili ishte ndër klerikët e parë që u pushkatua nga regjimi komunist. Në moshë të thyer, ai e la amanet tek miqtë e tij klerikë që kur të ndërronte jetë, të varrosej në vendin e tij, në Shirokë. Padër Mark Harapi ndërroi jetë më 10 shkurt të vitit 1974, duke lënë pas respektin e besimtarëve dhe gjithë qytetarëve të Shkodrës, por edhe kalvarin e mundimeve nëpër burgjet e internimet e diktaturës komuniste. Atë Ferdinand Pali dhe At Gjergj Vata u kujdesën të çojnë në vend amanetin e Padër Mark Harapit, për ta përcjellë me ceremoni fetare e për ta varrosur në Shirokë. Për të plotësuar amanetin e padër Markut, nuk ishte aq e lehtë sepse prej shtatë vitesh, ishte ndaluar nga regjimi komunist aplikimi i çdo riti fetar. Megjithatë, dy klerikët miq të padër Markut, ia dolën të çojnë në vend amanetin e tij, me ndihmën e disa qytetarëve të nderuar shkodranë.

Pak ditë pas ceremonisë së varrimit të padër Mark Harapit, pesë persona u ndëshkuan nga regjimi komunist, ndër të cilët spikat Luigj Bushati, që në atë kohë ishte përgjegjës i zyrës në ndërmarrjen e riparim-shërbimeve në Shkodër, digaster që kujdesej për ceremonitë e varrimit në këtë qytet. Kujto.al publikon për herë të parë, dokumentin e Sigurimit të Shtetit, kur ishte raportuar se si ishte realizuar ceremonia mortore e padër Mark Harapit, e ku ishte kryer sherbesa fetare, në kundërshtim me vendimet e diktaturës komuniste. Në dokument jepen detaje për ndëshkimet e pesë personave dhe porositë për “rritjen e vigjilencës për luftën kundër fesë”.

Dokumenti

Sot në orën 9 paradreke, të datës 29.02.1974, u informuam nga A.P. Xhemal Mehmeti n/drejtor i ndërmarrjes riparim shërbimeve se me datën 10.02 1974 ka vdekur kleriku padër Mark Harapi (i vëllai i Padër Anton Harapit) të cilit i është bërë ceremonia e varrimit sipas shërbesave fetare.

Me organizimin e ceremonisë së varrimit të këtij kleriku është marrë kleriku Ferdinand Pali (që vazhdon të ketë aktivitet fetar dhe lëviz shumë në qytet ditëne mërkurë dhe ditëne diel), i cili është paraqitur në zyrën e ndërmarrjes Riparim-Shërbimeve dhe ka kërkuar që të lejohet të bëhet varrimi në fshatin Shirokë, nëpunësi i kësaj zyre Luigj Bushati, në kundërshtim me rregullat e varrimit për qytetarët që banojnë në qytetin e Shkodrës, ka kryer formalitetet e nevojshme që lejojnë varrimin në Shirokë dhe u ka vënë në dispozicion një autobus. Pasi kanë kryer formalitetet, është marrë kufoma dhe autobusi është mbushur me klerikë e qytetarë të tjerë dhe janë drejtuar në fshatin Shirokë, ku kanë bërë edhe varrimin me ceremoni fetare.

Për këtë gjendje të krijuar, drejtoria e ndërmarrjes dhe organizata e partisë e riparim-shërbimeve, janë vënë në dijeni në datën 26.021974 dhe kanë marrë këto masa:

Është shkarkuar nga detyra e përgjegjësit të sektorit të Varrezave A.P. Haki Kuka dhe është dërguar punëtor në investime. Njëkohësisht ky do të analizohet edhe në organizatën e partisë pasi kritika dhe vërejtje për këto probleme ka patur edhe herë të tjera.

Është pushuar nga puna nëpunësi i zyrës së varrimit Luigj Bushati dhe i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna Xhevat Aanamalit, një punonjës tjetër i këtij sektori për mungesë vigjilence dhe shfaqje të liberalizmit në kryerjen e formaliteteve të varrimit për disa raste. Ndërsa për dy shoferët që punojnë në parkun e komunales janë thirrur nga drejtoria, i është tërhequr vëmëndje për mungesë të vigjilencës dhe mosinformim dhe ky problem do të shtrohet dhe në kolektivin e shoferëve të kësaj ndërmarrje. Nga ana jonë po marrim masa: do të thërrasim sekretarët e organizatës bazë të partisë të lagjes “3 heronjtë” dhe të fshatit Shirokë për t’u tërhequr vëmendjen për indiferentizmin e tyre dhe përse nuk informojnë partinë e nuk marrin masa parandalimi të këtyre gjërave. Njëkohësisht mendojmë që këto dy organizata dhe ajo e Riparim Shërbimeve, të mblidhen të diskutojnë dhe të nxjerrin përgjegjësitë e komunistëve.

Me qëllim që t’u tërhiqet vëmendja mendojmë që t’i dërgohet një letër nga ana e komitetit të partisë të gjitha organizatave bazë të partisë, për të rritur vigjilencën në drejtim të luftës së kundër fesë dhe të aktivitetit që përpiqen të ushtrojnë klerikët në këtë drejtim. (Kemi patur edhe ndonjë rast tjetër që varrimi është bërë me ceremoni fetare si në Dukagjin, në qytet, në Oblikë, Gur i Zi etj)

Seat Kurti

Shkodër më 28.02.1974

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur at mark harapi ceremonia sekrete e varrimit dokumentet e komunizmit at mark harapi ceremonia sekrete e varrimit dokumentet e komunizmit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet