"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Doktoresha suedeze heq dorë nga çmimi Nobel i fituar në vitin 1988, e kthen për shkak të Handke: Ndihem e turpëruar
11 Dhjetor 2019, 07:42Nga DOSJA
SUEDI- Mjekja suedeze, Christina Doctare, ka kthyer prapa çmimin Nobel të fituar në vitin 1988 për shkak të Handke.
Shkrimtari austriak, Peter Handke i cili fitoi Nobelin në Letërsi ka ngjallur shumë debat për shkak të dashamirësisë dhe adhurimit që ai ka pasur për Millosheviçin.
Christina Doctare u është bashkuar edhe protestave në Stokholm të Suedisë, ndërkohë që po zhvillohet ceremonia për marrjen e çmimit Nobel në Letërsi nga Peter Handke.
Kujtojmë që me nisjen e ceremonisë ka vijuar edhe një bojkot nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.
“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë. Kam qenë krenare për Akademinë më parë, çmimi Nobel ishte një punë e madhe për Suedinë çdo vit. Tani ndjehem e turpëruar”.-ka thënë Christina Doctare.
Ceremoninë e djeshme e kanë bojkotuar Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Pas Kosovës, Shqipëria iu bashkua thirrjes së Pacollit dhe ministri Gent Cakaj njoftoi se ambasadori ynë në Suedi, nuk do t’i përgjigjet ftesës së mbretit për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Nobel. Edhe Turqia e Kroacia bojkotuan këtë ceremoni për shkak të papapajtueshmërisë me fituesin, Peter Handke. Peter Handke njihet nga të gjithë si adhurues i Millosheviçit.
GREQI– Mëngjesin e kësaj të mërkure Greqia është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës rihter.Tërmeti është regjistruar në orën 2:29, ndërsa e...
Suedi- Gjatë dhënies së çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak Peter Handke, në Stokolm ka pasur protesta. Kjo pasi shkrimtari austriak ka mbësht...
SHBA- Shuhet nga jeta në moshën 61 vjeçare këngëtarja Roxette Marie Fredriksson. Lajmin për vdekjen e yllit të muzikës botërore e ka konfirmuar menaxheri...
KINË- Një burrë në Kinë, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm. Sipas fotove të publikuara nga mediat vendase se burri është ulur dhe ka shërbyer si karrige...
GJERMANI- Yuri Lushkov, ish-kryetari i Bashkisë së Moskës vdiq sot në Gjermani në moshën 83 vjeç, si pasojë e një arresti kardiak. Yuri Lushkov njihej pa...
KOSOVË– Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përfunduar intervistimin e tij që ka zgjatur më shumë se 3 orë në Gjykatën Speciale të...
SHBA- Del në shitje vila me pamje përrallore në pronësi të krijuesit të James Bond, Ian Fleming, me një çmim prej 4.75 milion dollarësh.Vila përfshin dhe...