LIVE UPDATES
Politike

Djegia e mandateve/ Kryekëshilltari i CDU: Vendim i kuptueshëm, zgjedhjet janë zgjidhja e situatës

15 Mars 2019, 18:01 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Kryekëshilltari i CDU: Vendim i kuptueshëm,

Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur një qëndrim kritimk ndaj vendimit të opozitës për djegien e mandateve, kryekëshilltar i CDU Martin Henze, shprehet se vendimi i opozitës është i kuptueshëm.

Në një intervistë për mediat, ai tha se jo të gjithë në Europë janë kundër këtij mendimi, ndryshe nga informacionet që kanë qarkulluar në vend, Henze shtoi se në Europë ka mendime të ndryshme sa i përket kësaj ccështje.

“Për mendimin tim, është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Evropa duhet të jenë krenarë që ekziston Partia Demokratike, një parti demokratike në Shqipëri, e cila merr me kurajo vendime demokratike. Çdo i zgjedhur në Partinë Demokratike dhe në parlament mund të zgjedhë vetë si të vendosë, meqë jemi në një republikë demokratike, se çdo të bëjë me mandatet e veta. Dua të kujtoj se në Evropë ka mendime kontradiktore për vendimin e Partisë Demokratike, pra jo gjithçka keni transmetuar në Shqipëri, sikur Evropa kritikon djegien e mandateve, reflekton të vërtetën, sepse këtu tek ju mbërrijnë informacione shumë të selektuara dhe të filtruara. Ka mendime të ndryshme për këtë pikë. Pastaj, unë e shoh si një gjë shumë të rëndësishme që Partisë Demokratike në parlament i është mohuar e drejta parlamentare”, tha kryekëshilltar i CDU.

Referuar protestave në vend, Henze u shpreh se ato janë një e drejtë legjitime e ccdo partie dhe qytetari, ndërsa shtoi se në çdo grupim njerëzish ka njerëz që janë më emocionalë, më të prekur, por që gjithsesi, sipas tij kjo se cënon të drejtën demokratike të protestës

“Protestat në radhë të parë janë një e drejtë legjitime e çdo partie dhe e çdo qytetari, në çdo vend demokratik. Në protesta zbatohen disa rregulla, por më lejoni të kujtoj se këto gjëra nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, protestat ndodhin në të tërë botën. Unë kujtoj këtu protesta të forta që kanë ndodhur në Gjermani, të cilat mund të kenë qenë pak më emocionale sesa duhet. Në çdo grupim njerëzish ka njerëz që janë më emocionalë, më të prekur. Për mendimin tim kjo se cënon të drejtën demokratike të protestës, por padyshim protesta duhet të zhvillohet në bazë të rregullave”, u shpreh Henze.

Sa i përket një zgjidhje për këtë situatë, për kryekëshilltarin ekonomik të CDU e vetmja do të ishin zgjedhjet e reja. Për Henze, popullit i takon të vendosë si do të vazhdojë.

“Duke qenë se jemi në një republike Parlamentare dhe Demokratike ai që vendos në fund të fundit është populli. Partitë politike janë të detyruara që të dëgjojnë popullin dhe padyshim përfundimi duhet të jetë zgjedhje të reja në mënyrë që populli të vendosë. Te dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të arrijnë në një përfundim që mund të jenë dhe zgjedhjet”, shton gjermani.

Intervista:

Pyetje: Ministrja e financave ka deklaruar që investitorët e huaj po stepen për shkak të protestave të opozitës. Mendoni se ka një ndikim?

Përgjigje: Më e rëndësishmja për mendimin tim është se investitorët e huaj, që të vijnë, kanë nevojë për garancira ligjore. Dhe në Shqipëri për momentin nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe nuk funksionon Gjykata e Lartë. Kështuqë këto garanci nuk mund t’u jepen investitorëve të huaj. Shtoj këtu se edhe korrupsioni është në nivelet më të larta. Për mendimin tonë, kjo i pamundëson investitorët e huaj që të vijnë në Shqipëria dhe ta shohin Shqipërinë si atraktive.

Pyetje: Zoti Henze, opozita prej disa javësh ka djegur mandatet dhe është kritikuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, edhe nga Gjermania, edhe ministria e jashtme ditën e djeshme ka lëshuar një deklaratë, edhe nga CDU-ja zoti Hahn e ka kritikuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ju si e shikoni këtë akt të opozitës, e dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë?

Përgjigje: Për mendimin tim, është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Evropa duhet të jenë krenarë që ekziston Partia Demokratike, një parti demokratike në Shqipëri, e cila merr me kurajo vendime demokratike. Çdo i zgjedhur në Partinë Demokratike dhe në parlament mund të zgjedhë vetë si të vendosë, meqë jemi në një republikë demokratike, se çdo të bëjë me mandatet e veta. Dua të kujtoj se në Evropë ka mendime kontradiktore për vendimin e Partisë Demokratike, pra jo gjithçka keni transmetuar në Shqipëri, sikur Evropa kritikon djegien e mandateve, reflekton të vërtetën, sepse këtu tek ju mbërrijnë informacione shumë të selektuara dhe të filtruara. Ka mendime të ndryshme për këtë pikë. Pastaj, unë e shoh si një gjë shumë të rëndësishme që Partisë Demokratike në parlament i është mohuar e drejta parlamentare.

Në këto momente në Shqipëri mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe fiks në këtë kohë PD i janë mohuar të drejtat parlamentare, çka do të thotë se PD dhe opozita nuk kanë asnjë të drejtë a mundësi për të kontrolluar parlamentin apo për të apeluar vendimet e parlamentit, sepse siç edhe ju e dini, çdo vendim i parlamentit mund të çohet në Gjykatën Kushtetuese për apelim, nëse opozita e vlerëson si të arsyeshëm këtë hap. Në Shqipëri kjo gjykatë mungon dhe për këtë arsye mungon edhe e drejta parlamentare. Prandaj edhe zgjedhja për t’u larguar nga parlamenti e Partisë Demokratike mund edhe të kuptohet. Më lejoni të them edhe diçka tjetër.

Do të krahasoj Shqipërinë me një shembull shumë të thjeshtë. Nëqoftëse një pacient i sëmurë në spital bëhet gati për operacion, grupi i mjekëve përgatitet për operacion pasi pacienti ka një gjak të infektuar dhe duhet të ndërrohet gjaku, nëqoftëse grupi i mjekëve i heq të tërë gjakun, pa i injektuar gjakun e ri, çfarë ndodh: pacienti vdes. Pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur me reformën në drejtësi në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston dhe për momentin asnjë gjyqtar nuk është zëvendësuar. Them se do të kishte qenë mirë që të kishte ndodhur një zëvendësim provizor i gjykatësve të Kushtetueses, pra qeveria ose klasa politike mund të kishte propozuar një grup gjykatësish provizorë nga gjykata ndërkombëtare të BE-së, që të merrte provizorisht funksionet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, edhe e drejta parlamentare e opozitës do të ishte atje. Por po rikujtoj se në këto momente, kur Gjykata Kushtetuese është inegzistente, e drejta parlamentare po ashtu mungon. Opozita nuk ka të drejtat bazë demokratike për të kontrolluar parlamentin dhe mbarëvajtjen e parlamentit.

Pyetje: Kryetari i Misionit të OSBE-së në Tiranë deklaroi se deputetët e rinj që po marrin mandatet në parlament, ligjërisht mund të votojnë reformën zgjedhore, si diçka që e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët. Ekziston një dyshim nëse mund të quhen që këta deputetë të rinj përfaqësojnë me të vërtetë opozitën apo jo. Cili është mendimi juaj për këta deputetë që po marrin mandatet dhe po krijojnë një shumicë cilësore për të kaluar reformën zgjedhore?

Përgjigje: Çështja është akoma më komplekse, nuk është kaq e thjeshtë. Duke qenë se këta deputetë vijnë nga një listë partiake, pra është votuar partia, nuk është votuar kandidati, kjo lë mundësi për dyshime. Përsëri detyrohemi të kthehemi tek Gjykata Kushtetuese. Këtë gjë mund ta interpretonte vetëm Gjykata Kushtetuese. Në Shqipëri siç e thashë disa herë, Gjykata Kushtetuese nuk është aktive dhe kjo gjë lë shteg që dyshimet të mbeten. Nuk është e qartë nëse është e drejtë apo jo, prandaj unë mendoj se OSBE-ja nuk mund të thotë është legjitime apo jo për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet dhe nuk mund të apelohet atje një vendim i tillë. Ne e dimë se ai trup kushtetues është organi më i lartë që shqyrton këto lloj çështjesh.

Pyetje: Në eksperiencën tuaj politike, si mund të zgjidhet kjo krizë që ka kapur Shqipërinë, duke qenë se asnjë nga palët nuk po bën hapa prapa për t’u tërhequr? Keni ju një propozim si mund të zgjidhet kriza politike?

Përgjigje: Duke qenë se jemi në një republikë parlamentare dhe republikë demokratike, ai që vendos në fund të fundit është populli, sepse populli ka zgjedhur edhe deputetët, pra parlamentin. Populli është ai që duhet të vendosë se si të ecë përpara. Partitë politike janë të detyruara të dëgjojnë popullin. Duke qenë se jemi në një republikë parlamentare, unë mendoj se një zgjidhje është që partitë të bëjnë hapa përpara, duke i ardhur përballë njëra-tjetrës, dhe padyshim përfundimi do të jetë zgjedhje të reja, sepse në fund të fundit është populli ai që do ta vendosë.

Kemi partitë opozitare që kanë marrë një vendim demokratik nga forumet e tyre, për t’u larguar nga parlamenti. Ata janë të zgjedhur nga populli dhe përfaqësojnë një pjesë të popullit, kështuqë për mendimin tim, duhet që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të arrijnë në një përfundim që mund të jenë edhe zgjedhjet. Ne si investitorë gjermanë duam të vijmë me kënaqësi të investojmë në Shqipëri, por kemi nevojë për garanci, garanci politike, garanci ekonomike dhe që të luftohet korrupsiono, sepse kemi dëgjuar që korrupsioni është shumë i lartë. Nëqoftëse këto pengesa arrihen të sheshohen, atëhere ne do të jemi të kënaqur të vijmë të investojmë në Shqipëri.

Pyetje: Zoti Henze, në vendin tuaj a është demokratike përdorimi i dhunës në protesta, pasi në dy prej tubimeve të opozitës nuk kanë munguar incidentet, nuk ka munguar as dhuna, nga ana e qytetarëve, të udhëhequr në këtë protestë nga opozita.

Përgjigje: Protestat në radhë të parë janë një e drejtë legjitime e çdo partie dhe e çdo qytetari, në çdo vend demokratik. Në protesta zbatohen disa rregulla, por më lejoni të kujtoj se këto gjëra nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, protestat ndodhin në të tërë botën. Unë kujtoj këtu protesta të forta që kanë ndodhur në Gjermani, të cilat mund të kenë qenë pak më emocionale sesa duhet. Në çdo grupim njerëzish ka njerëz që janë më emocionalë, më të prekur. Për mendimin tim kjo s’cënon të drejtën demokratike të protestës, por padyshim protesta duhet të zhvillohet në bazë të rregullave.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kryekëshilltari i cdu martin henze zgjedhje te parakohshme djegia e mandateve te opozites kryekëshilltari i cdu martin henze zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin