LIVE UPDATES
Insights

Koronavirusi në Shqipëri/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Rezultatet e ‘hapjes’ do të dukeshin në fillim të q

10 Qershor 2020, 10:17 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare:

Shqetësimi është shumë i drejtë, shumë i madh dhe shumë prezent. E kam thënë edhe më parë në media që rezultatet e lirimit të masave të 18 majit do të dukeshin në fund të tij deri në fillim qershori. Kam thënë që do të ketë një rritje të infeksionit dhe e konsideroj atë fiziologjik sepse e dimë që pjesa më e madhe e qytetarëve nuk do të respektonin rregullat dhe protokollet. E dija që edhe personeli mjekësor nuk do t’i zbatonte rregullat! E di që njerëzit më shumë janë të çorientuar nga ky fluks informacioni i gjithanshëm.

Shumë herë i dimë gjërat shumë mirë, e dimë çfarë do të ndodhë por jemi të pa fuqishëm ta bllokojmë atë sepse nuk varet vetëm nga ne. Ju flisni me mënyrën e jetesës dhe kulturës ku jetoni, ju mendoni që çdo shqiptar do t’i përshtatet asaj! Njeriu i përshtatet vendit dhe kulturës ku jeton siç keni bërë ju. Pra le të krijojmë një kulturë mjekësore shqiptare. Shumë herë gjendem vetëm në këtë realitet, i pa kuptuar qëllimisht, shumë herë pyes veten a mjafton kaq sa kam bërë, apo ti kthehem profesionit atje ku mësova dhe jetova 25 vjet? Pyetje që do ta marrin një përgjigje, normal të gjithë jemi qenie njerëzore. Po ju sjell një kronologji dhe një mendimin tim në lidhje me situatën në Shqipëri.

1- Duke qenë në brendësi të problemeve ju siguroj që nuk ka pasur dhe nuk ka mungesë të mjeteve personale mbrojtëse.

2- Ka protokolle të përdorimit të tyre, ju është dërguar nga ISHP të gjitha institucioneve shëndetësore dhe jo shëndetësore.

3- Gjej absurd që personeli mjekësor të pres një protokoll për përdorimin e mjeteve mbrojtëse kur e ka detyrim ligjor për të gjitha sëmundjet infektive që kur nis punën në një institucion shëndetësor.

4- Është e vërtetë që shumë prej protokollove janë përkthyer dhe përshtatur nga ato të OBSH për këtë sëmundje, por nuk gjej gjë të keqe në këtë mënyrë veprimi.

5- Është shumë shqetësues fakti që ndodh në QSUT, por ka infektime edhe në spitalet private!!

6- Italia mos të harrojmë pati 13.000 të infektuar vetëm personel mjekësor!!

7- Nga eksperienca ime gati 5 vjeçare në Shqipëri jam ndeshur me një pjesë të mire të politikës, shumë herë e kam menduar të kthehem nga kam ardhur, por më kanë mbajtur shumë arsye të tjera më të vlefshme se kundërshtimet, kërcënimet, ndërhyrjet e tjerë. Më keqardhje kam pasur dhe kam kur jam ndeshur me personel mjekësor të zhveshur nga etika, deontologjia dhe profesionalizmi! Në një moment të dytë do të shkruaj sesi një pjesë e kolegëve tanë veprojnë në mënyra të pa denja.

8- Një pjesë e kolegëve tanë mbrojtën dhe mbrojnë idenë e hapjes pa masa fare që të imunizohet tufa pa llogaritur pasojat! Normal që mendimi i specialistëve është i ndryshëm, por specialistët duhet të mbajnë parasysh burimet që kemi në dispozicion për të përballuar një situatë të tillë, prandaj vendimi merret nga qeveria. Shtete shumë të fuqishme treguan që shkuan në kolaps!

9- I jepet më shumë rëndësi faktit se kur ka kaluar virusi në Shqipëri sesa pasojave dhe rezultateve të deritanishme. A ka rëndësi kur ka kaluar virusi?

10- Masa më efikase është distancimi social, që u bë që në fillim dhe i vetmi që funksionoi dhe funksionon.

11- Kurba që presin njerëzit dhe pyetja që më drejtoi Dr. Taulanti se pse nuk po e gjejmë pikun e kurbës? Unë jam shprehur disa herë që është e sheshtë por e pa kuptueshme për disa, prandaj po e shpjegoj me pak fjalë dhe shumë thjesht. Nëse ju kujtohet në datën 11 mars u bë mbyllja e Tiranës dhe Durrësit, u drejtuan atë ë në jug, veri dhe lindje. Ju bë thirrje të riktheheshin në banesat e tyre brenda të hënës sw asaj dite. Në 16 mars u bë mbyllja totale e vendit. Ato pak infeksione që kishin hyre në Shqipëri po ndiqeshin nga epidemiologët dhe pati edhe disa vatra të tjera në fasoneri call center etj. Izolimi solli një mosinfektim të popullatës për të gjitha sëmundjet infektive përfshirë këtu edhe gripin. Numrat janë nga më të ultat në krahasim me vitet e kaluara. Prandaj nuk kish si të kishte pikë të kurbës kur nuk shpërndahej infeksioni. Ndofta tani do të shihni atë që pritej!!

12- Futja e e politikës në interpretimin e kësaj sëmundje, duke i veshur qëllime të ndryshme i ka çorientuar më shumë njerëzit dhe personelin mjekësor duke ulur tej mase vigjilencën dhe respektimin e masave mbrojtëse.

13- Në gjykimin tuajin jam dakort, ka shumë për të bërë, nuk është e thjeshtë të punosh në Shqipëri, por mbi të gjitha të drejtosh një institucion shëndetësor pasi ke punuar 22 vjet në Itali!!

14- Ndryshimi do të vinte prej nesh, prej një numri të madh, por jo vetëm duke këshilluar, jo vetëm duke gjykuar, jo vetëm duke interpretuar mjekësinë shqiptare nga larg, mos të ngelemi në momentin që ne jemi larguar nga Shqipëria! Më erdhi shumë keq në një takim që mora pjesë me mjekët e diasporës pjesë e së cilës jam vitin e kaluar. Kryesisht mjek të rinj që kanë ikur këto vite, aty dëgjova se si të vepronin mjekët e rinj shqiptar për tu larguar nga Shqipëria, ti drejtoheshin këtyre shoqatave që ti tregonin rrugën më të shkurtër. Aty dëgjova sa mirë ishin sistemuar dhe sa lart ishte mjekësia në vendet ku punonin dhe jetonin nëpër botë. Shumë mirë bëjnë që shohin profesionin ekonominë e tyre, por nuk e kuptova pse duhet të vinin në Shqipëri për ta bërë një gjë të tillë. Nuk dëgjova sa shqiptar kishin kuruar, sa shqiptar pa dokument kanë ndihmuar, sa e kanë ndihmuar mjekësinë shqiptare që kur kanë ikur e të tjera si këto. Gjë të cilën në Itali e kemi bërë për vite të tëra, besoj mund ta konfirmojnë kolegët e këtij grupi që jetojnë në Itali.

15- Pjesëmarrja e juaj aktive, fizike në Shqipëri, me kohë të plotë apo të pjesshme do të ishte çelësi i ndryshimit. Unë u ktheva që të bëj një gjë që di të bëjë “URGJENCËN”, këtu do të ngacmoj pak Dr. Taulantin por në kuptimin e mirë të fjalës, jo të kundërshtimit, jo polemikës pa rezultat. Nëse duhet C.V-ja ime po e publikoj pa problem, por po të kishe kërkuar pak më shumë ndofta e gjente atë. Roli i drejtuesit të QKUM-së më ka nxjerrë në hije karrierën time profesionale. Dikur po të shkruaje në Google emrin tim fillonte mjeku, sot dalin faqe të tëra me intervista dhe imazhe të mediave. Unë jam mjek urgjence dhe kam edhe dy diploma të tjera në karrierën time besoj si shumë prej jush! Unë nuk e di sa do të jem në krye të këtij institucioni, nuk e di sa kohë do të rri në Shqipëri, apo do të rri përgjithmonë. Di që u përpoqa dhe po përpiqem me të gjitha mundësitë që urgjenca të jetë ajo bashkëkohore, të shpëtoj jetë njerëzish dhe të uli në maksimum invaliditetin. Shpresoj shumë te mjekët dhe infermierët e këtij shërbimi. Shpresoj shumë te ju, se e di që brenda dëshirës, vullnetit, kritikës, është dëshira e madhe për të ndihmuar vendin tuaj. Besoj se sot më shumë se kurrë qëndron shprehja:

ÇFARË BËRA UNË PËR SHQIPËRINË, JO ÇFARË BËRI SHQIPËRIA PËR MUA!

16- Si mund të jemi pjesëmarrës? Ta krijojmë ne një rrugë, një urë bashkëpunimi me institucionet. Roli i mjekut është i domosdoshëm në një shoqëri, vet e kemi lënë veten të vendosin të tjerët, shumë herë njerëz që nuk e njohin fare mjekësinë. Nga kush presim? A mjafton vetëm liria e fjalës? A mjafton vetëm të shajmë mjekësinë dhe Shqipërinë?

17- Është e para herë që të gjithë shqiptarët, politikanë, biznesmen, qytetar të mesëm ose të varfër në këto tre muaj vizitohen, trajtohen, mjekohen dhe sqarohen vetëm nga mjek shqiptar, vetën në Shqipëri! A është momenti tʼi flasin mendjes të gjithë duke filluar nga politikanët sepse ata janë vendim marrës? A është momenti të veprojmë, apo vetëm të flasim?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit skender brataj koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit skender brataj

Sondazh

Poll
Insights 7 Qershor 2020, 12:06

Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej max...

Insights 7 Qershor 2020, 10:58

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.-Po,për atë e kam fjalën.-Ta ndihmojmë?Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet