Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ROME – Përveç se është një prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në Serie A, mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla që luan me Romën, tregohet një njeri i madh edhe jashtë fushës së blertë. “Calciomercato” e cilëson mbrojtësin shtatlart si një “djalë me zemër të artë”, pasi Marashi i ka dërguar një video inkurajimi një vogëlushi shqiptar në Milano.
Sapo mbrojtësi i Romës, ndërsa mësoi mbi vështirësitë e Ajnit të vogël 4-vjeçar për t’u integruar në shkollë dhe qante për shkak se nuk e dinte gjuhën, Marash Kumbulla i dërgoi atij një mesazh me disa fjalë zemre.
“Përshëndetje Ajni, nëna jote më tha, që je pak e trishtuar këto ditë. Ju nuk duhet të jeni kështu, sepse Italia është një vend shumë i bukur dhe do t’ju japë të gjitha mundësitë për të përmbushur ëndrrat tuaja. Unë të dërgoj një përqafim të madh, hajde, kampion i vogël,”- shprehet mbrojtësi i kuqezinjve të Kombëtares Kumbulla, në videon që i ka dërguar vogëlushit.

Për momentin Ajni i vogël i ka harruar lotët dhe ka nisur të buzëqeshë e të lumturohet nga idhulli i tij i ri. Mamaja e vogëlushit, e emocionuar për veprimin e Kumbullës, ka bërë publik gjestin njerëzor të Marashit në rrjetet sociale, gjest që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve në rrjetet sociale.
Shumë ndjekës të Kumbullës në rrjetet sociale e kanë përgëzuar futbollistin mbi gjestin e tij fisnik ndaj një bashkëkombasi të vogël emigrant, i cili ka nevojë për t’u integruar në jetën italiane.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODER- Para pak çasteve, ekipi i Vllaznisë për femra, është eliminuar nga turi i dytë i Champions League. Në stadiumin “Loro Boriçi” ajo është m...
ZURICH-Pas fitiores ditën e djeshme ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ka mësuar se në cilën vazo do të jetë për shortin e Kupës së Botës që do të mbahet në datën 7 d...
PRISHTINE – E treta e vërteta. Pas disfatave në vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe ndeshjen ndaj Sllovenisë të mërkurën në mbrëmje, trajneri Muharrem Sahiti mori ...
TIRANË-Sportistja, Klodiana Shala ka treguar vështirësitë që ka hasur ajo në karrierën e saj sportive. Në një intervistë në emisionin “E ardhmja është vajz...
TIRANË- Sokol Cikalleshi, pas fitores spektakolare dje ndaj Bjellorusisë, i ka dhuruar fanellën kryebashkiakut të Tiranes, Erion Veliaj.Ky gjest është vler...
TIRANE – Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellrusisë mund të kosniderohet historike, jo thjesht për faktin që u arrit objektivi për të kaluar në Ligën B, por ed...
TIRANË-Edhe pse fitues, kuqezinjtë nuk e kanë përmbajtur dot “inatin” ndaj bjellorusëve. Në fund të ndeshjes së sotme, e cila përfundoi me rezultatin 3-1 ...
TIRANË-Shqipëria e Edy Rejas i mbyll me shkëlqim eliminatoret e edicionit të dytë të Nations League. Kuqezinjtë fituan 3-2 ndaj Bjellorusisë në “Air Albani...
KAVAJË– Një ditë më parë postimi i Andi Lilës në profilin e tij Instagram bëri bujë. Ish-futbollisti i Kombëtares shkruante se u largua në mënyrë agresive ...
TIRANË– Shqipëria fitoi me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve e vlefshme për Ligën C.Një sukses që e ngjiti përfaqësuesen kuqezi në L...