LIVE UPDATES
Insights

Disa nga pasaktësitë stilistikore të testit të gjuhë-letërsisë

13 Qershor 2020, 06:15 Nga DOSJA
Disa nga pasaktësitë stilistikore të testit të

Tiranë-  Fillova të lexoj testin e gjuhës shqipe. Dy faqet e para. Jo më shumë. Ndjesia ime e përgjithshme është që testi është hartuar nga dikush që ose e ka përkthyer tipologjinë dhe tekstin e pyetjes nga një gjuhë tjetër edhe e ka përshtatur trashë në shqip, ose testhartuesi është i formuar në shkolla të huaja dhe ka filluar punë prej pak kohësh në administratën shqiptare.

Vetëm dy pyetjet e para për të argumentuar pse testi nuk është shqip dhe të kuptojmë profilin e atij që e ka hartuar, sipas parimit që “Le style c’est l’homme” (Stili është njeriu, Buffon)

1. Pyetja e parë: “Cila nga alternativat e mëposhtme është një tezë e përshtatshme dhe efektive për një ese bindëse që lidhet me vullnetarizmin”?

Ne themi “temë” për një ese dhe jo “tezë”. Nëse në tekstet e shkollës së mesme përdorin këtë fjalë, po e përdorin jo në përputhje me Fjalorin e shqipes. Pastaj, si mund të thuash “tezë efektive”? Në shqip nuk do të shpreheshim kështu. Mund të thoshim “prodhimtare”, “e frytshme”, ose të jepnin një formulim tjetër. Mjafton të themi “e përshtatshme dhe e mirë”. Ose vetëm “e përshtatshme”. Pastaj ajo “që lidhet me” nuk ka vend aty: “një ese bindëse PËR vullnetarizmin” mjafton në shqip.

2. Pyetja e dytë: “Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?”

Koncepti i “aksionit” është një çudi, sepse ajo që po bëjnë personazhet nuk është një “aksion”. Habitesh si mund të quhet një “aksion” një aventurë në një barkë në lumë të rrëmbyer. Por ti ndriçohesh pak kur kupton se hartuesi i tezës mendon anglisht dhe shkruan shqip, dmth kemi një përkthim i “action” i anglishtes. Në shqip do të thoshim “veprim”.

Në fakt, kjo pyetje ka një problem logjik. Nëse flet për “stil”, pra për mjete gjuhësore, nuk do të flasësh për veprim/aksion pastaj. Kjo çorodit çdo shqiptar. Edhe mua kur e lexova në fillim. Pra, pyetja në shqip duhet të ishte: “cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil mënyrën e rrëfimit të aventurës së personazheve në paragrafin më sipër?”

Tani diçka për atë që e ka shkruar atë paragraf. Ai gëlon nga pasaktësi stilistikore. Është e qartë që është një improvizim i testhartuesit/ve. Në shqip nuk themi “bërtet”, por “klithnin nga euforia”. Nëse po përshkruan një ngjarje me emocione, nuk mund të përdoresh togje të stilit administrativ ose shkencor, të tipit “në lidhje me”. D.m.th. shqip në atë stil do të shkruhej “Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar për udhëtimin me barkë…” (edhe ajo “fillimisht” s’shkon këtu)

Pra, këto togje parazite për stilin letrar (“efektive”, “që lidhet me”, “në lidhje me”), por të natyrshme për stilin administrativ, më forcojnë pikëpamjen time se hartuesi i dy faqeve të para të këtij testi nuk ka studiuar për pragmatikë, stilistikë, leksikologji shqipe, por mund të ketë studiuar komunikim në një universitet të huaj, larg Shqipërisë, ose në një nga këta privatët tanë këtu, por në gjuhë të huaj.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog teuta toska teuta toska


Sondazh

Poll
Insights 10 Qershor 2020, 20:17

Shihemi te brryli!

TIRANË- “Po puna e komisarit ishte lojaaaa”-tha Ndrek Luca në rolin e kapterit kur gënjeu ushtarin besnik te idealit Skënderin.Mjafton të shohësh kulisat a...

Insights 7 Qershor 2020, 12:06

Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej max...

Insights 7 Qershor 2020, 10:58

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.-Po,për atë e kam fjalën.-Ta ndihmojmë?Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet