LIVE UPDATES
Politike

‘Ditë për ditë them o zot ishalla e merr Lulzim Basha’/ Kryetari i PD takohet me qytetarët në Tiranë, e moshuara: I lu

2 Mars 2021, 08:46 Nga DOSJA
‘Ditë për ditë them o zot ishalla e merr Lulzim

TIRANË– Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme takime me biznese dhe qytetarë në Njësinë 4 në Tiranë. Teksa ka qënë duke hyrë në ambientet e një biznesi, ai është takuar me dy të moshuara të cilat i bënë me dije se qeveria nuk i ka ndihmuar aspak gjatë periudhës së tërmetit. Një prej tyre i tha Bashës se lutet që ai të vijë në pushtet më 25 prill.


‘Ty të besohet se ditë për ditë them o zot ishalla e merr Lulzim Basha, përdit lutem dhe i lutem Zotit që ta marrësh, pa asnjë lloj interesi e them’- është shprehur e moshuara teksa ka takuar kryedemokratin.

Bizneset dhe qytetarët i thanë kryetarit të PD se situata ekonomike është shumë e vështirë dhe se biznesi po kalon ditë shumë të rënda.

Binzeset i thanë kreut të opozitës se njerëzit nuk kanë mundësi më të blejnë dhe për pasojë ka rënë xhiroja në maksimum. Madje ata thanë se edhe me lista nuk po japin dot më se nuk kanë mundësi pasi qytetarët nuk i shlyejnë dot detyrimet.

Lulzim Basha: I vetëpunësuar je?
Qytetari: Po i vetëpunësuar.
Lulzim Basha: Biznes yt?
Qytetari: Po!
Lulzim Basha: Sa kohë ke?
Qytetari: Po ne kemi shumë vite këtu. Shumë vite. Vështirësi nga më të ndryshmet. Kjo zonë ka qenë, investimi i vetëm ka qenë kjo rruga që është bërë në mandatin tuaj të fundit.
Lulzim Basha: Po, projekti i rehabilitimit në të gjithë zonën.
Qytetari: Ka që 20 vite me një fjalë që nuk ishte prekur fare. Kjo sikur i dha një çik kështu…
Lulzim Basha: Gjendja ekonomike copë-copë? Me lista je besoj, apo jo?
Qytetari: Me lista pak se edhe ne s’kemi mundësi të japim më, se…
Lulzim Basha: S’ke mundësi më?!
Qytetari: S’kemi mundësi. Edhe tjerët për shembull kur marrin çdo gjë duhet me lekë në dorë. Dhe çdo gjë vjen duke u shtrënguar.

Lulzim Basha: Ka rënë pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë që kanë harxhuar për të kuruar të afërmin dhe kudo që shkoj nëpër ushqimore, në dyqane buke më thonj njerëzit skanë më as me ble ushqimet e ditë. Problemi kryesor është që qeveria që e ka detyra kryesore të ndihmoj njerëzit në koha të tilla i ka lënë vetëm të gjithë. Ka lënë vetëm familjarët, ka lënë vetëm pacientët, ka lënë vetëm bizneset, biznesin e vogël, ka lënë vetëm biznesin prodhues dhe gjithë paratë e taksave tuaja që keni prej ditë së parë që keni hap biznesin ti dhe gjithë kolegët tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, të gjitha paratë i kanë marrë i kanë çuar në xhepat e 10 oligarkëve. Tani unë të garantoj që me 25 prill me votën tuaj kjo do të ndryshojë. Sepse ta dini në Maqedoni po jepet paketa e 5-të e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisë që bizneset e vogla ta ndihmonte me një çek prej 1000 euro. Të paktën të paguanit gjërat minimale, faturën, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimë që xhiroja juaj ka rënë përtokë. Në rastin më të mirë ka qenë gjysma e xhiros që ka qenë para një vitit.

Ndërsa dëgjoi problematikat e pafundme të biznesit dhe rrjedhimisht të qytetarëve të zhytur në krizë të thellë, Basha iu tregoi shqiptarëve edhe planin e tij përt të shpëtuar ekonominë nga gremina ku po e çon keqqeverisja e Edi Ramës në këto 8 vite.

Lulzim Basha: Gjëja e parë që do të bëhet është që biznesi i vogël do të ketë një paketë mbështetëse ANTI-COVID, atë që i kemi kërkuar ta bënte dhe nuk e bëri do ta bëjmë ne realitet. Kjo është e para. E dyta me me paketën tjetër do të bëjmë të mundur që të gjitha këto që thuhen taksa e pronës, shkollës, ajo e tabelës, çfarë vendos poshtë , të pushtetit vendor të kenë një tavan mos të kalojnë 0.5% të vlerës së xhiros. Kush kalon mbi 0.5% të xhiros së pronës nuk do të quhet, pra nuk do ti pranohet pushtetit vendor që ti marrë biznesit të vogël tarifa që çfarë do lloji apo taksa që shpikin siç është kjo e shkollës dhe që i bëjnë rrush e kumbulla se meqë të bëjnë shkolla të bëjnë sheshe nëpër pallate por e rëndësishme është që ju do keni një tavan. E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni të punoni të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike. -Tjetra që do bëjmë është do nxisim sa është e mundur konsumi familjar, që do të thotë familjet që janë goditur nga pandemia po kështu do të ndihmohen ekonomikisht. Të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale të bukës, se e dimë që ka. Çdo ditë shtohet lista e familjeve që nuk paguajnë dot më bukën e gojës. Para se me hy këtu takova një zonjë pensioniste. Më tha kam harxho 1 milion e 800 mijë lekë për tu kuruar nga Covidi. Shyqyr zotit ishte kuruar por, pensionin e kishte 260 mijë lekë. Pra është zhyt në borxh për tu kuruar dhe kjo është e padrejtë, është kriminale sepse , shteti ka mundësitë ti ndihmojë këta njerëz, pensionistët, të papunët, njerëz me të ardhura të ulëta dhe në fakt të gjithë ata që detyrohen të shpenzojnë për tu kuruar në shpi nga covidi, në vendet e rajonit marrin ndihmë. I vetmi vend që s’ka dhënë ndihmë është ky. Pse ?! Se ke një kryeministër që taksat tuaja i ka bërë rrush e kumbulla. Kështu që po të them që mundësitë ekzistojnë për ti ardhur në ndihmë biznesit të vogël, në këtë formë, me uljen e çmimit të naftës e cila do të reflektohet në të gjithë strukturën ekonomike se duhet të reflektohet tek transporti, te prodhimet, te transporti i të gjithë artikujve ushqimorë. Si do ta ulim? Do të heqim 240 lekë për litër që janë taksat që i kanë vendos këta prej vitit 2014 në qoftë se të kujtohet. Pa diskutim. Po edhe masat e tjera në veçanti për shtresat në nevojë. Fasha e ulët e energjisë për konsumin nën 300 kw/orë për muaj. Do mundësoj që të kenë pak më shumë lek në xhepat e tyre. Të gjitha këto masa do të çojnë që lekët që sot i marrin, ja merr qeveria , ja merr Edi Rama dhe ja jep një grushti oligarkësh do të jenë në fakt në xhepat e njerëzve. Do shpërndahen në xhepat e njerëzve, do mbeten në xhepat e njerëzve dhe kjo do të nxisë të paktën një konsum të artikujve minimalë ushqimorë dhe do të ndihet edhe tek biznesi i vogël. Kjo është masë stabilizuese. Ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani jonë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare por dhe biznesi prodhues. Biznesi i madh është motori i zhvillimit. Të jenë në gjendje, jo vetëm të kapërcejnë krizën por të fillojnë një cikël, një zgjim ekonomik të energjive duke hap vende pune, duke rrit të ardhurat e cila pastaj e fut të gjithë ekonominë në cikël pozitiv. Kush ka më shumë harxhon më shumë. Dukë harxhuar më shumë edhe rritet konsumi, rritet biznesi, rritet mundësia juaj për të mbajt veten tuaj. Nesër ndoshta për të punësuar dikë tjetër. Jemi futur në një cikël negativ, ka 8 vite nuk është sot, ka 8 vite
Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël, para pandemisë se problemet tuaja s’kanë nisur me pandeminë, problemet tuaja janë të hershme, edhe të gjitha këto përpjekjet dhe makijazh jo hoqa taksat jo hoqa TVSH-në, vet i vuri vetë i hoqi para zgjedhjeve. 8 vite nuk mbajti asnjë premtim, energjinë e paguani më shtrenjtë, naftën e paguani më shtrenjtë, arbitrariteti, korrupsioni shtetëror është në maksimum, me një gjobë ju merr taksa sa për 10 vjet, apo jo, një gjobë
Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet. Ajo pulla që ti e mban mend nga programi ajo do jetë në hyrje çdo biznesi të vogël dhe nuk do të shikoni shtetin me sy, sepse ju punoni nga mëngjesi deri në darkë me djersën e ballit dhe s’nxjerrin dot bukën e gojës. Minimumi që shteti ka për detyrë është që mos t’ju bjerë në qafë. Dhe e dyta do të keni paketën e ndihmës anti-covid. Ky nuk e bëri ne do ta bëjmë realitet
Në radhë të parë t’jua heqim lakun nga fyti bashkë të gjithë në 25 Prill dhe pastaj të garantoj që do të keni edhe qeverinë edhe kryeministrin që do mendojë për njerëzit, do të mendojë për ju, s’do t mendojë për një grusht ortakësh të vet.
Kështu siç e ke mbyll dyqanin, kështu siç të ka ngecur puna ty, kështu ka ngec Shqipëria u bënë 8 vjet. Me 25 prill atë që e ka mbyll Shqipërinë siç e ka mbyll dyqanin tënd dhe e ka lënë në baltë, do ta heqim dhe të gjithë bashkë do hapim biznesin, do të hapim punësimin. Dhe për personat me aftësi të kufizuar do të kemi në veçanti një program që do ta kthejë të gjithë vendimmarrjen tek shoqatat tuaja që po ua pinë gjakun.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me qytetaret lulzim basha basha me qytetaret lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 1 Mars 2021, 22:43

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi u shpreh sot se koalicioni i fimrosur mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,...

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!