LIVE UPDATES
Bota

Cop26/Publikohet draft-marrëveshja, SHBA dhe Kina gjejnë dakortësinë për klimën

10 Nëntor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Cop26/Publikohet draft-marrëveshja, SHBA dhe Kina gjejnë

GLASGOW – Sot është dita e dhjetë e konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow të Skocisë dhe fokusi i samitit është transporti. Gjithashtu është publikuar edhe një draft-marrëveshje përmbledhëse e Cop26 për të cilën vendet do diskutojnë dhe do bien dakord ose jo.

Si pjesë e Marrëveshjes së Parisit , vendet kanë rënë dakord të përpiqen të kufizojnë ngrohjen globale në 2 C, idealisht në 1.5 C, për të frenuar shkatërrimin e klimës dhe të paraqesin planet e tyre të veprimit se si do ta arrijë këtë secili.

Në ditën e saj të dhjetë agjencia e OKB-së për klimën ka publikuar një draft të parë të vendimit politik që vendet do të nxjerrin në fund të samitit COP26 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5C. Negociatorët nga afro 200 vende tani do të punojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare përpara se samiti të përfundojë të premten. Draft-marrëveshja prej shtatë faqesh, e publikuar gjashtë orë më vonë se sa pritej, fokusohet në përshtatjen e vendeve në zhvillim ndaj ndryshimeve klimatike dhe çështjet e diskutueshme të financimit pasi vendet më të varfra pretenduan se kombet më të pasura nuk po kontribuonin sa duhet.

Dokumenti thotë se përmbushja e qëllimit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 C, të cilin vendet u zotuan të përpiqen ta ndjekin sipas marrëveshjes së Parisit për klimën, ka nevojë për veprim kuptimplotë dhe efektiv në “këtë dekadë kritike” , por eko-aktivistët e kanë akuzuar tashmë marrëveshjen se po e shtyn problemin deri në vitin e ardhshëm. Dokumenti u bën thirrje vendeve që të përshpejtojnë fazën e largimit nga qymyri dhe subvencioneve për lëndët djegëse fosile, por nuk ka data apo objektiva të përcaktuara për këtë çështje.

Në ditën e transportit, protestuesit kanë kërkuar një transport publik më të mirë dhe me  një fokus më të madh në mënyrat e transportit të “qëndrueshëm”, pa dëmtuar ambjentin, si çiklizmi dhe ecja, të cilat janë anashkaluar kryesisht nga zyrtarët. Sindikatat hekurudhore të Mbretërisë së Bashkuar kanë bërë thirrje për një rritje masive të shpenzimeve për shërbimet dhe infrastrukturën hekurudhore, dhe shkurtime të thella të tarifave, në një përpjekje për të zhvendosur njerëzit nga makinat e tyre në trenat me zero karbon.

Boris Johnson mbajti një konferencë për shtyp nga samiti i ndryshimeve klimatike Cop26 në Glasgow këtë pasdite. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u kthye në Skoci me tren, pasi kritikua për fluturimin me avion në shtëpi nga samiti i klimës. Kryeministri mbërriti në Stacionin Qendror të Glasgow ndërsa u kthye në qytet për takime në mbledhjen globale për mjedisin. Johnson tha gjatë fjalimit të tij  se krerët e shteteve në Cop26 duhet të jenë më ambiciozë pasi liderëve botërorë u kishin mbetur vetëm 48 deri në 52 orë për të finalizuar një marrëveshje. Ai dha një ultimatum duke thënë se tashmë gjithkush duhet të bënte një zgjedhje. Shtetet ose do qëndrojnë në rrugën e arritjes së një marrëveshjeje për klimën ose do të bllokonin rrugën duke u bërë pengesë në këtë sfidë. Johnson tha se ky është një shqetësim më i madh se çdo vend i vetëm dhe është koha që kombet të lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohen për “planetin tonë” dhe “njerëzit tanë”.

“Ne duhet t’i tërheqim të gjitha pengesat nëse do të mbajmë 1.5 gradë Celsius në duart tona”, tha ai.

Më herët, ministra e parë e Skocisë Nicola Sturgeon tha se kryeministri duhet të qëndrojë në Glasgow deri në fund të samitit dhe t’u bëjë thirrje vendeve që nuk po bëjnë mjaftueshëm.

“Mos u ktheni në shtëpi pas disa orësh: qëndroni!”, tha ajo.

Një tjetër konferencë për shtyp u mbajt nga Xie Zhenhua, zëdhënësi i Kinës për klimën.  Kina dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan  një iniciativë të përbashkët për të ofruar veprime të zgjeruara klimatike sipas të dërguarit të Pekinit për klimën në samitin COP26. Xie tha se plani do të përfshinte plane konkrete për veprime të zgjeruara këtë dekadë dhe se si SHBA ashtu edhe Kina do të punonin në finalizimin e librit të rregullave të Marrëveshjes së Parisit në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow. Xie u tha gazetarëve se Kina do të forconte objektivat e saj për uljen e emetimeve dhe synonte të zhvillonte një plan kombëtar për metanin. Ai tha gjithashtu se të dy vendet donin të bënin më shumë për të ndaluar shpyllëzimin.

“Të dyja palët pranojnë se ka një hendek midis përpjekjeve aktuale dhe qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit, kështu që ne do të forcojmë së bashku veprimet klimatike,” u tha Xie Zhenhua gazetarëve në një njoftim të befasishëm.

Ai u pasua nga John Kerry, i dërguari i SHBA-së për klimën, i cili tha se SHBA dhe Kina kanë shumë dallime me njëra-tjetrën, por kur vjen puna tek klima, bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për ta kryer atë.

Kjo nuk është një gjë diskrete, sinqerisht, kjo është shkencë, është matematika dhe fizika që diktojnë rrugën ku duhet të udhëtojmë. Dhe ne nuk mund t’i arrijmë qëllimet tona nëse të gjithë ne nuk punojmë së bashku”, tha ai.

U ranë dakord për hapa të përbashkët për një sërë çështjesh, duke përfshirë emetimet e metanit, kalimin në energji të pastër dhe dekarbonizimin. Kina dhe SHBA janë dy emetuesit më të mëdhenj në botë dhe së bashku përbëjnë gati 40 për qind të të gjithë ndotjes së karbonit. Kombet do të krijojnë një grup pune për të rritur veprimet në vitet 2020, i cili do të takohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Shkencëtarët thonë se për të arritur objektivin 1.5C duhet që emetimet globale të reduktohen me 45 për qind deri në vitin 2030 dhe të shkojnë në zero deri në mesin e shekullit. Një rritje mesatare e temperaturës globale prej vetëm 2 gradë Celsius mund të nënkuptojë se një miliard njerëz do të preken nga nxehtësia dhe lagështia fatale. Ky parashikim vjen pasi analizat tregojnë se bota është në rrugën e duhur drejt ngrohjes 2.4 gradë Celsius bazuar në premtimet aktuale për veprim deri në vitin 2030.

Në ditën e djeshme, pra ditën e nëntë fokusi ishte gjinia, shkenca dhe inovacioni. Në fokus ka qënë edhe disa nga shembujt më të mirë të barazisë gjinore në veprimin klimatik. Sipas një deklarate të lëshuar nga organizatorët, samiti do të tregonte disa nga shembujt më të mirë dhe më të ndritshëm të barazisë gjinore në veprimin klimatik, duke dërguar një mesazh se koha për zbatimin e përgjegjshëm gjinor është tani.  Gjithashtu u shpallën nismat e reja të mbështetura nga koalicionet globale të kombeve, bizneseve dhe shkencëtarëve. Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, nënvizoi rolin kritik të shkencës dhe inovacionit për t’i mundësuar çdo vendi të aksesojë mjetet që i nevojiten për të reduktuar menjëherë emetimet në përputhje me objektivat e marrëveshjes së Parisit dhe për t’iu përshtatur efekteve të ndryshimeve klimatike që po shikojmë. Alok Sharma dhe Anne-Marie Trevelyan mbajtën veprimtarinë plenare të Ditës Gjinore të shoqëruar nga Little Amal, kukulla 3.5 metra që udhëtoi 8,000 km në mbështetje të refugjatëve. Nancy Pelosi, ishte në mesin e folësve të tjerë të profilit të lartë që foli në këtë ngjarje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

John Kerry në Cop26: Kemi rrugë të gjatë para, marrëveshja me Kinën e nevojshme

COP26/Kina dhe SHBA “gjejnë” gjuhën e përbashkët për ndryshimet klimatike

Ultimatumi i Johnson në Cop26: Do na ndihmoni me këtë gjë apo do na zini rrugën

Ministrja e Skocisë: Boris Johnson të qëndrojë deri sa të arrihet marrëveshja

(m.k/doja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kryesore cop26 cop26 ne glasgow dita e dhjete e cop26 dita e pestë e samitit cop26 samiti i cop26 samiti per klimen cop26 cop26 ne glasgow dita e dhjete e cop26 dita e pestë e samitit cop26 samiti i cop26 samiti per klimen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet