Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Dita e tretë e luftës! Mbi 200 ukrainas të vrarë dhe 116 mijë të shpërngulur (ZHVILLIMET)
26 Shkurt 2022, 22:00Nga DOSJA
UKRAINË– Mbi 200 të vdekur dhe dhjetra të plagosur e të zhdukur, ky është bilanci i ditës së tretë të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Së paku 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë si rezultat i pushtimit rus, por shifrat pritet që të ndryshojnë shpejt. Që në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar shpërthime raketash dhe sirenash në të gjithë vendin ndërsa zyrtarët rus kanë paralajmëruar rinisjen e marshimit drejt Kievit, pasi sipas tyre nga ana e Ukrainës u refuzua negociata në Minsk të Bjellorusisë. Tani forcat dhe tanket ruse po afrohen çdo moment e më shumë me Kievin që është futur në shtetrrethim, Kryebashkiaku i Kievit zgjati shtetrrethimin, duke lajmëruar qytetarët se kush do kapet jashtë banesave, do të konsiderohet armiq dhe bashkëpunëtor i Rusisë. Largësia e forcave ruse nga portat hyrëse të Kievit ende nuk dihen me saktësi, por Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se pjesa më e madhe e forcave ruse tani janë 30 km larg nga qendra e qytetit. Ndërsa sot trupat ruse pushtuan qytetin juglindor të Ukrainës, Melitopol, ukrainasit sa vijnë e largohen më shumë nga vendi i tyre. Polonia ka pranuar rreth 115 mijë refugjatë në më pak se tri ditë. Ata kanë gjetur strehim të përkohshëm në sallat sportive dhe stacionet e trenave. Franca dhe Turqia kanë ndaluar qarkullimin e anijeve ruse në ujrat e tyre territoriale duke e izoluar vendin nga pjesa tjetër e botës. Por edhe pa ndihmën e miqve të tij, që duket se i kanë kthyer shpinën,
Britania e Madhe konfirmoi se ka dërguar trupa dhe mjete luftarake në Europën Lindore. Gjithashtu, kancelari gjerman Olaf Scholz bëri me dije se vendi i tij ka dërgur 500 raketahedhëse “Stinger” dhe 1 mijë armë anti-tank. Franca, Estonia, Holanda, Portugalia dhe shumë vende të tjera europiane kanë furnizuar ditën e sotme me armatime shtetin ukrainas.
Moska hodhi poshtë pretendimet e palës ukrainase se janë vrarë me mijëra ushtarë rusë në konflikt. Ministria e Mbrojtjes theksoi se nuk ka asnjë viktimë në radhët e forcave ruse. Pasdite, Rusia urdhëroi vazhdimin e operacionit në të gjitha drejtimet në Ukrainë.
Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha se komanda ruse do të paditet në gjykatë ushtarake për krime lufte në Ukrainë pasi ka vrarë civilë dhe ka goditur qëllimisht kopshte, autostrada dhe godina të tjera civile.
Kryeministri britanik Boris Johnson bisedoi në telefon me presidentin Zelenski. Ai këmbënguli se faktori ndërkombëtar duhet ta izolojë Rusinë akoma më shumë në aspektin diplomatik dhe financiar.
SHBA, BE dhe Kanada pranuan sot njëzëri për të përjashtuar bankat ruse nga sistemi ndërkombëtar financiar SWIFT. Gjithashtu, u vendos që të ngrijnë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi në ditët e ardhshme.
Një zyrtar i NATO-s bëri me dije se forcat ruse janë demoralizuar për shkak të rezistencës që po hasin nga forcat ukrainase. Sipas tij, ato po përparojnë me ngadalësi në territorin ukrainas me qëllim që të zhvillojnë negociata.
Kombet e Bashkuara raportuan se nëse konflikti në Ukrainë përshkallëzohet ka mundësi që 4 milionë ukrainas të largohen nga vendi. Deri tani konfirmohet se 116 mijë refugjatë ukrainas janë vendosur në Poloni, Hungari, Rumani, Moldavi dhe Sllovaki.
Rusia e konsideroi përjashtimin nga Këshilli i Europës si standart i dyfishtë dhe se tashmë pa të, KE humbet vlerat e identitetit të Pan-Europianizmit.
Në mbrëmje, alarmi për bombardime u aktivizua sërish në Kiev. Forcat ruse nisën bombardimet intensive.
Çfarë ka ndodhur? Ditën e djeshme, Ukraina raportoi se ka vrarë afro 800 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar 30 tanke, shtatë avionë dhe 6 helikopterë ushtarakë. Nga pala ukrainase u raportuan rreth 200 viktima dhe 316 të plagosur.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky shprehu pakënaqësi për përpjekjet e koalicionit perëndimor kundër Moskës. Në një fjalim, Zelensky tha se vendi i tij “mbeti i vetëm” për të luftuar Rusinë. Ai po ashtu deklaroi se objektivi kryesor i ushtrisë ruse është ai dhe familja e tij, deklaratë kjo e konfirmuar edhe nga DASH.
Pas bisedës telefonike që pati me liderin e Kinës, Xin Jinping, presidenti i Rusisë Vladimir Putin pranoi se ishte gatshëm për bisedime me homologun ukrainas Volodimir Zelenski.
BE vendosi të godasë “kokat” e Rusisë, Presidentin Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov, duke iu ngrirë asetet evropiane.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se katër banka të tjera, përfshirë dy më të mëdhatë, Sberbank dhe VTB, do të goditeshin me sanksione nga sanksionet perëndimore. Për më tepër, kontrollet e eksportit të vendosura në komponentë të ndjeshëm do të “presin më shumë se gjysmën e importeve të teknologjisë së lartë të Rusisë”.
Ministria e Mbrojtjes së Rusië u shpreh se operacioni për pushtimin e Ukrainës po shkonte sipas planit duke shkatërruar 83 objektiva ushtarakë ukrainas.
RUSI – Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kundërshton të ketë ushtarë të vrarë nga radhët e veta në Ukrainë. Në një raportim të fundit të këtij institucioni ...
UKRAINË – Më poshtë renditen ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme lidhur me luftën Ukrainë-Rusi:1) Trupat ruse po avancojnë drejt Kievit pas ...
BERLIN – Ambasadori i Ukrainës në Gjermani Andrij Milnik shprehu zhgënjim nga reagimi i shtetit gjerman ndaj thirrjes për ndihmë nga Kievi për të përballu...
MOSKË – Rusia reagoi pas vendimit të Këshillit të Europës për përjashtimin e saj pas nisjes së luftës në Ukrainë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ...
“Dje, në pritje të bisedimeve me lidershipin ukrainas, Komandanti i Përgjithshëm dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin urdhëroi ndërprerjen e avancimit t...
KABUL – Regjimi taleban në Afganistan kërkon nga Rusia dhe Ukraina që të përmbahen dhe të mos përshkallëzojnë luftën në nivele më katastrofale. Nëpërmjet ...
RUMANI – Vuajtjet e popullit ukrainas kanë bërë mbarë botën që të solidarizohen me ta. Mijëra qytetarë rumunë kanë dalë në pjesën kufitare me Ukrainën në ...
UKRAINË – SHBA së bashku me aleatët e saj Bashkimin Europian dhe Kanadanë vendosën sot që të përjashtojnë bankat ruse nga sistemi ndërkombëtar i tran...